Trahanaja, nje ushqim i persosur

Guest2

Antarë i Respektuar
Trahanaja eshte nje ushqim i lashte, i perftuar nga fermentimi i drithrave – kryesisht grurit, i cili e ben ate me te shijshem dhe rezistent ne kohe. Por fermentimi nuk perforcon vetem shijen dhe aromen e nje ushqimi, ai e ben ate vecanerisht ushqyes duke i ber lendet e tij ushqyese me te perthithshme.
Per te arritur fermentimin, nenat tona e kane ber trahanane me kos, i cili disponon bakteret e nevojshme per te perpunuar miellin e grurit. Ky proces kryeht nepermjet enzimave te caktuara te cilat shperbejne fitatet qe mbajne te bllokuara minerale te ndryshme dhe nuk i lene ato te kalojne muret e aparatit tretes. Per kete arsye, trahanaja eshte nje ushqim i pasur ne hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit te grurit aminoacidet qe atij i mungojne, duke krijuar nje protein te kompletuar. Per kete arsye, trahanaja eshte nje burim i pasur proteinash gjithashtu.

Trahanaja prej elbi – nje superushqim

Fermentimi i elbit prodhon disa subsatnca te quajtura beta-glukane, te cilat kane nje efekt te dobishem ne rregullimin e sheqerit ne gjak dhe ne uljen e kolesterolit. Madje se fundmi, keto molekula duket te kene efekt pozitiv edhe kunder kancerit. Si rrjedhoje, mund te provoni te shtoni miell elbi te mielli i grurit per te rritur vlerat ushqyese te trahanase. Perdorimi i miellit integral te grurit i rrit kenaqshem permbajtjen ne fibra dhe antioksidante.

Cila eshte trahanaja me e mire?

Trahanaja me e mire eshte ajo qe behet me miell gruri te perzier edhe me hime, dhe te zene me kos. Sa me i vogel raporti i grurit me kosin aq me ushqyeshme trahanaja. Nese i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese perforcohen mrekullisht.

Nje kupe trahana eshte mengjesi ideale per femijet e vegjel

E pasur ne minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja eshte zgjedhja ideale per mengjesin e femijeve. Ajo eshte superiore ndaj makaronave, orizit, e vecanerisht drithrave te mengjesit, pasi fermentimi i grurit e ben ate shume me te ushqyeshem dhe te lehte per aparatin e tyre tretes nderkohe qe u jep atyre lenden e pare per formimin e kockave, dhe imunitetin.
Blerina Bombaj
 
Ushqim tradicional i shijshem dhe karakteristik... kam marre ca me vete , do te mundohem qe ta gatuaj nje mengjes .
 
Yeap.. e vertet dhe une e perdor. Ma solli mami nga Shqipria ^-^
 
Me aq sa mbaj mend une..asnjehere skam ngrene trahana.

Vetem emri ka dicka te frikshme kur e thua.
 
Mami im e gatuante shume mire...me buke te thekur me gjalpe...sa here vjen...e vetmja gje qe i kerkoj eshte te me beje pak trahana....
 
Ushqim tradicional i shijshem dhe karakteristik... kam marre ca me vete , do te mundohem qe ta gatuaj nje mengjes .

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;GH-3-BEIldk]https://www.youtube.com/watch?v=GH-3-BEIldk[/video]
 
Shqip ose English ... ricky_ch . Nuk ke ? C'fare gjuhe eshte kjo mo ?
 
Shqip ose English ... ricky_ch . Nuk ke ? C'fare gjuhe eshte kjo mo ?

Haha, po ku dinë moj anglezët çka është tarhana (trahana)? ( kjo është në gjuhë turke, se ke dëgjuar kurr?)

Nejse, mund të kuptohet edhe pse s'kupton turqishtën.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;BSN-ZszocoQ]https://www.youtube.com/watch?v=BSN-ZszocoQ[/video]
 
Redaktimi i fundit:
Sic duket jam mesuar duke degjuar Turqishten k'tej, e cila tingellon ndryshe ... mua me ngjau si gjuhe sllave, diku andej ... loool
 
Nuk e ha trahanan,por eshte ushqim i lehte sidomos per ne mengjes.
 
