Tetëvjeçarja vdes natën e parë të “martesës”

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0910091335804_m.jpg


Një vajzë tetëvjeçare ka vdekur në natën e saj të parë të ‘martesës’. Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Jemen, ndërsa tetëvjeçarja njihet me emrin Rawan.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, babai i saj mendohet ta ketë shitur tek një 40-vjeçar saudit, ndërsa mediat e huaja raportojnë se vajza ka vdekur nga plagët e brendshme.

Martesa ishte organizuar në një hotel në Hardh, Jemen, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje tjera.

Në Jemen, nuk është e pazakontë që vajzat e mitura të detyrohen të martohen. Aktivistët e të drejtave të njeriut kërkojnë një ligj që kërkon që mosha minimale për martesë të jetë 15 vjeçare. /Telegrafi/

Koment: Paramendoni nje vajze qe akoma i rrjedhin buzet qumesht, eshte e detyruar te martohet per nje 40 vjecar (32 vjet ose 4 here me i moshuar se ajo) dhe ja pasojat....tmerr!
 
E shitën për 2 mijë euro, 8-vjeçarja vdes pas martesës

Rastet e fëmijëve-nuse në Jemen vazhdojntë tmerrojnë organizatat për të drejtat e njeriut dhe UNICEF.

Viktimë e radhës ishte një 8-vjeçare nga provinca tribale e Hardhit. Lajmi është njoftuar fillimisht nga reporteri i pavarur vendas, Mohammed Radman e më pas është konfirmuar edhe nga Qendra Jemenase e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe UNICEF, ndërsa autoritetet lokale mohojnë.
2u9poj8.jpg
Sipas raportimit të Radman, 8-vjeçarja është shitur për 2 mijë euro nga njerku i saj, (i ati i kishte vdekur) tek një burrë saudit 40 vjeç. Pas natës së parë të martesës, ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e një hemoragjie të brendshme. Ajo që ka ngjallur zemëratë tek një pjesë e opinionit vendas dhe tek organizmat ndërkombëtarë të mbrojtjes së fëmijëve është fakti se autori është lënë i lirë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Fatin tragjik të 8-vjeçares e kanë patur edhe shumë minorene të tjera në Jemen, ndërsa pak muaj më parë ajo që denoncoi “traditën” dhe që solli në qendër të vëmendjes martesat e tilla ishte Nada al-Ahdal, 11-vjeçarja që u arratis nga shtëpia e saj për t’i shpëtuar martesës me një të moshuar.
[video=youtube;-J7_TKgw1To]http://www.youtube.com/watch?v=-J7_TKgw1To[/video]
“S’mund të jetoj më me ta. Dua të shkoj të jetoj me xhaxhain tim. Cfarë u bë me fëmijërinë? Ku kanë gabuar fëmijët? Pse duhet të martohen në të tillë mënyrë? Unë ia dola të zgjidh problemin tim, por shumë vajza të tjera s’mund t’i zgjidhin këto dhe ato rrezikojnë të vdesin, të kryejnë vetëvrasje. Ato janë thjesht fëmijë të pafajshëm që s’dinë asgjë. Nuk kanë kohë për të studiuar. Nuk është faji ynë dhe unë nuk jam rasti i vetëm. Kjo mund t’i ndodhë cdo vajze të vogël”, thotë ndër të tjera 11-vjeçarja në videon e postuar në Youtube që tashmë ka prekur miliona klikime.
/Tch
 

Attachments

  • 2u9poj8.jpg
    2u9poj8.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: E shitën për 2 mijë euro, 8-vjeçarja vdes pas martesës

ne video shkrun 11 ne tekst 8 ece merre vesh sido qe te jete plumbi kokes pak eshte per familjen e vajzes e per kete perversin masakrim me thik nuk hyn ne gjynah njeri.
 
Titulli: E shitën për 2 mijë euro, 8-vjeçarja vdes pas martesës

Dhashte Zoti te martohen si njerez andej, e jo tkete martesa te tilla !
 
Titulli: Tetëvjeçarja vdes natën e parë të “martesës”

Gjynah pse lozin me jeten e tyre
 
Titulli: Tetëvjeçarja vdes natën e parë të “martesës”

prindi duhet te gjykohet.
 
Titulli: Tetëvjeçarja vdes natën e parë të “martesës”

Ngushllime.
 
Titulli: Tetëvjeçarja vdes natën e parë të “martesës”

Kjo s'ka te beje me martesen :liber: Para se gjthash kjo ka te beje me nje pedofili te organizuar, te pranuar dhe lejuar nga ai rreth shoqeror, madje per cudi edhe nga vet shteti:jooo:jooo Thjeshte kafsheri :murit::murit:
 
Back
Top