Titulli: Turqi, Erdogan humb qetësinë, godet me grusht një protestues

Darius

DENY IGNORANCE
Turqi, Erdogan humb qetësinë, godet me grusht një protestues

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Turqi, Erdogan humb qetësinë, godet me grusht një protestues- VIDEOTURQI - Kryeministri Turk Recep Taip Erdogan humbi qetësinë teksa vizitonte qytetin e goditur nga tragjedia e minierës në Soma, duke goditur me grusht një banor që protestonte kundër vizitës se tij. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në video, Erdogan shfaqet duke hyrë në një supermarket të këtij qyteti për t’i shpëtuar ulërimave të shumta kundër tij, por pavarësisht numrit të lartë të rojeve të sigurisë, duket se është shumë e vështirë për kreun e ekzekutivit turk që të kalojë pa probleme. Ai u përball me thirrje për dorëheqjen e tij, thirrje që sipas gazetës turke Zaman, e gjetën Erdogan të papërgatitur.

Ndërkohë, sindikatat në Turqi kanë shpallur një grevë 24 orëshe, në shenjë proteste për katastrofën më të rëndë, që ka ndodhur ndonjëherë në minierat e Turqisë, nga e cila deri tani, rezultojnë 282 persona të vdekur. Përfaqësues të sindikatave u shprehën se privatizimet e fundit në sektorin e minierave i kanë bërë kushtet e punës edhe më të rrezikshme. Dje në disa qytete shpërthyen protesta kundër qeverisë së Erdogan.

Shkak për shembjen e minierës së qymyrgurit, ku ndodheshin mbi 700 minatorë, u bë një shpërthim, që ndodhi prej një defekti elektrik. Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se 363 minatorë janë shpëtuar disa orë pas shpërthimit, ndërsa 150 ët tjerë nuk janë gjetur ende. Turqia shpalli dje tre ditë zie për viktimat.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Titulli: Turqi, Erdogan humb qetësinë, godet me grusht një protestues

O vellacko qe te prisnim ne Tirane e nuk na erdhe. Grushtin di ta besh mire. Po te shkelmosh di?

Shiko mesoja edhe vellezerve te tu te vegjel ne Shqiperi e Kosove si ti grushtojne e shkelmojne protestuesit e tyre.

Se ne vellezerit e vegjel, nga vellai i madh mesojme.

hajduti
 
Titulli: Turqi, Erdogan humb qetësinë, godet me grusht një protestues

Problem shun serioz! Ai te pakten i ka ra ngrusht, ktu i shkelin me makina tu bo si sherifa e nuk thot njeri gjys llafje, Lol
 
Back
Top