Tragjedia në Alpet franceze, mes viktimave edhe një shqiptar

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një ditë pas ngjarjes së rënë në Alpet franceze, ku humbën jetën 5 ushtarë, zbulohet se mes viktimave është edhe një i ri nga Shqipëria. Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme pohojnë se në ngjarjen e ndodhur më 18 janar ka humbur jetën 22 vjeçari denis Halili, me origjinë nga Dibra, raporton BW.

Mësohet se Halili shërbente si legjionar në ushtrinë franceze dhe jetonte prej vjetësh në Francë.

MPJ deklaron se pas identifikimi të të riut shqiptar ka nisur procedurat për kthimin e trupit në vendlindje.

Pesë ushtarë francezë janë vrarë dhe gjatë të tjerë janë plagosur pasi u zunë poshtë nga një ortek teksa ishin duke u stërvitur.

Ngjarja ka ndodhur në Valfrejus, afër kufirit me Italinë, ku rreth 50 ushtarë ishin duke u ushtruar.

Ushtria ka nisur kërkimet me qen dhe helikopterë për nxjerrjen e trupave nga dëbora.

Javën e kaluar po në Francë dy nxënës shkollë dhe një turist ukrainas u vranë nga një ortek në të njëjtën zonë.
19_01_2016_8529337_taghjaa.jpg
http://republika.info/
 
Back
Top