Tërhiqet Greqia/ Shtyn me dy javë hapjen e pikave kufitare me Shqipërinë, shkak Covid 19

Tërhiqet Greqia/ Shtyn me dy javë hapjen e pikave kufitare me Shqipërinë, shkak Covid 19
1591974163509.png


Shqipëria dhe Greqia ranë dakord dy ditë më parë për hapjen e kufijve ajrore dhe nisjen e fluturimeve mes Athinës dhe Tiranës në 15 qershor. Dhe pikërisht atëherë kur shumë ndoshta ka nisur planet e lëvizjes, ministri grek i Turizmit ka dhënë një tjetër lajm. Sipas tij, fluturimet ajrore do të jenë vetëm për ata që kanë leje qëndrimi dhe çështje pune, por jo për turistë.


E njëjta gjë është vendosur edhe për pikat tokësore dhe detare. Nuk do të lejohen kalimet e mjeteve për qëllime turistike, por vetëm ato me autorizim të posaçëm, ose për çështje pune.


E vetmja klauzolë, që e bën deri diku të pranueshëm këtë vendim është leja për të kaluar në tokën greke shqiptarët që kanë dokumente të përhershme në shtetin grek.
Ndërkohë, autoritetet doganore e kanë marrë tashmë vendimin e ministrisë dhe janë njoftuar përmes rrugëve zyrtare të gjitha pikat e ndërlidhjes.
I njëjti vendim është marrë edhe për Maqedoninë Veriore, me të cilën do të ketë vetëm fluturime për çështje pune, por jo turizmi.
©Copyright Gazeta SHQIP

https://www.gazeta-shqip.com/2020/0...ikave-kufitare-me-shqiperine-shkak-covid-19/#
 
Na plasi Genci
 
Po skan Faj se deshen Demostrata tani sikur po shtohen nrm me Covid19 mesa kam marr vesh mbase nje tjeter lockdown andej
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top