Tirana, deputetët e PS-se brenda në KQZ, situata e tensionuar, pezullohet mbledhja

WxP

Staf në FV.AL
Një javë nga 8 maji, kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. KQZ mblidhet për të diskutuar e hedhur në votim një pr/ akt vendim i cili parashikon mënyrën si do veprohet për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Sipas këtij drafti, rezultati do të nxirret pasi të jenë marrë në shqyrtim nga KQZ edhe cështja e fletëve të cilat nga KZAZ janë nxjerrë si të kontestueshme. Sot paradite Gjoncaj i PS-se akuzoi kreun e KQZ-se Ristanin se po vonon qëllimisht shpalljen e rezultatit, dhe për këtë do mbajë përgjegjësi ligjore e penale.

BRACE: JEMI KثTU PثR Tث MBROJTUR VOTثN
Ora 16:10- Në një prononcim për News 24 deputeti i PS-së Erjon Brace u shpreh se qëndrimi i tyre në sallën ku zhvillohet mbledhja e KQZ-së do të vazhdojë për të mbrojtur votën e qytetarëve të Tiranës.
“Jemi këtu për të garantuar dhe për të mbrojtur votën e qytetarëve të Tiranës. Rezultati i Tiranës ka një rrezatim në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi këtu në mënyrë krejt paqësore. Zgjedhjet janë rrënuar, ky është akti final i këtij rrënimi. Mbasi nuk i lamë të na vidhnin votën kanë marrë këtu përsipër të na vjedhin rezultatin. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mblidhen këtu e të mos kenë frikë të ruajnë votën e tyre”, theksoi Brace.

RISTANI LARGOHET NGA KQZ, DEPUTETثT PS ENDE Nث SALLث
Ora 16:00- Kreu i KQZ-së Arben Ristani është larguar në këto momente nga ambjentet e KQZ-së. Edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së janë larguar, ndërkohë që deputetët socialistë vazhdojnë të qëndrojnë brenda ambjenteve të KQZ-së të vendosur për të qendruar aty derisa mbledhja e KQZ-së të fillojë.

HYSI: KQZ NثPثRMJET PROJEKTVENDIMIT PO TENTON Tث NDRYSHOJث Nث TAVOLINث REZULTATIN E TIRANثS
Ora 15:47 Deputetja e PS Vasilika Hysi e cila ndodhet në ambientet e sallës së mbledhjeve të KQZ ka deklaruar për NEWS24 se deklaratat e sekretarit të KQZ se deputetët socialist po bllokojnë punën dhe po ushtrojnë presion është e rreme.
“E dëgjova deklaratEn e sekretarit KQZ që është gënjeshtër. Ne jemi ligjvënës dhe mbledhjet e KQZ janë të hapura dhe asnjë nuk është i ndaluar të marrë pjesë. Nuk e di për kë është thënë se është ushtruar presion nuk e di se si një përfaqësues ligjior mund të ushtrojë presion. Nëse KQZ ndihet në presion nga një urdhër politik, atëherë është problemi i tij”,- u shpreh Hysi.

Ndërkohë deputetja socialiste ka konfirmuar se deputetët socialist nuk do largohen nga KQZ dhe do të ndjekin mbledhjen ndërkohë që ka deklaruar se KQZ po tenton nëpërmjet projektvendimiin të ndryshojë vendimin e Tiranës.
“Ne do rrrimë të ndjekim mbledhjen. Ne kemi ardhur për të ndjekur punimet jo për presion, vijmë për transperencën e zgjedhjeve po ne nuk mund të lejojmë që KQZ të përcaktojë rregulla të reja loje atëherë kur duhet të shpallë një fitimtar. Projektvendimi i propozuar bie ndesh me KQZ sepse nëpërmjet këtij priojektakti kërkohet të ndryshohet rezultati në tavolinë. KQZ nuk po përmbush vendimin e tij pasi kanë ardhur tabelat dhe nuk po i përmbush, KQZ nuk mund të përcaktojë në mes të lojës rregulla të reja pasi është Kodi Zgjedhor që përcakton nëse fletët janë të vlefshme apo jo”,- deklaroi Hysi.

