Thellohet kriza në Turqi

Lauri

Anunnak
Policia ka përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat plastikë për të shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, për shkak të skandalit me korrupsion.

Policia, po ashtu, ka shpërndarë protestues antiqeveritarë në Ankara.

Protestat kanë ndodhur pasi gjykata ka bllokuar zbatimin e një dekreti të ri qeveritar, i cili kërkon nga policia të informojë zyrtarët e saj të lartë në lidhje me hetimet.

Erdogani, megjithatë, ka mbetur sfidues, duke u thënë mbështetësve se protestat kundër tij janë rezultat i një konspiracioni të huaj, që synon të destabilizojë Turqinë.

“Gjyqësori do të paguajë për përpjekjet e tij për të marrë sovranitetin nga duart e popullit”, ka thënë Erdogan, duke folur para përkrahësve të tij në aeroportin e Stambollit, pas një udhëtimi në disa provinca.

Mediat turke thonë se skandali i korrupsionit përfshin transferime të paligjshme të parave në Iran dhe ryshfet për projektet e ndërtimit.

Kriza ka goditur ekonominë turke, me dobësimin e lirës të premten në një rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan dhe me rënien e aksioneve.

Polemikat kanë shpërthyer në mes të dhjetorit, kur bastisjet e policisë kanë çuar në arrestimin e 24 personave, përfshirë djemtë e tre ministrave.

Në përpjekje për të frenuar skandalin, Erdogan këtë javë ka riorganizuar kabinetin e tij, duke zëvendësuar dhjetë ministra.

Ministri i Ekonomisë, i Brendshëm dhe i Mjedisit, djemtë e të cilëve kanë qenë të përfshirë në skandal, kanë dhënë dorëheqje.

“Duam që Turqia të dalë nga ky kaos. Duam të drejtat tona, duam liri, duam demokraci”, ka thënë një protestues antiqeveritar me emrin Necati Feyzoglu.

Bashkimi Evropian, në të cilin Turqia kërkon anëtarësim, i ka bërë thirrje administratës së Erdoganit që të adresojë akuzat për korrupsion në “mënyrë transparente dhe të paanshme”.

Erdogan është në pushtet qe 11 vjet. Gjatë kësaj kohe, ai ka drejtuar vendin kah rritja ekonomike, por ai është përballur me kritika të vazhdueshme nga kundërshtarët, në lidhje me, siç thonë ata, sjelljen gjithnjë e më autoritare.
(v.tela)
 
Titulli: Thellohet kriza në Turqi

Ksaj i thone me i qa hallin tjerve,e per vedi asht me beth n'uj.
 
Titulli: Thellohet kriza në Turqi

Shenjat e para te gripit; Pranvera arabe me ndryshimin se Turqine e ka kapur dimrit
 
Titulli: Thellohet kriza në Turqi

Pas qafe e ka edhe Erdogan Kitrra. Elita Europiane hoqi qafe Berlusconin qe rradhitet me milioneret e paket ne Glob,dhe ne nje shtet si Italia, dhe motivet dihen mjaft mire pse..!
Erdogan quhet "askushi"..;)
 
Titulli: Thellohet kriza në Turqi

Po plasi ne Turqi , do qelbet i gjithe rajoni , me Kine , me Brazil , madje edhe na Australi .
 
Back
Top