Thjeshtësi!?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ne te shumten e rasteve e quajne modesti por une e therras thjeshtesi. Kur e analizoj faktin se po te mos egzistone thjeshtesia nuk do behej fjale per madheshtine, ateher e kuptoj se sa i rendesishem eshte ky virtyt.
Nga te gjitha virtytet tjera ( te cilat i kemi me bollek si popull), mendoj se thjeshtesia na mungon. Ne jo rralle thjeshtesine e kuptojme edhe si dobesi. Cfare mendoni ju per thjeshtesine ? Si e kuptoni ju ate dhe si e rrezatoni ne ambientet ku jetoni? A eshte virtyt i cili i mungon popullit tone dhe cfare pasojash na ka sjelle ne kohe?
A duhet qe ne ti kthehemi thjeshtesise ( te jetojme me te )?

Diskutim sa me te thjeshte, ju lutem! :gjujpeshk:
 
Shumë e saktë kitrra...Thjeshtësia është një virtyt, është një vlerë, madje mendoj se është virtyti më i cmuar dhe më i mirë që mund të ketë një qënie njerëzore.

Në shoqërinë tonë ky virtyt nuk është shumë i përhapur ose është i fshehur, arsyet janë shume sipërfaësore, nje person i thjesht, që vlerëson gjërat e thjeshta, dhe që flet në mënyrë të thjeshtë pa një zhargon fjalësh të zgjedhura, shpesh herë cilësohet si një person pak inteligjent......Ose kur një njeri vlerëson ndjenjat e thjeshta, si psh, një dorë të shtrënguar, një buzëqeshje, një mëngjes me diell, një dashuri shoqërore...ky person merret si shumë fantazios ose sikur jeton në përralla...Por në fakt një person i tillë do të thotë se vlerëson në jetë edhe këto gjëra te thjeshta.

Unë mendoj se një njeri i thjeshtë është ai që jeton si i tillë dhe vepron si i tillë...Mendoj se një njeri i thjeshtë, bën një jetë më të lehtë dhe më të qetë sesa një njeri që jeton me komplekse..nga kjo e fundit kanë prejardhjen streset dhe ankthet etj.

Një njeri i thjeshtë është edhe shumë inteligjent, i zgjuar sepse e jeton jetën pa shumë komplikacione.


Si e rrezatoj unë thjeshtësinë ?! :D....Duke u munduar të jem e thjeshtë, duke qënë gjithmonë vetvetja, e duke mos rënë në grackën e elozheve.....Unë kënaqem me ato që kam, ambicjet e mia janë të shëndosha dhe nuk shkojnë përtej personit tjetër......Unë kënaqem me familjen time, shoqërinë time, me njerzit që më rrethojnë.

Duke vlerësuar se cilat janë gjërat e thjeshta...që për mua janë.... gjërat më të bukura..si një përkëdheljë, një përqafim, shikimet në sy që falin njëri-tjetrin....si një buzëqeshje që i dhurojmë dikujt që të qesh nuk di më, si psh, të dhurosh miqësinë dhe një shpatull mikut ose mikeshës tënde kur ka nevojë, që të dijë se ti je aty që i fal dashuri....e dëgjon dhe je me të, për një fjalë, për një këshillë pa gjykim.
 
Redaktimi i fundit:
Ne te shumten e rasteve e quajne modesti por une e therras thjeshtesi. Kur e analizoj faktin se po te mos egzistone thjeshtesia nuk do behej fjale per madheshtine, ateher e kuptoj se sa i rendesishem eshte ky virtyt.
Nga te gjitha virtytet tjera ( te cilat i kemi me bollek si popull), mendoj se thjeshtesia na mungon. Ne jo rralle thjeshtesine e kuptojme edhe si dobesi. Cfare mendoni ju per thjeshtesine ? Si e kuptoni ju ate dhe si e rrezatoni ne ambientet ku jetoni? A eshte virtyt i cili i mungon popullit tone dhe cfare pasojash na ka sjelle ne kohe?
A duhet qe ne ti kthehemi thjeshtesise ( te jetojme me te )?

