Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

1468536376franca.jpg

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 80 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Pikërisht mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

/ Top Channel

1468535421_CnWvBQ7WAAAv6c4.jpg

1468535445_CnWxoTEW8AATGO6.jpg

1468535458_CnWxE0RXEAAfO1E.jpg

1468535471_36493AB700000578-3691019-image-a-24_1468534433143.jpg

1468535484_36492ABD00000578-3691019-At_least_30_people_have_been_killed_during_a_horrific_Bastille_D-a-15_1468533391252.jpg

1468535532_CnW4KsOW8AEmmlo.jpg
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Dëshmia e shqiptares Liljana Berberi: Ju rrëfej tmerrin në Nice

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në zonën e Nicës në Francë jetojnë edhe shumë shqiptarë, po ka edhe nga ata që kanë shkuar për të kaluar pushimet. Liljana Berberi jeton prej 3 vitesh atje dhe në një lidhje telefonike për Top Channel, shumë pranë vendit të tmerrit, dëshmon për atë që pa dhe përjetoi bashkë me familjen e saj.

Liljana Berberi:
Situata në Nicë është shumë, shumë e keqe. Ishim bashkë me burrin tim dhe me miqtë tanë të dashur nga Strasburgu duke i parë fishekzjarrët. Po kalonim shumë, shumë bukur. Në momentin sa mbaruan fishekzjarrët, bëmë 50 metra duke dëgjuar muzikë e duke kërcyer të katërt dhe në atë moment burri im shikon një makinë policie edhe thotë ‘çfarë kanë këta policët që bëjnë kështu në mes të njerëzve me makinë?’ dhe në të njëjtën kohë i them që janë me antiplumb që po vrapojnë, diçka po ndodhë.

Liljana Berberi:
Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim, zbritëm poshtë te plazhi, njerëzit vraponin nga të gjitha anët, gra shtatzënë, fëmijë, trupa të prerë, zorrët jashtë. Kamioni ishte nga ata 18 tonësh dhe i mori të gjithë, të rinjtë me motor, skena lufte. Kisha mikeshën shtatzënë 5-muajshe dhe nuk dinim nga të shkonim.

Liljana Berberi: Në këto momente unë që ju flas juve kemi sapo kemi hyrë në shtëpi me burrin ndërsa goca 19-vjeçare është e bllokuar në Hotel “Plaza”, jo larg nga vendngjarja. Ishin duke pirë me shoqëri e vet një gotë dhe janë të bllokuar, nuk i lejojnë të dalin. Janë të mbushura hotelet dhe restorantet, nuk i lejnë të dalin. ثshtë gjendje paniku dhe ka ambulanca pafund.

/ Top Channel
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Sulmi në Francë, Trump: Kur do mësojmë nga kjo situatë?

1468541058trump.jpg

Përtej oqeanit erdhi reagimi i parë nga kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili në një status në “Twitter” shkroi se Franca goditet sërish, por askush nuk po mëson nga këto ngjarje.

“Një tjetër ngjarje horror në Francë, kur do mësojmë nga kjo situatë?”, shkroi ai.

Trump, i prekur nga kjo ngjarje, shtyu edhe konferencën për shtyp që do të mbante për të prezantuar kandidatin për zv.President.

/ Top Channel
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Te mallkuar. Ne ferr perfunfofshi me gjithe ate ideologji te djallit e librin e tij.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

FB_IMG_1468565137426.jpg

Kto sjan terrorist...
Jan monstra
Nese akoma mendoni se egziston ferri pas vdekjes e keni shum gabim...
Ky eshte ferri!
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Tmerr ......nuk di ne ka fjale tjeter per te pershkruar ate qe po ndodh....... :(
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Cjane keto akte te tmerrshme keshtu :( :(
 
Titulli: Keni dicka per t'i thene dikujt?

Qê nk.janê njerez normal por te semur e " jo besimtar " kjo po shihet ...

Nê çdo shoqeri ka njerez te semur e me besim fanatik e urrejtje kunder besimeve te tjr.