SHALSI: KثRKOJMث VETثM ZBATIMIN E LIGJIT
Ora 15:40- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi deklaroi se vendi mund të hyjë drejt një rruge të rrezikshme nëse KQZ vendos të përfshijë në rezultatin për Tiranën fletët e kontestuara, nëpërmjet një akti normativ. Ky draft vendim sipas Shalsit është krejtësisht arbitrat dhe i paligjshëm.

“Ne jemi njohur me një draft vendim që KQZ pritet të marrë një vendim krejtësisht arbitrar dhe i pambështetur në ligj. Ajo që po presim ne të gjithë shqiptarët është që KQZ të certifikojë rezultatin e Tiranës i cili gjendet dhe është i firmosur në të gjitha procesverbalet. Kjo është një vendimmarje politike, Berisha po e fut vendin në një hulli të rrezikshme. Ne kemi të gjitha procesverbalet e firmosura nga të gjithë anëtarët e KZAZ-ve, kjo është një tentativë e Berishës për të marrë pushtetin. Ai po thotë se ligji jam unë. Vendi po hyn drejt një rruge të rrezikshme”, tha deputeti i PS.


LUSHI: SITUATA E TENSIONUAR, PRANDAJ U SHTY MBLEDHJA E KQZ-së
Ora 15:27- Zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi në një prononcim për mediat u shpreh se situata në KQZ është e tensionuar, nga reagimi i deputetëve socialistë brenda sallës ku do të mbahej mbledhja e KQZ-së. Kjo mbledhje sipas tij, nuk mund të mbahej në një situatë të tillë.

“KQZ filloi mbledhjen për të shqyrtuar të gjitha ankesat. Në lidhje me vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabura. Deputetët e PS filluan të drejtonin fjalë fyese ndaj KQZ. Bëhet fjalë për një situatë të nderë dhe e pajustifikueshme.
KQZ iu kërkon forcave garuese të veprojnë në përputhje me ligjin. Mbledhja do fillojë sapo situata të qetësohet”, theksoi Lushi.

Ndërkohë që jashtë ambjenteve të KQZ-së ka përqendrim të madh të forcave të policisë.

PRANI E MADHE E FORCAVE TE POLICISE PRANE KQZ- se
Ora 14.55 Në ambientet e Komisionit Qendror Zgjedhor vihet re një prani e madhe e uniformave blu, të cilat po tentojnë të normalizojnë situatën e tencionuar të krijuar në këtë institucion.

PS, FATMIR XHAFAJ: PR/AKTI KA QثLLIM DEFORMIM Tث REZULTATIT
Ora 14:30-Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi sot pasdite se prezenca e deputetëve të PS në KQZ ka një qëllim, të ruajë votën e qytetarit që po tentohet të deformohet nga instrumentat e Berishës, sic është dhe akti normatik për fletët e kontestuara. Xhafaj nuk kurseu akuza dhe për kreun e KQZ, Ristanin.
“Padyshim jemi këtu të ndjekim këtë mbledhje të KQZ në fakt që nuk është gjë tjetër vec një maskaradë politike dhe që po përdoret si një instrument politik i Berishës për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit. Jemi këtu që ti shkojmë deri në fund të vërtetës, të vërtetës që ndodhet në kutitë e votimit dhe që mbrohet me ligj.
Ai projektakt është shkruar shpejt, gabim dhe është i kundraligjshëm. Ky projekt ka një qëllim dhe vetëm një, të deformojë rezultatin e 8 Majit të kalojë të drejtën e votuesve në krah të Sali Berishës”.
“Ristani nuk është gjë tjetër vec një mashë e Berishës për të marrë atë që do”.

