Terror në Paris/ Një grua kamikaze hidhet në erë. Policia vret dy terroristë me snajp

Malsi

Anëtar i Nderuar
4812363_9_f15b_ill-4812363-51b7-455703_414af91728a90ee8da38d28743631a7d.jpg

Një grua e rrethuar në apartamentin e saj hodhi veten në erë duke aktivizuar rripin me eksploziv që mbante në brez, për të mos rënë në duart e policisë. Dy terroristë të tjerë u vranë me sjajper dhe 5 të dyshuar u arrestuan pas një shkëmbimi zjarri me forcat antiterror që nisi prej orës 4:30 të mëngjesit, në Saint-Denis, në veri të Parisit. Tre policë dhe një civil u plagosën. Abdelhamid Abaaoud, që mendohet të jetë organizatori i sulmeve të së premtes, dyshohet se strehohet në këtë zonë.

اfarë dihet deri tani

• 4:30: Në Saint-Denis dëgjohen të shtëna armësh dhe shpërthime. Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë rrethojnë zonën. Qarkullimi ndalohet dhe banorët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi.

• 8:08 Abdelhamid Abaaoud, i dyshuari si organizator i sulmeve të së martës së 13 nëntorit në Paris mësohet se është shenjestra e operacionit të antiterror. Në operacion marrin pjesë edhe zyrtarë të antiterrorit belg.

• 8:16 Tre terroristë vriten. Dy u qëlluan me snajper. Viktima e tretë ishte një grua që shpërthen rripin me eksploziv që mbante me vete. Disa të tjerë qëndrojnë ende në një banesë dhe vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr me policinë. Një banor dhe 3 policë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

• 8:30 Ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taubira deklaron se operacioni është drejt fundit.

• 8:47 Konfirmohet se dy terroristë u vranë gjatë sulmit.

• 9:07 Prokuroria e Parisit konfirmon arrestimin e 5 personave të dyshuar si terroristë. Mes tyre 3 personat që shkëmbyen zjarr me policinë, si dhe një burrë dhe një grua që u kapën pranë apartamentit ku gjendeshin tre të dyshuarit si terroristë që u përplasën me armë me policinë.

Operacioni antiterror po vijon. Banorët po mbahen larg perimetrit të sigurisë dhe po u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë.

Parisi në shenjestër

Operacioni konfirmon dyshimet e kryeministrit Manuel Valls se terroristët janë gati të ndërmarrin të tjerë sulme në Francë.

Mbi 120 mijë forca sigurie janë shpërndarë në mbarë Francën, pjesa më e madhe e tyre në Paris. Baza e celulës kryesore terroriste dyshohet të jetë Saint-Denis. Një tjetër vatër është në Belgjikë, në Molembeek.

Por Parisi mbetet shenjestra e terroristëve, që po veprojnë për llogari të ISIS, si shenjë hakmarrje ndaj bombardimeve që Franca po bën në territoret e pushtuara nga Shteti Islamik në Siri.

Lapsi.al
 
Titulli: Terror në Paris/ Një grua kamikaze hidhet në erë. Policia vret dy terroristë

Nje gje eshte e sigurte, terroristet ne Europe nuk do ta bejne gjumin aq rehat sa e kane bere deri ne diten e sulmeve ne France. Do te bejne gjume neper kanalizime, ose do te hidhen ne ere si kjo sot.
 
Titulli: Terror në Paris/ Një grua kamikaze hidhet në erë. Policia vret dy terroristë

Une them te ngrihen muret e larta dhe seicili ne shpi te vet. Jeni dakort :D?
 
Titulli: Terror në Paris/ Një grua kamikaze hidhet në erë. Policia vret dy terroristë

Mmm cdo kenaqen francoist me cike kukurec.
 
Titulli: Terror në Paris/ Një grua kamikaze hidhet në erë. Policia vret dy terroristë

Eshte problem shume, keto llojet e rekrutimeve me vetekzekutim fizik .
Uroj te rriten kontrollet,dhe njerzit te jene te qete ,dhe te ndihen te sigurte,neper shtepit dhe rutinen e punve te perditshmeris se tyre.
Parisi eshte vertet ne nje gjendje depresive sociale,dhe ka cdo te drejte te mos ndjeje siguri individi,pas ngjarjeve qe kane goditur kete vend.
 
Back
Top