Po si çdo herê edhe këtê rradhê e trg. me vepra besimin e tyre e urrejtjen kunder nesh.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

flamuri-530x380_1468572329-6984537.jpg

Një nga viktimat e mbrëmjes së djeshme në Nice të Francës është mbuluar me flamur shqiptar.

Nuk dihet nëse viktima ka kombësi shqiptare apo ka qenë një shqiptar që në momentin e masakrës ka gjetur flamurin e tij kombëtar për të mbuluar trupin e pajetë, raporton Opinon.al, transmeton Gazeta Express.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Nga ministria e jashtme u dha njoftimi se nuk kish shqiptare nder viktima...hejjj zot...
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Sa lajm I keq,e lexova dy here,por qenka e vertet qe ka ndodh tani,mendova mos ishte lajm I kaluar....uroj te mos perseriten me keto ngjarje....:(
 
Titulli: Keni dicka per t'i thene dikujt?

Qê nk.janê njerez normal por te semur e " jo besimtar " kjo po shihet ...

Nê çdo shoqeri ka njerez te semur e me besim fanatik e urrejtje kunder besimeve te tjr.

Po si çdo herê edhe këtê rradhê e trg. me vepra besimin e tyre e urrejtjen kunder nesh.

pike se pari mos shkruaj me shkurtime se s'kuptojme cdo te thuash dhe se dyti po thua qe keta "besimtare" jane kundra nesh?
Une mendoj se keta jashteqitje e botes (sepse te tille jane per mua)nuk kane as fe , as shtet, as prejardhje, asgje prej gjeje.
Personalisht sdo i atriboja asnje cilesi pasi kshu i vesh me cilesi....e keta te tilla nuk kane!
Kshuqe minimalisht mos na propagandoni , jo feja e jo besimi....se ndryshe do ishim vra te gjithe,

Nejse gjithkush ka mendimin e tij....dikush i shef si besimtare, e dikush sic jane realisht.....njerez pa identitet, monstra!
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

E shokuar...jam prekur mbreme, si kam mbajt dot lotet kur shihja disa video (me mire mos ti kisha pare) :(
Sick bastards!!
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Te mallkuar. Ne ferr perfunfofshi me gjithe ate ideologji te djallit e librin e tij.

Laur besoj se edhe ti si une si beson kesaj fabule me baloza e katallane...sidomos kur je i kthjellet
Dhe per fakt te vogel Laur , sepse nese sdo ishe dhe do besoje 100% kete fryme qe po shperndahet ath i bie qe keta te ashtuquajtur "besimtar" po ia arrijne ne qellimin e tyre ...ate te urrejtjes dhe panikut kundrejt fese.
Ti besoj je i ndergjegjshem qe keta kamikazet nuk i kane certifikatat e atyre qe vrasin dhe nuk dine nese jane besimtare te devotshem apo te devijuar.....pra lufta e tyre edhe nese do i bazoheshim kuranit kur e citon ti ....qe vrisni ata qe devijojne (po e them kshu ne zhargon) , e dine ata kamikaze se ne tufa njerezish ka edhe besimtare te devotshem??? sigurisht qe nuk e dine ...pra teoria e zbatimit te kuranit si gje e keqe...bie!
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Zoti i meshirofte te gjithe viktimat, dhe paqshin durim familjaret e tyre !!! :( - Ta marrin denimin e merituar autoret dhe ideatoret e krimeve te tilla. Fatkeqesisht, dikush po e luan kete loje tash e ca vite, dhe viktime cdohere njerezit e pafajshem....
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Dy kilometrat e rrugëtimi horror të “kamionit të ferrit”

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve njoftojnë se sipas dëshmitarëve në vendngjarje, kamioni që aksidentoi për vdekje 80 persona, ka ecur me një shpejtësi të lartë mes për mes turmës. Rreth 80 km ka qenë shpejtësia e tij në momentin kur ka përplasur njerëzit e mbledhur në pedonale për të kremtuar Ditën Kombëtare të Francës. Kamioni ka ecur për rreth 2 km përmes turmës.