DEPUTETث Tث PS BLLOKOJNث KARRIGET Nث KQZ, RISTANI PEZULLON MBLEDHJEN
Ora 14:20-Mbledhja e parashikuar nga KQZ ku pritej të miratohej projektakti për fletët e kontestuara të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën është pezulluar për momentin.
Ndërprerja erdhi pasi një deputet socialist kishte bllokuar karrigen e anëtarit të djathtë të Njazi Kosovrastit dhe kreu i KQZ ka kërkuar menjëherë lirimin e vendit. Pasi ka hasur në kundërshtimin e deputetit socialist, Ristani ka vendosur të ndërpresë mbledhjen e KQZ pa njoftuar se kur do të rimblidhet sërish. Nderkohe ne ambientet e KQZ ndodhen deputetet socialiste, Tom Doshi, Pandeli Majko, Eglantina Gjermeni, Sajmir Tahiri, Namik Dokle etj.

DEPUTETET E PS PROTESTOJNE NE KQZ
ORA 14:00-NEWS24 raporton se në mbledhjen e grupit e është vendosur që të nisin protestat paqësore në KQZ. Do të jenë këta deputetë që do të kërkojnë nxjerrjen e rezultateve për Tiranën nëse nuk do ndodhë, atëherë protestave do i bashkohen dhe simpatizantët socialistë. Mbledhja e grupit PS u zhvillua në kohë, paralelisht me takimin e kreut PS me tre ambasadorët SHBA, BE, e OSBE.
Në orën 14. 11 minuta ndërsa KQZ priste të niste punën, disa deputetë socialistë kishin zënë vendet si vëzhgues për të mbikëqyrur zhvillimin e mbledhjes.

NEWS24 SIGURON PROJEKT AKTIN: FLETثT E KONTESTUARA, PJESث E REZULTATIT
Ora 13:00-
KQZ përgatit projekaktin që parashikon fatin e fletëve të kontestuara dhe të rezultatit përfundimtar për kryetarin e bashkisë së Tiranës. TVNews24 sigurin nje kopje te pr/aktit, draft qe parashikon që fletët e votimit për kryetar Bashkie të Tiranës që janë hedhur gabimisht në kutitë e votimit për kryetar njësie dhe ato për këshillat bashkiakë të merren si të vlefshme dhe të jenë pjesë e rezultatit të përgjithshëm për kreun e Bashkisë së Tiranës.
KQZ do të mblidhet sot në 13:30 minuta për të diskutuar mbi këtë draft të përgatitur nga administrata e KQZ, dhe për ta hedhur në votim.
Nënkryetarja e KQZ, Deshira Subashi, e zgjedhur nga PS ka kërkuan një orë kohë që të shqyrtojë aktin e hartuar nga administrata e KQZ e më pas do shpreh mendimin e saj ligjor së bashku me juristët socialistë në këtë institucion.

JA PR/AKTI NORMATIV

Projekt akti normativ saktëson se janë KZAZ me nr 46, 48, 49 51, 53, 54 e 55 të cilët kanë kërkuar nga KQZ të bëjnë një rishikim të tabelave e rezultateve. Kërkohet nga KQZ që këto vota të vlefshme të pasqyrohen në tabelën përmbledhëse të rezultateve për kandidatë e për këshillin e bashkisë Tiranë e cila hartohet nga KQZ. Aktualisht këto fletë votimi janë konsideruar si të kontestueshme nga këto komisione.
Në akt projekt është parashikuar dhe mënyra si do të veprojë KQZ në rast se do të miratojë këtë projekt:
KQZ duhet të vlerësojë këto fletë votimi e të vendosë se cilin prej kandidatëve apo subejktëvetë të bashkisë së Tiranës do të llogariten këto fletë votimi. Ky proces mund të bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave për njësitë bashkiake në mënyrë që të evidentohen të gjitha fletët e votimit të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar. E thënë ndryshe nëse KQZ do të miratojë në mbledhjen e orës 13. 30 minuta këtë akt projekt do të duhet të shtyhet sërish nxjerrja e rezultatit për Tiranën, kjo pasi duhet të përfundojë numërimi i votave për njësinë bashkiake 5 e cila ka nisur sot si dhe në njësinë bashkiake 9 e cila ende vijon. Pasi të ketë përfunduar numërimi në këto dy njësi bashkiake e të ketë dalë rezultati nga tabelat përmbyllëse e të jenë dërguar në KQZ, vetëm atëherë do të nisë KQZ numërimi i fletëve të konsideruara të kontestueshme, pra që janë hedhur në kutinë e gabuar. Vetëm pasi të ketë përfunduar ky numërim do i shtohen rezultatit këto fletë e do fillojë krahasimi i të dhënave dhe hartimi i tabelës përmbyllëse.