Diskutim sa me te thjeshte, ju lutem! :gjujpeshk:
Per te shpjeguar thjeshtesine nuk eshte aq e thjeshte sa duket.

Zakonisht njerezit gjykojne thjeshtesine me ane te asaj qe shohin nga jashte, me ane te asaj qe bie ne sy.
Thjeshtesia nuk eshte te kesh nje pale perizoma ne vend te mbathjeve apo nje loft pa mure ne vend te nje kasolleje te vogel me gura, por eshte dicka me thelbesore, qe arrin te formohet ne momentin qe personi ka arritur te analizoje vetveten, te kuptoje cfare do nga jeta.

Epoka qe na eshte dhuruar per te jetuar, na ve perballe zgjedhjeve te shumta, dhe eshte e veshtire te mos grumbullosh lecka e lecka, mendime e mendime, njerez e njerez: pra mendoj se ne nje fare menyre jemi te detyruar te mos jetojme ne thjeshtesi dhe vetem nje mendje e shendoshe dhe sensibel arrin ne ditet e sotme te shkeputet njehere e pergjithmone nga gjithe ky "kallaballek".

Njerezit me te embel, me te dashur, me te ndjeshem jane te paret qe perceptojne veshtiresite e kesaj bote komplekse dhe shmangen menjehere nga kjo situate, duke krijuar nje horizont qe i perket atyre. Qe i lejon te ndahen nga "masa".

Eshte e thjeshte te tregosh qe vishesh me gjera minimale per te treguar qe nuk je tip "ne mode" ose ku di une, por vetem kur arrin ne mendje, shpirt dhe zemer, thjeshtesia merr nuansat e perfeksionit. Behet virtyt!

E pra, per te shpjeguar temen tende, duhet bejme nje ndarje midis thjeshtesise se "jashtme" nga ajo e "brendshmja".

Personalisht, mendoj se jam ne gjysem te rruges midis ketyre dy koncepteve.
Thjeshtesine e tregoj me ngjyrime te ndryshme ne situata te ndryshme. Mundohem sa me shume te kenaqem me ate qe me ofron "fati", "jeta", shoqeria, familja duke mos harruar qe duhet te emancipohem dalengadale.

I jap rendesi cfaredolloj gjeje qe meriton te kete rendesi dhe kete padyshim e kam trashegimi nga kultura shqiptare e prinderve te mi.
Sjellja e cilter, ndoshta pak primitive, shtrengimi i dores i plote, perqafimi me gjithe shpirt jane shenja fisnike thjeshtesie.

Persa i perket shqiptareve, mendoj se jane te ndare ne ekstreme pergjithesisht. Ose jane te vrare nga "opinioni" i tjetrit dhe te terhequr, ose te lire dhe pa komplekse, te dashur, te afrueshem e te muhabetshem.:)
 
per mendimin tim........thjeshtesia eshte,te njohesh veten mire.........zakonisht ata qe jane te pasur si nga ana materiale,nga ana morale,fizike dhe mendore.........jane me te thjeshte nga ata qe jane me te (varfer).........per arsyhen qe e njofin veten mire si jane dhe e dine qe edhe te tjeret e din si jane ata(te pasur)keshtu qe nuk kane shume aresye ta ekspozojne(behen detyrimisht me te thjeshte)...........pjesa tjeter e varfer,ben cmos te ekspozoje ate qe ka....qe te tregoje qe edhe ai dicka ka..........fshati qe duket nuk do kallauze...po shtoj edhe kete.......dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete
 
Redaktimi i fundit:
Me pelqen thjeshtesi,por jo shume e tepruar...duhet te kete gjithmone nje grimce jo natyrale ne gjithcka qe bejme,si veprojme,vishemi apo flasim...si e konceptoj thjeshtesine: te jesh vetvetja me teper se cduhet...pra te jesh shum,por shum modeste....dhe sjam shume dakort me kete!
 
