Tetë pyetje të zakonshme për të cilat Kurani ka dhenë përgjigje

Kresha

A pretty face can never trick me
Screenshot_1.png

Pikëllimi me vete sjell një numër pyetjesh … pafund “pse?”

Këtu në disa pyetje janë dhënë përgjigje nga Kur’ani.

1. Ne gjithmonë pyesim: Pse po më ndodhin sprovat?

Kur’ani përgjigjet: Mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë? E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në sprovë, ata që kanë qenë para tyre, e Allahu do të tregojë për ata që thonë të vërtetën dhe për ata që gënjejnë. (el-Ankebut, 2-3)

2. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë kurrë nuk po arrij atë që dëshiroj?

Kur’ani përgjigjet: Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Allahu e di e ju nuk e dini. (el-Bekare, 216)

3. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë e kam gjithë këtë ngarkesë?

Kur’ani përgjigjet: Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon. (el-Bekare, 286) E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)! (el-Inshirah, 5-6)

4. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë po e humbi shpresën?

Kur’ani përgjigjet: Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë. (Alu Imran, 139)

5. Ne gjithmonë pyesim: Si mund të përballen me atë?

Kur’ani përgjigjet: O besimtarë! – bëhuni të durueshëm dhe të qëndrueshëm (në durim), bëhuni të vendosur (në kufi të armikut), dhe kini frikë Allahun, për ta arritur shpëtimin e dëshiruar. (Alu Imran, 200)
Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit. (el-Bekare, 45)


6. Ne gjithmonë pyesim: Çka fitoj unë nga kjo?

Kur’ani përgjigjet: Allahu, me të vërtetë, ka blerë nga besimtarët e vet trupin dhe pasurinë e tyre, për t’iu dhuruar xhennetin atyre. (et-Tevbe, 111)

7. Ne gjithmonë pyesim: Nga kush varem unë?

Kur’ani përgjigjet: Më mjafton mua Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zot i gjithësisë madhështore (Arshit të Madh)! (et-Tevbe, 129)

8. Ne gjithmonë pyesim: Unë më nuk mund të duroj!

Kur’ani përgjigjet: Dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humbin, përpos populli mohues. (Jusuf, 87)
Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.
(ez-Zumer, 53)

Miftar Ajdini
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top