Tragjedia në det, policia arreston dy skafistët. OKB: Janë 800 të vdekur

“ثshtë ai”. 33-vjeçari nga Bangladeshi nuk ka pasur dyshime për të njohur foton e komandantit tunizian dhe të asistentit të tij sirian në bordin e anijes “Gregoretti”, e cila u fundos të dielën në brigjet e Kanalit të Sicilisë ku humbën jetën rreth 800 persona dhe mbijetuan vetëm 28 vetë.

Kështu pra, dy skafistët e varkës të nisur nga Libia që u mbyt ditën e diel, duke u marrë jetën qindra emigrantëve, janë arrestuar nga policia italiane.

Dy personat në fjalë, të arrestuar nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, janë mes atyre të mbijetuar që arritën brigjet e Sicilisë ditën e hënë.

Prokuroria i Katanias, Xhovani Salvi, ka shpjeguar që të dy janë njohur nga dëshmitarët që ishin në anije. Salvi ka shtuar se prokuroria po heton mbi hipotezën e një përplasjeje me anijen tjetër “King Jakob”, që afroi varkën. Një incident që mund të ketë ndodhur për një manovër të gabuar të skafistit, duke konsideruar që “King Jakob” u përkushtua me sukses për katër herë për operacionin e shpëtimit.

Arrestimet vijnë pasi BE njoftoi një paketë masash në përpjekje për lehtësimin e krizës që ka përfshirë Mesdheun. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, ndërsa do të ndërmerret një fushatë për shkatërrimin e varkave të trafikantëve.

Ndërkohë, pasi folën me të mbijetuarit, përfaqësues të agjencisë së OKB-së për refugjatët deklaruan se rreth 800 persona humbën jetën në tragjedinë e së dielës. Më herët bilanci ishte për 700 të vdekur.


(c) Gazeta Shqip
 
Titulli: Tragjedia në det, policia arreston dy skafistët. OKB: Janë 800 të vdekur

800 njerez wtf! :( :(
 
Back
Top