RISTANI KERKON DRAFT PER FLETET E KONTESTUARA PS LE MBLEDHJEN
Ora 10:55 -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas shumë debatesh ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesat ankimore të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor që drejtohen nga Partia Demokratike. Objekt i ankesës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë fletët e kontestuara ndaj sipas kreut të KQZ-së Arben Ristani del e nevojshme që në cilësinë e KZAZ-së për Tiranën, KQZ të bëjë shqyrtimin e kësaj çështjeje. Ristani kërkoi përgatitjen e draftit përkatës dhe futjen e tij për shqyrtim në mbledhje. Përfaqësuesit politik të Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja menjëherë pas këtij qëndrimi. Ristani vendosi te rimbledhe KQZ ne oren 12:00.

KOSOVRASTI: KETO DEKLARATA JANE PRESION PER KQZ
Ora 10:50 -
Anetari i djathte ne kQZ, Njazi Kosovrasti theksoi se KQZ ka per detyre te matrre nen shqyrtim cdo ankese te KZAZ drejtuar institucioneve dhe cdo veprim do te behet me rend dite. "Ka institucione ketu, jo bej me koken tende. Do vleresojme cdo behet me fletet qe jane gjetur ne kutite e gabuara te vendosim per to. Nuk shpallim rezultat kur nuemrimi ne Tirane vazhdon". Kosovrasti ii cilesoi deklaratat e përfaqësuesit të PS-së si politike dhe tërësisht të palejueshme.
“Këto janë deklarime politike, presioni dhe dhuna e ushtruar në këtë sallë është tërësisht e palejueshme. KQZ-ja do të vazhdojë brenda standarteve ligjore” theksoi Kosovrasti.

GJONCAJ: VONESA PER REZULTATIN KRIMINALE, DO JU RثNDOJث Nث NDثRGJEGJE
Ora 10:45 -
Menjëherë ka reaguar ashpër Gjoncaj që kërkoi nga KQZ të mos bëjë veprime antiligjore dhe kriminale.
“Ore ti po bën gabime, certifiko rezulatin e Tiranës. Cështja është e përfunduar,. Kosovrasti të ankohet në KQZ për këto,. ثshtë antiligjore dhe kriminale. Janë 485 grupe numërimi që kanë përfunduar numërimin. Pse se bën more zotëri para se të dilte kutia e fundit. Mos luaj me këtë gjë se është shumë e rrezikshme. Mos merrni përgjegjësi që do rëndojnë tepër mbi ndërgjegjen tuaj”.

RISTANI: Tث RISHIKOJMث ANKESAT E KZAZ
Ora 10:30 -
Kreu i KQZ, Ristani ka anashkaluar deklaratën e Gjoncajt duke kërkuar që të kalohet në rendine ditës, pikërisht shqyrtimin e ankesave të KZAZ-ve për fletët e pavlefshme.