Te jesh i thjeshte do te thote te mos jesh i nderlikuar, dhe te jesh i nderlikuar eshte e veshtire te shpjegohet perderisa te gjithe i shohim dhe i vleresojme gjerat duke u bazuar ne ate qe jemi ne, pra nga vetja.

Per mua thjeshtesia eshte dhe do ngelet virtyt i cili si shume virtyte te tjera sot po quhen ose te dale mode ose te prapambetur.

Personalisht mendoj qe jam e thjeshte..:)

Ne si popull kemi ane ne te cilat jemi te thjeshte dhe ane te tjera ne te cilet jemi te nderlikuar, kemi njerez te thjeshte e njerez shume te nderlikuar, per kete do thoja qe nuk jemi aspak popull i thjeshte.. gjths problemet qe kemi pasur ne kohe e kemi nuk mendoj qe jane rezultat i thjeshtesise, ka shume faktore qe kane ndikuar ne ate qe ne kemi qene e jemi si popull, vec jo thjeshtesia.

Thjeshtesia eshte pozitive per ty si person dhe per ata qe jane prane teje, prandaj ata qe nuk jane te thjeshte do ndiheshin me mire besoj sikur te beheshin te tille..

E gjitha kjo e thene ne pergjithesi, se po te ndalesh te perjashtimet duhet te shkruash shume gjate.

Me pelqen thjeshtesi,por jo shume e tepruar...duhet te kete gjithmone nje grimce jo natyrale ne gjithcka qe bejme,si veprojme,vishemi apo flasim...si e konceptoj thjeshtesine: te jesh vetvetja me teper se cduhet...pra te jesh shum,por shum modeste....dhe sjam shume dakort me kete!

Te jesh i thjeshte nuk ka te beje vetem me modestine, dhe te jesh vetja nuk do te thote gjithmone te jesh i thjeshte. :)
 
Last edited by a moderator:
Një person i thjeshtë është një person naiv, i pastër, plotësisht vetvetja në cdo rast, i dashur edhe i qartë kur duhet, miqësor dhe ka të gjitha cilësitë që duhet të ketë një person për të qënë i besueshëm. Ah unë e adhuroj thjeshtësinë, personat që kanë këto dhunti...që dinë të dëgjiojnë, dhe që nuk e kanë mendjen të mbarosh për të të folur me fjalët e tyre të mëdha dhe pakuptim., por që të këshillojnë me thjeshtësi dhe jo sa herë që të gjejnë rastin të vënë veten në plan të parë...besoj se nuk ka asgjë më të mirë sesa të jesh vetvetja në të mirë dhe në të keq, mirëpriten personat natyral, dhe është e kundërta për ata që kanë krijuar një personazh falls që nuk dinë të krijojnë një imazh të vetin dhe personalitet.
 
Thjeshtesia dhe zgjuarsia.Thjeshtesia dhe modestia.Thjeshtesia ne lidhje me mendjemadhesine.Thjeshtesia dhe nderlikimi.
Mendoj,si dhe ne temat e tjera qe temat ne kete forme jane shume te pergjithshme,pa sistem referimi.
Te flasesh ne pergjithesi pa sisteme referimi ndonjere eshre njesoj sikur te gjuash ne boshllek.
Mendoj qe "i thjesht" nuk ka lidhje me ate qe s'ka shume pretendime dhe kjo s'ka te beje me zgjuarsine.Mospatja e pretendimeve ka lidhje me zgjuarsine.Ajo ndonjehere te le ne stade te uleta te zhvillimt dhe te kerkeses ndaj vetes.
Thjeshtesia ne drejtim te modestise eshte gje tjeter.Kur ti ke bere nje dicka te degjuar por nuk pranon te mburrin,bile ka ca qe edhe ofendohen kur ju ndodh.Ketu mendoj qe duhet te ndalemi.
Kjo lloj thjeshtesie mendoj une se ka vlera.
Thjeshtesia ne lidhje me mendjemadhesine.Mendjemadh eshte ai qe eshe pse nuk ka ndonje vlere ose ka vlere kerkon te ta beje dukshem personin e tij te tjeret,si merite e tij personale e te tjera.
Ne rastin kur nuk ka ndonje vlere mendjemadhi eshte afer budallait.Ne rastin kur ka vlere eshte vetem nje mendjemadh.
Ndersa te "thjesht" jane ata persona qe edhe pse kane vlera jo vetem qe nuk duan mburrje nga te tjeret por nuk mburren as vete per meriten qe kane.
Thjeshtesia ne lidhje me nderlikimin.Kjo mendoj se nuk ka shume lidhje.Nderliki vjen si shumatoreve e njohjeve te me te thjeshtave.Nuk mund te jesh i nderlikuar pa qene i thjeshte ose kaluar fazat nje pas nje te qendrimeve te thjeshta.
 
