TI NUK BËHESH INTELEKTUAL

Nga Eni Naba Ziu
1594647450765.png
Gjendesha në zyrën e profesorit që kisha më së shumti për zemër. Më pyeti: "Çfarë ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?" "Unë dua të bëhem intelektual" iu përgjigja. "Prej teje nuk del intelektual" ma ktheu. Isha befasuar, pas pak me një ton zëri të mërzitur iu drejtova: "Megjithëse e kam marrë një herë lëndën tuaj, sërish vij e marr pjesë në mësim. Unë jam studenti që lexoj, hulumtoj dhe futem në diskutime më shumë nga të gjithë të tjerët në këtë fakultet..." "Prej teje nuk del intelektual..." Isha nervozuar shumë! "Edhe temat e punimeve të profesorëve, sërish unë ua sugjeroj." Profesori u mbështet pas kolltukut dhe duke buzëqeshur shtoi: "Prej teje del një studiues shumë i mirë, por jo një intelektual. Sa për arsyen, kur unë të thashë se: "Prej teje nuk del intelektual", në vend që të më pyesje se "Përse?", ti u nervozove dhe u pezmatove. Të shkruarit lidhet me dijen. Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes por, e të sjellurit. Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë. Hidhi sytë e shih pjesën e përparme të fakultetit. Është e mbushur me makinat e modeleve të fundit,. Të gjitha u përkasin profesorëve. Çdo vit ata ndërrojnë makinat duke marrë modelin më të ri në treg. Vallë, a kanë vërtetë nevojë për diçka të tillë? Përse ata bëjnë një jetë të tillë. Sepse sado të lartë qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal. Ata janë të detyruar të sillen në këtë mënyrë veç për t'iu imponuar të tjerëve titullin që mbartin. Një intelektual i vërtetë kurrë nuk mbart një mentalitet të tillë. Ndërsa fshatarëve feudalë që hiqen si intelektualë nuk u mjaftojnë as diplomat. Ashtu sikurse edhe paratë..."
 
Last edited by a moderator:
Citim; Të shkruarit lidhet me dijen. Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes por, e të sjellurit.
e paska pikasur kete.

dhe kjo shkon fiks klases intelektuale rrugacerore ne thelb.
citim;Sepse sado të lartë qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal
 
@Marla, jo me lufte klasash qysh ne mengjes! Enveriste... :p

Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë.

Sikur te kufizohemi te zanati apo aftesite e para-ardhesve, atehere i bje qe te gjithe duhet te jemi ende majmuna - sepse nga ata kemi evoluar - ne intelekt dhe ne sjellje...

Familja sigurisht qe ka ndikim ne formimin e femijes, por nuk eshte burimi i vetem ndikues. Jane poashtu librat, mesuesit, shoqeria, etj. Dhe pergjegjesia kryesore per zhvillim eshte e vet individit.

Ky profesori i fabules nuk eshte ASPAK mesues i mire. Komenti i tij ndaj nxenesit/nxeneses eshte jashtezakonisht dekurajues. Nese autorja e shkrimit (Eni Naba Ziu) do donte te kritikonte pseudo-intelektualet aktual, duhet te kishte nje qasje me te sakte. Sikur Eni te ishte nxenesja ime, do i'a kisha grisur shkrimin ne sy te gjithe klases.
 
mos harro forumin tlutem! Ketu u rritem u poqem dhe u dogjem :p
 
Qe te behesh intelektual duhet te jesh nje independent thinker dhe jo te jesh i lidhur/i kufizuar vetem tek bota studimore/academia. Dhe duhet te kesh nje kuriozitet te lindur jashte normales per boten, universin, natyren njerezore, etj etj.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top