Trafiku i fëmijëve/ Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe

Malsi

Anëtar i Nderuar
Për vite me radhë Greqia ka qenë destinacioni kryesor i fëmijëve shqiptarë të trafikuar jashtë vendit. Grupet kriminale i shfrytëzonin për prostitucion, krime, për të kërkuar lëmoshë apo për punë të detyruar. Sot destinacioni i ri i të miturve shqiptarë është Britania e Madhe. Autoritetet japin alarmin se numri i fëmijëve shqiptarë të trafikuar në këtë vend është gjithnjë e në rritje dhe po kap shifra alarmante. Fëmijët shqiptarë të trafikuar janë të dytët në Britaninë e Madhe dhe po arrijnë numrin e fëmijëve vietnamezë. Të dhënat tregojnë së përpara se të mbërrinin në Britaninë e Madhe ata janë shfrytëzuar edhe në Shqipëri. Një sistem i ri është ngritur në Angli për t’u ardhur në ndihmë. Ai u ofron mbrojtje dhe asistencë ligjore fëmijëve për t’i shkëputur nga rrjeti i bandave të krimit të organizuar.

Një sistemi i ri për të mbrojtur fëmijët e trafikuar tregon se rritjen alarmante të numrit të fëmijëve shqiptarë që janë trafikuar në Britaninë e Madhe.

Nëse ky trend – i vënë në dukje në Ditën kundër Skllavërimit – do të vazhdojë, shqiptarët mund të kalojnë së shpejti numrin e vietnamezëve të trafikuar në Britani, të cilët përbëjnë grupin e të miturve më të shfrytëzuar në këtë vend.

“Të dhënat tregojnë se një numër në rritje i fëmijëve nga ish –vendi komunist po mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh në mënyrë vulletare, përfundojnë duke u shfrytëzuar”, shkruan gazeta The Guardian.

“Gjatë vitit të shkuar ka patur një rritje të numrit të fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria, të cilët ne i mbështesin me anë të shërbimit tonë”, thotë Javed Khan, shefi ekzekutiv i qendrës së bamirësisë Barnardo, që është pjesë e sistemit të ngritur nga autoritetet britanike për t’u ardhur në ndihmë të miturve të trafikuar.

Ai shprehet se disa nga këta fëmijë janë përdorur për punë të detyruar, shpesh në ndërtim, por shumica janë shfrytëzuar për aktivitete kriminale.

“Ne besojmë se ata janë shfrytëzuar më parë brenda vendit të tyre, përpara se të mbërrinin këtu. Ne e dimë që ata kanë përjetuar trauma”, thotë Khan.

Ministria e Brendshme vlerëosn se 13 000 persona janë viktima të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, numri i vërtetë i fëmijëve të shfrytëzuar ndoshta është dukshëm më i lartë. Javed Khan thotë se numri zyrtar i fëmijëve të trafikuar është vetëm maja e ajsbergut.

Qendra Barnardo u jep edhe ndihmë avokatore fëmijëve t trafikuar për t’i mbrojtur q ëtë bien sërish në duart e bandave të krimit të organizuar.

Shumica e fëmijëve të ndihmuar prej saj janë të moshave 15 dhe 17 vjeç. Ata kanë pranuar se janë kërcënuar në forma të ndryshme nga shfrytëzuesit. Kërcënimet kanë patur të bëjnë edhe me jetën e familjarëve.

Nga të dhënat paraprake të një projekti pilot që po zbatohet në 3 rajone të Britanisë së Madhe rezulton se fëmijët shqiptarë të trafikuar përbëjnë një të katërtën e të gjithë fëmijëve të ndihmuar nga shërbimi i ri që është ngritur për t’u ardhur atyre në ndihmë.

Shqiptarët janë të dytët në numër, pas vjetnamezëve – të detyruar të punojnë në plantacionet me kanabis – dhe përbëjnë 30 % të rasteve të identifikuara nga Barnardo.

