Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

E tmerrshme por ska kush çte beje kunder psikopateve !
Nuk mund ti burgosim apo vrasim pa kryer aktin , keshtuqe duhet te jetojm me ta
dhe ti marrim me te mire me shpresen qe te mos kalojn ne akte te tilla .
Ngushellime dhe mbeshtetje familjeve te viktimave te pafajshme dhe uroj sherim per te plagosurit !
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Televizioni Itele raporton se një çift shqiptar i kishte dhënë armën vrasësit në Nicë të Francës.


Sipas të njëjtit televizion, policia franceze ka prangosur çiftin shqiptar në mëngjesin e ditës së sotme.

Vrasësi në Nice, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte hyrë në një turmë me njerëz derisa kishte shkrepur edhe me armë në drejtim të tyre duke lënë 84 persona të vrarë, shkruan Gazeta Express.

اifti shqiptar ende është i dyshuar se i kishte dhënë armën terroristit derisa hetimet tregojnë se ata nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në shitblerjen e armës.

Edhe “The Telegraph”, i cili i referohet rrjetit francez medial, BMF TV, shkruan se “një çift shqiptar, i dyshuar se i ka siguruar Bouhlelit një pistoletë automatike 7.65mm me të cilën ai shtiu në drejtim të policisë para se ata ta qëllonin për vdekje, janë në mesin e gjashtë personave që ende janë nën arrest”.

Ky televizion ka raportuar gjithashtu se gruaja e Bouhlelit, e cila gjithashtu u mor në pyetje, është liruar tashmë.
 
Back
Top