“Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

1459196377GettyImages-468802427.jpg

Një kompani gjermane e shërbimit hekurudhor do të nisë aplikimin e vagonëve vetëm për femrat, një lëvzije që ka shkaktuar kontradikta në vend.

Raportet e mediave gjermane sugjerojnë se, vagonët e rinj vetëm për femrat apo ato me fëmijë janë një përgjigje e detyruar ndaj sulmeve seksuale në Këln, natën e 31 dhjetorit, për të cilat u fajësuan emigrantët.

Kompania “Regiobahn” lajmëroi se, vagonët vetëm për femra do të jenë të disponueshëm për pasagjerët që udhëtojnë në linjën mes Leipzigut dhe Chemnitzit. Nuk dihet nëse kompania do ta zgjerojë këtë shërbim të ri edhe në linja të tjera, por kaq ka mjaftuar që të nisë debati i ashpër mbi arsyet që sollën këtë lëvizje.

Sipas kompanisë, vagoni vetëm për femra do të gjendet ngjitur me vagonin e përfaqësuesit të shërbimit për klientët, më thjesht kontrollori i trenit. Në komunikatën për shtyp, kompania “Regiobahn” tha se, pozicioni i vagonit vetëm për femra është zgjedhur qëllimisht, por pa dhënë shpjegime të tjera.

Lajmërimi i saj bëhet vetëm një ditë, pasi u akuzua personi i parë për sulme seksuale në lidhje me ngjarjet e Këlnit. Ndërsa shumica e njerëzv e shohin vendimin e kompanisë si një dorëzim, të tjerë thonë se ndarje të tilla do të zgjidhin mjaft probleme.

/ Top Channel
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

Eshte c'rregulluar manjetizmi i Tokes, eshte prish busulla fare, nuk merret vesh nga eshte veriu-jugu, lindje e perendim.
Thuhet nga kalendari Maya qe perjudha 2012 -2020 eshte "koha pa kohe", qe nuk i perket as fundit dhe as fillimit te eres se te kalokolimeve te Maya. Jemi ne mes te ndryshimit te ciklit te keti kalendari. booo.
 
ca tha, ca beri mo?????
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

si pyke shati je fut aty me ate postimin o Laur :p

c'lidhje ka Maya me trenin me vagona femrash
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

hahaha thashe qe asht prish bota, nuk merret vesh asgje. ligje islamo-arabe ne Gjermani lol
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

maya-ne e fut per garniture ...e kuptova :p
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

maya-ne e fut per garniture ...e kuptova :p

Po ata thonin qe kalendari yne do perfundoj ne 2012. dhe me pas do filloje nje cikel i ri. Tani aktualisht jemi ne fazen e ndryshimeve para se te filloje kalendari i ri. "Koha e jo kohes" perjudha e ndryshimeve mes dy cikleve ..:p
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

Po ata thonin qe kalendari yne do perfundoj ne 2012. dhe me pas do filloje nje cikel i ri. Tani aktualisht jemi ne fazen e ndryshimeve para se te filloje kalendari i ri. "Koha e jo kohes" perjudha e ndryshimeve mes dy cikleve ..:p

ik e lexoje prape se na patakse ...sill fakte ktu jo pallavra me hamendje
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

Mendoja se kete ide do ta sjellin..... Italia :p apo Arabia hahaha
 
Titulli: “Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

ik e lexoje prape se na patakse ...sill fakte ktu jo pallavra me hamendje

Shiko se nuk bera shaka, Nuk ka asnje dyshim qe jemi ne nje faze ndryshimesh. dhe nuk ka dyshim qe kalendaret maya kane nje perjudhe ndryshimi mes fundit dhe fillimit te ciklit te ri te kaloklimeve.

Nuk e mora vesh se cila te duket me absurde. nje tren ku ndahen burrat me femrat ne mes te gjermanise, apo perjudha boshe mes dy kalendareve Maya?.:)
 
Back
Top