ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Iraku, sulm autokolonës së Abu Bakr al-Baghdadit pranë kufirit me Sirinë

Misteri – Mbetet ende i panjohur fakti se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me këtë lider

Ushtria irakiane ka thënë se ka bombarduar vendin ku ishte planifikuar takimi i komandantëve të ISIS-it

lideri-i-IS_1-320x251.jpg


Forcat irakiane të sigurisë kanë thënë se kanë goditur autokolonën e liderit të militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, me një sulm ajror pranë kufirit me Sirinë.

Megjithatë, mbetet ende i panjohur fakti se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me këtë lider. Sulmi ka ndodhur në provincën Anbar, ndërsa lajmi është dhënë nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Ushtria irakiane ka thënë se ka bombarduar vendin ku ishte planifikuar takimi i komandantëve të ISIS-it.
“Forcat ajrore të Irakut kanë bombarduar konvojin e terroristit Abu Bakr al-Baghdadi, ndërkohë që ai ishte duke arritur në Karabla për t’u takuar me Daesh komandant”, thuhet në deklaratë. “Shumë elementë me rëndësi për ISIS-in janë vrarë dhe plagosur”, thuhet më tej në të.

Sipas “Reuters”, si pasojë e bombardimit shumë komandantë janë plagosur rëndë dhe vrarë, por që dyshohet se al-Baghdadi është larguar me një automjet dhe gjendja shëndetësore e tij nuk dihet.
Ndërsa gazeta “Al Hajat” ka thënë se Kryeministri i Irakut, Hajdar al Abad, ka raportuar për mediat se lideri i grupit terrorist “Shteti Islamik”, Abu Bakr al Bagdadi, është plagosur. Sipas tij, Bagdad, është plagosur gjatë sulmeve ajrore në qytetin Al Kaim, në kufirin midis Sirisë e Irakut. Ndërkohë, gazeta kurde, Rudaw News, raporton se Al Bagdadi është vrarë. Ka pasur edhe raporte të mëparshme se lideri i të ashtuquajturit Shtet Islamik është vrarë ose plagosur seriozisht në sulme, por asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar më pas. Në prill të këtij viti ishte raportuar se udhëheqësi i ISIS-it ishte lënduar si pasojë e një sulmi ajrore me ç’rast ishin ngritur spekulime se do të hiqte dorë.
g.shqip
 
Titulli: ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

Uroj t'jete e vertete
 
Titulli: ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

wallah si eshte praptu bota, njerezit po vriten me shum se shtazet...... e me tregoni se kush ska faj?
 
Titulli: ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

Ue qenka vrare Dick Cheney?!:stres:
 
Titulli: ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

Tani s'ka ku te vete qeni, e ka Allahu ne dore.
 
Titulli: ثshtë plagosur ose vrarë lideri i Shtetit Islamik

Ehh njerez te tille mbahen per aq sa lind nevoja, pastaj vriten, edhe nese se kan vra ate fund do kete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top