Redaktimi i fundit:
Thjeshtësia është tregues i pjekurisë dhe vlerës të individit, kurse mbajtja më të madh, i papjekurisë dhe mangësisë së vlerave te individi. Njerëzit më të formuar janë ata që rrinë më shumë mes
njerëzve e bëhen gjithmonë me ta, kurse njerëzit më të mangët në vlera janë ca të pafat me nam të keq të cilët e kanë për turp të rrinë mes njerëzve e t'i ndajnë gëzimet e hidhërimet me ta!

Ata të cilëve s'u dihet vlera nga shoqëria mes të cilës jetojnë, herët a vonë, në saje të thjeshtësisë në karakter, lartësohen e arrijnë të fitojnë ndere të mëdha, kurse ata që vuajnë nga kompleksi
i të mbajturit më të madh, me kohë, duke u lënë mënjanë nga populli nga pak e përditë, kthehen në elementë të huaj në mjedisin ku jetojnë!

Lartësimi i një njeriu në vlerat njerëzore del në dukje me anë të thjeshtësisë tek ai; edhe thjeshtësia vetë del në dukje kur atë nuk munden ta ndryshojnë gjërat që shoqëria u jep vlerë, si posti,
detyra, pasuria dhe dituria. Për atë njeri te i cili njëri prej elementëve të sipërpërmendur arrin të shkaktojë ndryshim në mendime e sjellje, nuk mund të bëhet fjalë as për thjeshtësi, as për
lartësim në vlerat njerëzore!
 
Te jesh i thjeshte nuk ka te beje vetem me modestine, dhe te jesh vetja nuk do te thote gjithmone te jesh i thjeshte. :)

Une e kam lidhur me modestine per ta konkretizuar..pastaj po te jesh modeste te thuash:jo,moj se sjam veshur gje(kur je veshur bukur psh:D) tregon se je njeri i thjeshte,qe ste pelqen te te lavderojne,apo te biesh ne sy,pra tregohesh modeste....si me thene ndryshe...
ndersa ok,te jesh vetvetja sdo te thote se je gjithmone i thjeshte,por kur je vetvetja shpesh here tregohesh e thjeshte,se ne ato caste nuk ke mend per te rene ne sy per dicka,ose per dike...pra nuk nenkuptoj thjeshtesi ne veshje,por thjeshtesi per tu treguar e tille,qe kjo jam une!
 
nuk me pelqen thjeshtesia ne karakter ..me pelqen qe njerzit te jene komplekse ..plot gjalleri ne karakterin e tyre sido qe te jete vec jo te thjeshte ..ama vec ne karakter kurse ne veshje e ne menyren e paraqitjes thjeshtesia me pelqen
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Po për ju anëtarët e rinjë cfarë paraqet thjeshtësia dhe si e nënkuptoni atë?:gjujpeshk:
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

nje njeri i thjeshte,nuk thote asnjehere :jam i/e thjesht...jeta te ben te thjeshte.....

