Thaçit ia merr mendja që president bëhet në shkurt

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë në plotni marrëveshjen me anëtarin e koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në dy javët e para të muajt shkurt të vitit të ardhshëm do të hyjmë në procesin e zgjedhjes së presidentit, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në Radio Televizionin e Kosovës, duke treguar kështu tërthorazi se ai do të bëhet President i Kosovës, ashtu siç e parasheh marrëveshja me LDK-në.

“PDK do ta respektojë në plotni marrëveshjen e arritur me LDK-në dhe në këtë drejtim ne do të punojmë për hapat tonë të mëtutjeshëm, do të respektojmë periudhat kohore kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka vlerësuar se në dyjavëshin e parë të muajit shkurt do të hyjnë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. “Nuk ka asnjë arsye që të kemi ndryshime, jemi partnerë serioz dhe kemi besim reciprok”, tha Thaçi.
05_12_2015_3290788_hashim_thaci.jpg
 
Back
Top