Grihet nje kokerr qepe , pak salce dhe kaverdisen te dyja
Hidhet trahanaja dhe kaverdiset me keto te dyja , sa te skuqet cik nga salca
Hidhet uje dhe trazohet derisa te filloj te trashet.

Lihet ne zjarr edhe pak dhe ne tenxheren ku gatuhet hidhen copat e bukes qe i keni therrmuar.
Mund ti hidhni vaj ulliri , ose gjalp te shkrire sipas preferencave.....therrmoji djath siper dhe merrni i rrote prasi ne dore , e ju knoq :p

Dikur im ate e gatuante me cingaridhe , ueee ca shije i jepte
Pjesa e Gjirokastres, Permetit e gatuan te kuqe, pjesa tjeter te bardhe ....

Richy kjo e turqve eshte bicim corbe e jo trahana :p
 
superrr superr...une e adhuroj...super shije prz ne shqiptaret nuk kemi ndonje kuzhine te gjere...ama kemi disa gatime te shijshme...
 
Grihet nje kokerr qepe , pak salce dhe kaverdisen te dyja
Hidhet trahanaja dhe kaverdiset me keto te dyja , sa te skuqet cik nga salca
Hidhet uje dhe trazohet derisa te filloj te trashet.

Lihet ne zjarr edhe pak dhe ne tenxheren ku gatuhet hidhen copat e bukes qe i keni therrmuar.
Mund ti hidhni vaj ulliri , ose gjalp te shkrire sipas preferencave.....therrmoji djath siper dhe merrni i rrote prasi ne dore , e ju knoq :p

Dikur im ate e gatuante me cingaridhe , ueee ca shije i jepte
Pjesa e Gjirokastres, Permetit e gatuan te kuqe, pjesa tjeter te bardhe ....

Richy kjo e turqve eshte bicim corbe e jo trahana :p

اka thua moj? Dmth zbulim i shqipëtarëve? :)

Tarhana - Wikipedia
 
اka thua moj? Dmth zbulim i shqipëtarëve? :)

Tarhana - Wikipedia

Nuk thashe ate....

Trahanaja behet ndryshe , kurse ajo qe ke sjelle te video e pare eshte corbe turke e cila behet me thjerza

supe.jpg

Dhe ne pershtatjen qe i kemi bere e kemi bere me te mire sesa turqit....

KLB
 
Attachments

  • supe.jpg
    supe.jpg
    21 KB · Shikime: 0

Monique,

jemi duke folur për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme,
sidomos në Ballkan. Tani cila variant është me e mira
varet nga shija. Mirëpo kryesorja është se si tarhana apo trahana
flitet për të njëjtën gjellë. Tani kur thua çorbë, është njësoj të thuash
supë, emërtim turk per supë...

Google Ubersetzer

YouTube
 
Jo pra shoku ,...Trahanaja ne Shqiperi eshte komplet gje tjeter nga corba turke...

Emertimi eshte i njejte , jam dakort...por jo lloji.

Corba psh ne Shqiperi behet ndryshe nga ajo ne Turqi...thjesht jane pershtatur emertimet, por skane lidhje gjekundi.
 
Më duket ke mungesë informacioni Zonjë. Edhe emërtimi edhe gjella janë të njëjta. Tek ne i themi tërhanë.

Trahana - Wikipedia

Trahana - Kuzhina Shqiptare - Arti Gatimit

Tarhana - Wikipedia

Recete/Si te gatuajme trahana tradicionale turke? – Frekuenca.com

Recete origjinale per trahana: Kur te provoni kete corbe, nuk do te deshironi me asnje tjeter! - Telegrafi

Nje recete tjeter e trahanase, supa me e ngrohte e dimrit - Telegrafi

tarhana dhe trahana - Google Search

Kur t'i lexosh këto e kupton se është e njëjta gjellë. Supa e hollë, supa e trashë: por supa mbetet supë!
 
Nuk e di se kujt i thonki trahana ju, por une vetem k’te njoh. ( nuk ka asnje lloj perzierje , ne te )

A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
 
Attachments

  • A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    330.2 KB · Shikime: 0
  • A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    330.2 KB · Shikime: 0

Tani une them si behen e ku ndryshojne , ti merresh me gugullime....