---------- Post added at 20:19 ---------- Previous post was at 20:07 ----------

nje njeri i thjeshte,eshte mik,shok i dashur,te gjendet perhere prane,te kupton ste tradheton,qan qesh me ty....nuk ndihesh ne faj as ne turp perpara tij........per mua permbledh shume gjera dhe mendoj se vetem nje njeri i perballur shume me jeten e ka kete cilesi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtesia eshte virtyti më me vlere qe mund te kete nje njeri ,dikush mund ta marr dhe si dobesi por thjeshtesia e ben njeriun njeri ....te tjerat sikur e tjetersojne njecik .
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtsin e vlersoj shum..Pasi dhe vet i till jam me pelqen thjeshtsia ..Gjeja e par qe vlersoj tek nje person esht thjeshtsia...
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Ehh Thjeshtesia shum pak vete e zotrojn ne ditet e sotme lum kush e zotron dhe di ta vlersoj ...gjeja e pare qe me bjen ne sy eshte thjeshtesia qe paraqt i person ne sjelljet e tij/saj..dhe i vlersoj shum!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtesia tregon pjekurine dhe vleren e individit, kurse e kunderta e thjeshtesise, tregon papjekurine dhe mangesine e vlerave te individit. Eshte thene:

"Njerëzit më të formuar janë ata që rrinë më shumë mes njerëzve e bëhen gjithmonë me ta, kurse njerëzit më të mangët në vlera janë ca të pafat me nam të keq të cilët e kanë për turp të rrinë mes njerëzve e t'i ndajnë gëzimet e hidhërimet me ta!"


Mendoj se thjeshtesia eshte ne nje fare menyre celesi i t'gjitha shprehive tjera te mira. Kush e ka kete shprehi, mund t'i fitoje edhe shume shprehi tjera te mira, e kush se ka, do mbetet gjithmone i manget.
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Per mua sic e kam then edhe me siper...Thjeshtesia eshte nje nga vlerat baze te njeriut. Kush eshte ne gjendje ta ruaj kete cilesi ne kohe e gjate gjithe jetes atehere mund te them me plot gojen se ky njeri ka ne ne xhep boten njerezore...............Por duhet te bejm kujdes, thjeshtesia nuk duhet te jete shkak per tu mburrur...ajo eshte nje vlere dhe jo vanitet.
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtësia me ne shqiptarët nuk ka asnjë lidhje pasi ne jemi ndërlikim total. Unë e shoh thjeshtësinë si një e mirë të cilën e kanë njerëzit që nuk mburen.Më thoni në keni parë ndonjë shqipo që nuk mburet?Besoj se do e vlerësoja shumë nëse do të gjeja një njeri të thjeshtë,ata lloj njerëzish që në mëngjes janë drejtorë institucionesh dhe mbasdite pinë kafen te lokali i lagjes me shokët edhe shoqet e fëmijërisë të cilët nuk janë të së njëjtës ''klasë'' Kam parë ndonjë njeri të thjeshtë në sjellje, veshje apo bashkëbisedim edhe pse do i kishte të gjitha mundësitë intelektuale edhe ekonomike për të mos qënë i thjeshtë,por këta njerëz janë të rrallë, shumë të rrallë.''Arritjet'' e bëjnë njeriun të humbasë nga thjeshtësia që mund të kish dikur,sa më të mëdha arritjet, aq më e vogël thjeshtësia.Më pas vjen edhe thjeshtësia për ato gjërat e përditshmërisë, edhe kjo përfundimisht e humbur .Njerëzit që bëjnë jetë të thjeshtë edhe gjejnë kënaqësi edhe nga gjërat e vogla padyshim janë edhe njerëzit më të lumtur. Nëse jam unë i thjeshtë ? Mbase mund ta quaj që jam ekstremisht i thjeshtë edhe për arsyen se nuk kam me se të mburem. Përgjithësisht jam tip që e kënaqin më shumë gjërat e vogla edhe i vej re shumë imtësitë prandaj edhe besoj se jam goxha i thjeshtë në kërkesat që kam ndaj te tjerëve, në lidhjet shoqërore, dashurore apo ç'do gjë tjetër.Nëse thjeshtësia do të ishte vetëm materjale atëherë nuk jam dakord të jesh i thjeshtë. Njeriu që ka mundësinë ekonomike të jetë i komplikuar nuk ka pse të mos jetë edhe të bëjë jetën ashtu si dëshiron por gjithmonë duke ruajtur atë vlerë që është thjeshtësia shpirtërore
 
