Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit .

1427197026avioni-boom.jpg


Të 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Airbusit A320 të rrëzuar në Alpet Franceze prezumohen të vdekur, e pohuar kjo nga vetë Presidenti Francois Hollande pas deklaratave të ngjashme nga zyrtarë të aviacionit francez dhe të policisë.


“Rrethanat e aksidentit, qe ende nuk jane sqaruar plotesisht, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone, ndersa qasja ne zonen e aksidentit eshte teper e veshtire”, tha Hollande.

Avioni i kompanisë gjermane Germanëings, e cila operon si kontaktuese e Lufthansa-s, udhëtonte nga Barcelona drejt Duesseldorf-it. Ne 10:47 me oren lokale ai ka leshuar nje thirrje per ndihme por ndonese e konfirmon kete lajm, Ministria e Brendeshme franceze nuk jep asnje detaj tjeter.

Raportet ne media nga ana tjeter lene te kuptohet se Airbusi po fluturonte shume ulet. Sipas 'Le Figaro', avioni ka rene brenda 9 minutash nga 11.500 ne 2.100 metra; piloti i ka kerkuar kontrolloreve te trafikut ajror ne Marseille qe te beje nje ulje emergjence, çka do te thote se e gjithe hapesira ajrore ne rrugen e tij duhej liruar.

'France Info' pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.

Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.

Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.

“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.

Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër. Historia e linjes ajrore se ciles i perkiste Airbusi nis ne 1997-ten, kur njihej si Euroëings.Pikat ku ajo operon me se shumti jane aeroporti Keln Bon, ai i Shtutgartit, i Hamburgut, Tegeli ne Berlin, Duseldorfi, aeroporti i Hanoverit e aeroporti i Dortmundit.

Kancelargja gjermane Angela Merkel u shpreh thellesisht e tronditur nga ngjarja. Ajo ka komunikuar ne telefon me shefin e Elizese, Hollande dhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoi, ndersa mesohet te kete anulluar te gjitha takimet qe kishte ne axhende per te ndjekur me vemendjen me te madhe zhvillimet nga Franca.
/ Top Channel
 
Titulli: Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

aaa sa keq.. te vdesin ne ate menyre
 
Titulli: Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

:( :( :( pse e lexova kete :(.. me shkon mendja tek motra
 
Titulli: Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

Teme per dislike ...
 
Back
Top