5 vjet më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup në rrezik trafikimi në Britaninë e Madhe. Shumica e fëmijëve që detyrohen të punojnë si skllevër në Britaninë e Madhe vijnë nga Vjetnami, me 31 %, Rumania 16 %, Maroku 16 % dhe Nigeria 13 %.

Një e treta e fëmijëve të ndihmuar nga Barnardo kanë qenë pre e shfrytëzimit për qëllime seksuale, ndërsa dy e pesta e tyre kanë qenë subjekt i punës së detyruar. 1 në 10 fëmijë është përdorur si shërbyes shtëpiak, ndërsa 5 % kanë qenë të detyruar të lypin apo për të kryer krime të vogla.

Në dy vitet e fundit policia ka arrestuar një numër të madh shqiptarësh që vijnë në Britaninë e Madhe me kamionë.

Një raport i vitit 2010 tregon se “në vitin 2007 Greqia ka qenë destinacioni kryesor i fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria apo që kanë kaluar tranzit nga Shqipëria.”

Trafikantët përdorin kryesisht rrugët tokësore dhe dokumente të falsifikuara për të dërguar viktimat e tyre përtej kufijve. Rrëmbimi dhe mashtrim i grave dhe vajzave të reja për shfrytëzim prostitucioni mbetet metoda kryesore e “rekrutimit” që përdorin trafikantët.

Lapsi.al
 
Titulli: Trafiku i fëmijëve/ Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe

Gjynah per femijet te cilet trafikohen, te cilet skane me femijni, skan me mundesi te gezojne moshen, femije qe torturohen ne menyrat me barbare, femijet qe nuk njohin dashurine dhe familjen, femijet qe e nisin jeten ters....

Ligji duhet te behet i ashper kunder trafikanteve, si ne rast krime ose burg i perjetshem per njerez qe marin ne qaf krijesa pa mbrojtje....
 
Titulli: Trafiku i fëmijëve/ Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe

Greqia ate qef edhe ka, te bej trafikim femijet nga shqiperia ..Kur ta mendosh sa nena vuan ta ket nje femij e keta te shkret shiko ku perfundojn tmerr.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Trafiku i fëmijëve/ Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe

Ligji duhet te behet i ashper edhe me prinderit te cilet shpesh ata vete i shfrytezojne ose i shesin femijet neper trafikante. Fatkeqesisht ka raste te tilla plot! Ku jane gjithe ato organizata qe merren me femijet e braktisur,te dhunuar etj? Cfare bejne ata?Arfe mos ja ka qejfi Shqiperise thuaj qe jane te zhytur koke e kembe qe nga me i madhi deri tek me i vogli me pare te pista!
 
Titulli: Trafiku i fëmijëve/ Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe

Ligji duhet te behet i ashper edhe me prinderit te cilet shpesh ata vete i shfrytezojne ose i shesin femijet neper trafikante. Fatkeqesisht ka raste te tilla plot! Ku jane gjithe ato organizata qe merren me femijet e braktisur,te dhunuar etj? Cfare bejne ata?Arfe mos ja ka qejfi Shqiperise thuaj qe jane te zhytur koke e kembe qe nga me i madhi deri tek me i vogli me pare te pista!

Aa ligji nuk ka koh te merret me palen tjera se ka hallin qysh me rujt karrigen , dhe gjith punet i ka aty afer ....(edhe ketu till jan ) me dhimbsen femijet se jan te braktisur ,se ata se shiten nga prinderit e tyre, duhet vet ti lajmrojn ata prind dhe te kalben ne burgje ata masakarenje(, kuptohet nese kan moshe pak me te madhe sa ti kuptojn gjerat ) ama te mendosh se ben shqiptari nje trafikim me femiun e vete eshte e habitshme !se sikur te flitet per rom (egjiptas) ka rast edhe ketu tek ne .por shqiptari !?
 
Back
Top