“I kam shpëtuar vdekjes. Kam parë njerëzit të copëtuar, të përgjakur nga koka dhe gjymtyrë të shkëputura”, tha një dëshmitar nga vendngjarja.

Një tjetër dëshmitar tha se shoferi i kamionit hapi edhe zjarr ndaj turmës. Zjarrit iu përgjigjën forcat e policisë, të cilët arritën të vrasin në vend autorin e tragjedisë. Mësohet se bashkëpunëtori i tij është ende në arrati.

Bëhet e ditur se në kamion u gjetën armë dhe municione luftarake.

Me sulmin e fundit arrin rreth 242 të vrarë bilanci i sulmeve të fundit terroriste në Francë e cila ka vuajtur si asnjë shtet tjetër i Europës. Franca ka një komunitet të madh mysliman që është më pak i integruar se në një numër vendesh të tjera perëndimore. Vendi ka gjithashtu një parti të fortë e në rritje skajit të djathtë, që mund të fuqizohet nga sulme të tilla.

Nuk janë bërë ende të ditura publikisht motivet e terroristit, por është zbuluar që ai ka qenë banor prej vitesh në Nisë, një 31-vjeçar i lindur në Tunizi por me nënshtetësi franceze.

Presidenti francez nuk la vend për dyshime kur tha se e gjithë Franca është e kërcënuar nga terrorizmi islamik. Mesazhe të forta solidariteti janë dërguar nga shumë vende të botës.

13709652_10209969408461350_139040551_o-697x1000.jpg
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Te mallkuar. Ne ferr perfunfofshi me gjithe ate ideologji te djallit e librin e tij.

Mos u nxito e ndiko.

E krijuan armikun e padukshem.
Mossad SRL i dijne,sikurse CIA etj.
Evropa do balldiset,tundet,se ashtu e do perandoria amerikane.
Lere librin e mallkimet.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Te keqiat me te medha jane bere dhe behen ne emer te se mires.

Ne kete aspekt ata qe ndermarrin nje objektiv te tille, besojne se po bejne mire, po bejne punet e Zotit dhe se do te shperblehen.
Pamundesia e njerezve normal per te besuar ne keto akte jo njerezore i shtyn ata ne hulumtime te thella dhe "intriga" e alibi te llogjikes se percipte.
Ne te vertete separatizmi racor e fisnor ka ekzistuar kurdohere, fizikisht dhe ideologjikisht, nuk ka nevoje te analizohet duke dekonspiruar realitetin. Eshte mire te flitet me fakte. Armiqte imagjinar dhe teorite konspirative ngritur per 1 apo disa faktore perendimor te cilet per hir te se vertetes ruajne ekuilibra ne planet ka patur dhe do te ket gjithmone.

Une personalisht besoj ne teorine ekonomike "Kerkese-Oferte", por nga ana tjeter kam pare, perjetuar, analizuar dhe studjuar ne praktike e ne terren ideologjine e mbrapsht qe ekziston dhe me te cilen jetohet jeta ne lindjen e mesme.

Dhe 1 gje e di me siguri, ne lufte nuk ka fitues !

Ngushellimet familjareve per te humburit.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Njeriu që mbolli vdekjen në Nice, një hajdut e grabitës

Njeriu që mbolli vdekjen në Nice të Francës nuk ishte krejtësisht i panjohur për autoritetet vendase të sigurisë.

Tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç dhe lindur në Susa të Tunizisë, banonte prej vitesh në qytetin ku kreu masakrën dhe zotëronte një pasaportë franceze.

Autoritetet thonë se në dosjen e tij ka disa ndalime dhe dënime për krime të rëndomta, vjedhje apo grabitje, krime këto që nuk futen në kategorinë e atyre që mund të tërheqin vëmendjen e shërbimeve të inteligjencës.