KQZ, GJONCAJ: SHPALLNI TIRANثN, PO MBANI ANثN E HUMBثSIT
Ora 10:20 -
Mbledhja paradite e KQZ nisi me debate të ashpra sapo kryetari I KQZ, Arben Ristani kërkoi të shqyrtohen ankesat e disa KZAZ-ve për fletët e gjetura në kutitë e gabuara.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i përfaqësuesit juridik të PS në KQZ, Gjoncaj që kërkoi që sot të futet në rend dite rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën pasi kanë kaluar 10 ditë nga zgjedhjet dhe populli pret rezultatin. Gjoncaj theksoi se praktikën që po ndjek KQZ këto ditë bie ndesh me ligjin dhe se po luan me votat e popullit.
“Në Tiranë ka përfunduar procesi i numërimit. Certifikoni rezultatin për Tiranën. Në sytë e opinionit publik dhe cdo tentativë për ta vonuar tregon një pozicion të njëanshëm të KZAZ-të kanë përfunduar numërimin, ata kanë konstatuar problematikën nëpërmjet grupeve të nunmërimit, ata kanë firmosur procesverbalet e përbashkëta”.

Duke vonuar shpalljen e rezultatit, Gjoncaj deklaroi se KQZ po mban rolin e humbësit
"Jemi plot 10 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe nuk kemi asnjë rezulat ndërkohë ju merreni me problematika që janë të zgjidhura në vend të bëni aritmetikë dhe të shpallni zgjedhjet. Cdo devijim i kësaj praktike në këtë monment do ishte shumë i dëmshëm për procesin. Interesa e palëve humbëse është që të kthehet procesi, por procesi ka përfunduar ditën që u mbyll procesi i numërimit. Mos të trajtojmë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me rezultatin. Atë e ka zgjidhur ligji. Nuk mund të prishen dhe krijohen rregulla kur mbaron loja. Punë e madhe se u mërzit një kandiat që nuk fitoi, KQZ duhet të përmbushë cfarë parashikon ligji dhe jo se na u mërzit humbësi”.

NJثSIA NR 9, 25 KUTI NGA 41, KRYESON FORTUZI I PD
ORA 09:30 -
Nga njësia numër 9 vijnë rezultatet më të fundit ku mësohet se janë numëruar 25 kuti nga 41 kuti në total që I përkasin kryetarit për njësinë bashkiake.
Aktualisht deri tani Armond Halebi i PS ka 7 102 vota kurse Indrit Fortuzi 7 200 vota.
KQZ miratoi dje ne mbremje procedurat per tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.

NJESIA 7, KAPEN FLETE TE KONTESTUARA ISHIN PRO BASHES
Orra 07:00 -
Debati për fletët e hedhura gabimisht në kutitë e tjera ka përplasur anëtarët e njësisë bashkiake numër 7. Gjatë numërimit të votave për këshillin e minibashkisë janë gjetur fletë votimi pro kandidatit Basha. Kryetari i KZAZ-së, Ram Oruçi shprehet se janë gjetur 20 fletë votimi pro kandidatit Basha dhe se për këto fletë të kontestuara duhet të bëhet vlerësimi përkatës. Ndërkohë që për KZAZ-në numër 49 ende nuk ka nisur numërimi i votave për kandidatët e minibashkive. Me konsensus është vendosur që ky proces të realizohet ditën e sotme. Nga 11 njësi bashkiake, PD pretendon se ka fituar në 7 prej tyre. Ndërsa katër janë fituar prej koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, që udhëhiqet nga Partia Socialiste. Në minibashkinë numër 1 është rikonfirmuar Lindita Nikolla e PS-së, duke sfiduar kandidatin e djathtë, Agron Seseri. Njësia numër 2 është fituar nga koalicioni i djathtë, Elez Gjoza, kundër atij të koalicionit të majtë, Artemon Cukalla.
Në njësinë bashkiake numër 3, Ilir Kokona i “Aleancës për Qytetarin” është rizgjedhur nga qytetarët duke lënë mbas kundërshtarin e tij Enver Sulollari. Hysen Xhura është zgjedhur si drejtues për katër vitet e ardhshme nga banorët e njësisë numër 4, duke lënë prapa kandidatin socialist Vahit Kalaja.

(d.b/s.g /e.m/m.a/BalkanWeb)
spacer.gif
 

Attachments

  • 43198_2.jpg
    43198_2.jpg
    26.3 KB · Shikime: 39

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top