Tronditëse, foshnjat e ISIS me granata dhe armë te koka

LeVoyageur

Once upon a time...
Në vendin tonë është e njohur shprehja "të lindësh me këmishë" dhe jo " të lindësh me armë te koka". Por, terroristët e ISIS këtë mesa e duket e kanë të zakonshme.

Një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një foshnje e porsalindur shfaqet duke fjetur pranë një granate, një pistolete dhe një certifikate që e identifikon foshnjën si anëtar të ISIS.

Imazhi i cili ende nuk është verifikuar u ripostua nga aktivistët anti-ISIS në Siri me paralajmërimin: “Ky fëmijë do të jetë nesër rrezik për ju, jo vetëm për ne”.

E postuar në twitter të dielën nga Abu Ward Al-Raqqaëi, grupi sqaron se fotoja ishte shkrepur nga organizata e terrorit për të radikalizuar gjeneratën e re të xhihadistëve.

Postimi sqaron se fëmija i lindur quhet “Jrah”, ndërsa emri i nënës së tij është “Om” dhe babai i tij quhet “Abu”. اertifikata që shfaqet pranë kokës së djalit, në të vërtetë është Karta Identifikuese e ISIS për fëmijët.
sot

168774.jpg
 
Back
Top