Autori është identifikuar falë gjetjes në kamionin e vdekjes të disa mjeteve identifikuese, përfshirë këtu një patentë, një kartë identiteti dhe një kartë bankare. Pas kësaj, hapi i parë i hetuesve francezë ka qenë banesa e 31-vjeçarit në përpjekje për të zbuluar nëse ai ka patur bashkëpunëtorë apo ka vepruar i vetëm në masakrën që u mori jetën 84 personave.

Ndërkohë, pas sulmeve është rritur gatishmëria e autoriteteve të sigurisë në pjesën më të madhe të vendeve të Europës.

/ Top Channel
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

364D107400000578-3691019-image-m-6_1468572408420.jpg

O Zot cfar fotoje :(((((((((((((

p.s Sdua te analizoj pasi keto ngjarje skane nevoje per analiza...Zoti i denofte fajtoret ata te cilet jane pergjegjesh dhe viktimat qofshin te xhenetit :(
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Si e beri?
Pse e beri?

Qenin kur e gjen rrugeve dhe e merr ne shtepi dhe e ushqen nuk te kafsho doren kur i jep buken
Njeriu po.
 
edhe gjarpri.....
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Edhe kafsha qe esht kafsh nuk vepron me njerezit keshtu,jo me njerezit :(
Sdi cte them,me gjynaf ska :(
Ce duam ferrin,jeta vet esht nje ferr :/
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Më vjen mirë që jeni aq të ndieshëm, por s'ikur të ishit
me të gjithë njësoj....

Laur, leri bullshitat e tua sa i përket librit të shenjtë.
Terrorizmi mbjell terrorizëm. Pikë.
Që të mos ndodhin më këso gjëra,
të gjithë, komplet të gjithë popujt t'i vënë në
pikëpyetje të madhe veprimtaritë
e qeverive të shteteve të tyre.
Kurr njëher nuk dëgjoj të ngriten e të protestojnë
si në Francë, si në Angli, Amerikë e në dreq të mallkuar
kur hudhin bomba e raketa , mbysin
fëmijë, gra e burra si dhe pleq të pafajshëm nëpër vende të huaja.
Ah, po bile atëhëre i përkrahin duke justifikuarë
luftën për drejtësi!
Kam thënë dhe po e them prap: lerëni njërëzit rehat
atje të jetëjnë si të duan dhe ktheni ushtritë e juaja
mbrapa dhe gjithëçka do të jetë në rregull.
 
Titulli: Tmerr dhe terror nأ« Francأ«. Kamioni hyri mes turmأ«s nأ« Nice, 80 tأ« vdekur

EXCLUSIVE - 'He drank alcohol, ate pork and took drugs. He was NOT a Muslim - he was a s***': Truck terrorist's cousin reveals he is an 'unlikely jihadist' who beat his wife and NEVER went to the mosque

‘He drank alcohol, ate pork… and took drugs. He was NOT a Muslim’: Truck terrorist Mohamed Lahouaiej Bouhlel’s cousin reveals he is an ‘unlikely jihadist’ who beat his wife and NEVER went to mosque | Daily Mail Online
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Pa dasht me ba demagogji majtas e djathtas,keni vu re dicka:kur nuk ishte e bashkuar politikisht €uropa nuk kishte krime me sfonde të tilla .
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Un nuk arri te besoj si mundet te mbyten nje numer aqe i madhe njerzesh e mos te mundet dikush te ndal ate manjak,nga gjith ajo turm njerzesh!

Ngushllime Familjarve... Allahu qoft me ta dhe ju a lehtesoft dhimbjen..
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Ne nje video qe po qarkullon ne rrjete, po vene ne dyshim autorin e terrorit ne Nice. Personi ne fjale Mohamed Lahouaiej Bouhel na qenka gjalle dhe thote qe dokumentet, si karten e identitetit dhe patenten, i ka humbur qe ne 2013.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

Laur ,vertet ke shpirt te keq . Aspak nuk je me i mire se krimineli ne Nice .
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top