Transferimet e lojtareve !!

Titulli: Transferimet e lojtareve !!

Fiorentina ka konfirmuar transferimin e Josip Ilicicit nga Palermo për një shumë që besohet të jetë nëntë milionë euro plus bonuset.
Rënia e Palermos në Serie B e ka detyruar që të shesë disa lojtarë, ndërsa mesfushori slloven bëhet njëri nga të larguarit.

Krahas 25-vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar Viola deri më tash ka siguruar shërbimet e Mario Gomez, Massimo Ambrosini, Marcos Alonso e Joaquin, ndërsa pronari i klubit, Andrea Della Valle, ka thënë se Fiorentina nuk do të ndalet këtu.

“Ilicic do të vijë dhe befasitë nuk kanë marrë fund akoma. Do ta përforcojmë mesfushën dhe do ta bëjmë këtë ekip edhe më të fortë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
 
Titulli: Transferimet e lojtareve !!

Njëri ndër yjet e futbollit kosovar, Mentor Mazrekaj, ka vazhduar sot kontratën me bardhekaltërit dhe menjëherë është huazuar te Partizani i Tiranës.
Edhe pse ka vazhduar bashkëpunimin me kampionin e Kosovës, Mazrekaj do ta vazhdoj karrierën në Shqipëri, respektivisht te skuadra e Partizanit ku do të huazohet për gjashtë muaj, njofton Express.

Mentor Mazrekaj synon që me paraqitjet te skuadra e Partizanit të siguroj një vend në Kombëtaren shqiptare. Përveç kësaj, ‘Mença’ synon dhe transferimin te ndonjë skuadër evropiane,

Mazrekaj do të jetë futbollisti i katërt i FC Prishtinës që do t’i bashkohet ekipit nga Tirana. Partizanit më herët i janë bashkuar edhe Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi dhe Behar Maliqi. /Telegrafi/
 
Titulli: Transferimet e lojtareve !!

Eto'o transferohet te Chelsea
Samuel Eto’o zyrtarizon transferimin te Chelsea. Ish bomber i Interit largohet përfundimisht nga Anzhi duke u bashkuar në Londër me një të njohur të vjetër, trajnerin Jose Mourinho, nën drejtimin e të cilit arriti kulmin e karrierës së tij si lojtar. Bomberi kamerunas largohet kështu pas dy sezopneve në Rusi ku karriera e tij filloi rënien graduale për shkak edhe të nivelit jo shumë të lartë të kampionatit rus.
15ph5wk.jpg
Sipas mediave angleze, sulmuesi afrikan do të përfitojë rreth 9 milionë Euro gjatë sezonit të ardhshëm, një shumë dukshëm më e vogël se ajo që Eto’o arkëtonte te skuadra nga Dagestani, plot 18 milionë Euro në sezon. Lajmin e zyrtarizimit të kontratës e bën me dije vetë klubi anglez në një komunikatë të publikuar në adresën zyrtare të rrjetit social Tëitter. Me afrimin e Eto’o i mbyllet dera përfundimisht mundësisë së blerjes së ثayne Rooney nga Manchester United edhe pse zërat për t’u veshur blu, ish sulmuesi i Everton i mohoi personalisht. 32-vjeçari Samuel Eto’o e nisi karrierën në vitin 1997 te Reali i Madridit por arriti të binte në sy si një sulmues me prespektivë në radhët e Mallorcas e cila e shiti në vitin 2004 te Barcelona. Në verën e vitit 2009, kamerunasi u bashkua me Interin e Jose Mourinhos ku fitoi edhe tripletën e famshme.
/S.Sport
 

Attachments

  • 15ph5wk.jpg
    15ph5wk.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Transferimet e lojtareve !!

E doja te Interi Tigrin Mourinjoo you are the bosss edhe me sunderlandin e fiton kampionatin
 
Titulli: Transferimet e lojtareve !!

Sneijder drejt Man. United
5/12/2013
Janari mund të jetë muaji i duhur. Zërat për një transferim të Wesley Sneijder te Manchester United, të cilat kanë filluar që kur holandezi luante te Interi janë shtuar më shumë për merkaton e dimrit. Kjo mund të jetë mundësia përfundimtare që 29-vjeçari të kaloi në Premier League. Fantazisti nuk është më i pashitshëm për Galatasaray dhe për këtë mund të futet në tratativën që ndoshta sjell në Turqi njërin mes Valencias ose Nanit.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top