Si te duash ti e leme
 
Nuk e di se kujt i thonki trahana ju, por une vetem k’te njoh. ( nuk ka asnje lloj perzierje , ne te )

A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg

Trahana eshte kjo , por eshte pa salce .

Gjirokastra, Permeti e bejne me salce sic e kam shpjeguar une dhe eshte shume e mire... :)
 
Attachments

  • A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    330.2 KB · Shikime: 0
  • A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    A7-FA3-B76-6-A1-C-40-EB-8-FE7-36-CE570-EAD71.jpg
    330.2 KB · Shikime: 0
Ok kjo qenka orgjinalja dmth ... se besoj qe ne kohen e trahanase , Nuk ka pasur salce?!
 
Ok kjo qenka orgjinalja dmth ... se besoj qe ne kohen e trahanase , Nuk ka pasur salce?!

Domate ka patur :)

Tani se kur u shpik trahanaja sja kemi idene, por une di qe ne kohe te hershme gatuhet ne menyra te ndryshme.
Eshte ceshtje krahinash ...
 
Germo nje here andej nga krahina e jote,germo .... se pastaj I bien trahana me domate te grira, e perfundojme tek corbat e ricky-it . : p
 
Tani une them si behen e ku ndryshojne , ti merresh me gugullime....

Si te duash ti e leme

Po ku ndryshojnë s'është me rëndësi, është me rëndësi
se flitet për të njëjtën gjë. Si bëjnë shqipetarët, si e bëjnë
grekët, si e bëjnë boshnjakët e turqit nuk është me rëndësi,
është me rëndësi se flitet për të njëjtën gjellë!
E ty të nëse të duket gugullimë është problem i yti.

Ndërsa ti këmbëgul se çfarë bëjnë shipëtarët është ndryshe nga.....,
ndërsa unë them se ka varianta të ndryshme, por në esencë është e njëjta gjellë!
Lexo pakëz, dhe të kthjellët truri!

ثshtë gjellë orientale...., shumë thjesht!
 
Redaktimi i fundit:
PO cte te them ty aman....

Mire qe sdi po ben edhe si eksperte

E dashur amsive , trahanaja qe ne berjen e saj (pregatitjen si zahare e dimri)

me poshte ke dy menyrat e pergatitjes

Trahana me kos

Për 1 kg miell përdoren dy gota kos dhe një lugë e gjysmë gjelle me kos.

Procesi i përgatitjes është i njëjtë si përgatitja e trahanasë me qumësht.

Trahana me Domate

Dy gota me lëng domatesh të shtrydhura, dy lugë gjelle gjalpë, një lugë e gjysmë gjelle kripë.

Edhe kjo recetë përgatitet si trahanja me qumësht, në këtë rast në vend të qumështit hidhet lëngu i domateve.

Cit - Trahanaja Me e Mire - Tre Receta Tradicionale Plot Shije dhe Vlera - AgroWeb

Ke edhe trahana si supe qe thote richi
 
Atehere paskemi versione Te ndryshme ... une vetem ate qe solla njoh . E ne kohen e trahanase qe perdorej ne dimer e per shkak te epidemise se varferise , harroji domatet e lengun e tyre. Por me kalimin e kohes sic duket , njerezit kane/paskan avancuar ne trahana lluksoze.

Por k’to me qepe te grira, djathe, domate etj etj .. paska qene ne rregull, ricky . Loool
 
Sa te rrosh,do mesosh..nuk e dija qe paska trahana me salce,apo domate..kam nje jete qe njoh vetem nje version te trahanas,ajo e bere me uje dhe buke te grire,dhe vaj ulliri.
 
Sa te rrosh,do mesosh..nuk e dija qe paska trahana me salce,apo domate..kam nje jete qe njoh vetem nje version te trahanas,ajo e bere me uje dhe buke te grire,dhe vaj ulliri.

:) ta thashe zona e Permetit dhe Gjirokastres e ben te kuqe.... Me salce dmth

Shqiperia e mesme e veriu e hane te bardhe , por e kuqe eshte me e mire me beso....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top