Pe: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtesia eshte veti e njerezve pa komplekse...Si koncept thjeshtesia lidhet me idene e shikimit te gjerave ne menyren e tyre me spontane,duke i dhene nje gershetim pjekurie...Thjeshtesia eshte te dish vettite qe ke,te dish sa vlen dhe ta dish vetem ti ama,pa i shfaq ato veti ose pa i vene ti vete ne dukje ne menyre direkte...Njerez te tille ka pak,pasi edhe hipokrizia eshte bere me shume pjese e jetes...Nese mburrja eshte mbivleresimi i vetes,edhe mbi tejkalim i saj,thjeshtesia eshte virtyt i nje karakteri jo paragjykues,nje karakteri komunikues e mbi te gjitha eshte virtyt fisnik...A ka njerez te thjeshte??Ka si jo,por jane me pikatore...Nese do shtroja pyetjen nga vetja,do thoja qe me mendojne nje njeri me komplekse,me vjen mir,pasi thjeshtesine e kam vec per njerezit qe vleresoj:)
 
Pe: Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtesia tregon pjekurine dhe vleren e individit, kurse e kunderta e thjeshtesise, tregon papjekurine dhe mangesine e vlerave te individit. Eshte thene:

"Njerëzit më të formuar janë ata që rrinë më shumë mes njerëzve e bëhen gjithmonë me ta, kurse njerëzit më të mangët në vlera janë ca të pafat me nam të keq të cilët e kanë për turp të rrinë mes njerëzve e t'i ndajnë gëzimet e hidhërimet me ta!"


Mendoj se thjeshtesia eshte ne nje fare menyre celesi i t'gjitha shprehive tjera te mira. Kush e ka kete shprehi, mund t'i fitoje edhe shume shprehi tjera te mira, e kush se ka, do mbetet gjithmone i manget.

SHUME DAKORT!

Ndersa mua sa her bie fjala te thjeshtesia gjithmone me kujtohet ky verset:

Dhe mos ec mbi toke i krekosur, pasi ti as nuk mund ta cash malin dhe as qiellin se arrin dot!(me kuptim pasi se di fjale per fjale):)
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

Thjeshtesi = Fisnikeri
 
Titulli: Thjeshtësi!?!?

thejshtesia sot eshte ber me then vyrtyt i budallait..:p
jane ber te gjith mendjemedhenj e si bie ndermend njeriut qe duhet te uli koken se kur tja ulin te tjeret kam frike se do ju thyhet dhe qafa..:D
 
:) Thjeshtesia eshte veti e njerzve qe dijen, e kane si emrues dhe numerues ne jeten e tyre!
Sa me madhe shkalla e idiotesis dhe egoizmit aq me e madhe shkalla e mburravecjes mbi llumin dhe cerveshjen e karkterit.
Por ka dhe mostra qe vetkufizohen si te "ditur" majmun per mua ne kete rast,qe dijen e kane morfi arrogance dhe perbuzje apo nenvlersimi ndaj te tjerve.Kjo e fundit eshte neveritse!
Cdo thote thjeshtesi?
Te dish te jetosh ne paqe me veten dhe me te tjeret!
 
