Tregime për vlerën e pasurisë

"Nuk ka dobi nga pasuria, e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë". Një dietar i kohës së Abasitëve i njohur me emrin Ibn Semak, takoi Harun Er-reshidin i cili në ato momente ishte duke pirë një gotë ujë. Në këtë rast ibn Semak pyeti: “O udhëheqës i besimtarëve, nëse do të ishe i etur dhe nuk do të të lejohej për ta pirë këtë gotë ujë, sa do të kishe paguar për të?” Harun Er-rashidi i thotë: “Me tërë pasurinë time”. Ibn Semaki e pyet përsëri: “Po nëse uji do të ishte zënë në kanalin e urinës (dhe nuk do të dilte), sa do të kishe paguar për t’u liruar nga uji?" Harun Er-reshidi i përgjigjet: “Me tërë pasurinë time!”. Atëherë ibn Semak i tha:“O Emir i besimtarëve, nuk ka dobi nga pasuria e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë dhe lirimi prej tij”. Shëndeti është ndër dhuratat më të çmuara që Zoti, i dha njeriut. Atë duhet ta çmojmë dhe ruajmë. Ai na mësoi të ushqehemi me gjëra të pastërta, të mos e tepojmë kur konsumojmë ushqim, të ruajmë natyrën, të mos vrapojmë pas pasurisë duke prishur ekuilibrin e gjërave që Zoti i krijoi. Nuk do na vlej asgjë, nëse vimë në një pozitë kur jeta jonë të mvaret nga mungesa e një gote uji ose teprica e saj në stomakun tonë. Shpesh herë Zoti na kujton të mirat e Tij, në disa raste edhe na qorton për na rifreskuar kujtesën: "E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni" (Er-rahman) /i.a./
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top