thjeshte-thjeshte!
e vertet ne na mungon si popull ... karakterizohemi per krenari te tepruar...por skemi edhe aq sh faj per kete cdo periudhe kohore ka qene sh e ashper per ne, me ne si popull dhe mbase per ti dhene vetes kurajo jemi mbajtur pas miteve, pas ngjarjeve historike qe na kane ber te ndihemi ne sense te ndryshme te lire.... jemi populli i vetem ne bote qe ninullat e femijeve i ka me trimeri burrash me urime te behet i afte e trim.... jemi te vaksinuar sapo nisim te flasim te nxjerrim ne pah me te miren, na mesojne ne tekste te mburremi, jemi nder te paktet qe jetojme me te shkuaren ... jemi nacionaliste dhe shume surreal ne vlersimin objektiv te asaj qe ne realitet jemi... eh skemi faj qe sjemi te thjeshte por te perber... te perbere nga asgjeja... e si ne sh periudha ne ulemi ne gjunje e serish ngrihemi e cdo ngritje e rrezatojme per komshiut per rreth per hir te zakoneve, te radikalizmit,te patriarkalizmit apo per kurajo ...
thjeshtesia eshte si pune e lirise.... nje ndjesi,vleresim, kufizim ne limite vetjake ne konceptim!
 
Redaktimi i fundit:
Sa mire llogjikoja! Rrofsh qe m'a kujtove KITRRA.

Per te shpjeguar thjeshtesine nuk eshte aq e thjeshte sa duket.

Zakonisht njerezit gjykojne thjeshtesine me ane te asaj qe shohin nga jashte, me ane te asaj qe bie ne sy.
Thjeshtesia nuk eshte te kesh nje pale perizoma ne vend te mbathjeve apo nje loft pa mure ne vend te nje kasolleje te vogel me gura, por eshte dicka me thelbesore, qe arrin te formohet ne momentin qe personi ka arritur te analizoje vetveten, te kuptoje cfare do nga jeta.

Epoka qe na eshte dhuruar per te jetuar, na ve perballe zgjedhjeve te shumta, dhe eshte e veshtire te mos grumbullosh lecka e lecka, mendime e mendime, njerez e njerez: pra mendoj se ne nje fare menyre jemi te detyruar te mos jetojme ne thjeshtesi dhe vetem nje mendje e shendoshe dhe sensibel arrin ne ditet e sotme te shkeputet njehere e pergjithmone nga gjithe ky "kallaballek".

Njerezit me te embel, me te dashur, me te ndjeshem jane te paret qe perceptojne veshtiresite e kesaj bote komplekse dhe shmangen menjehere nga kjo situate, duke krijuar nje horizont qe i perket atyre. Qe i lejon te ndahen nga "masa".

Eshte e thjeshte te tregosh qe vishesh me gjera minimale per te treguar qe nuk je tip "ne mode" ose ku di une, por vetem kur arrin ne mendje, shpirt dhe zemer, thjeshtesia merr nuansat e perfeksionit. Behet virtyt!

E pra, per te shpjeguar temen tende, duhet bejme nje ndarje midis thjeshtesise se "jashtme" nga ajo e "brendshmja".

Personalisht, mendoj se jam ne gjysem te rruges midis ketyre dy koncepteve.
Thjeshtesine e tregoj me ngjyrime te ndryshme ne situata te ndryshme. Mundohem sa me shume te kenaqem me ate qe me ofron "fati", "jeta", shoqeria, familja duke mos harruar qe duhet te emancipohem dalengadale.

I jap rendesi cfaredolloj gjeje qe meriton te kete rendesi dhe kete padyshim e kam trashegimi nga kultura shqiptare e prinderve te mi.
Sjellja e cilter, ndoshta pak primitive, shtrengimi i dores i plote, perqafimi me gjithe shpirt jane shenja fisnike thjeshtesie.

Persa i perket shqiptareve, mendoj se jane te ndare ne ekstreme pergjithesisht. Ose jane te vrare nga "opinioni" i tjetrit dhe te terhequr, ose te lire dhe pa komplekse, te dashur, te afrueshem e te muhabetshem.:)
 
اfarè kuptimi ka jeta po tè jemi tè thjeshtè ?

Mè mirè me keto komplekset jo per gja po u mesuam me to .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top