Tensione diplomatike - Gjermania sfidon Turqinë

Lauri

Anunnak
Tensione diplomatike - Gjermania sfidon Turqinë, njeh genocidin armen. Erdogan tërheq Ambasadorin


Parlamenti gjerman ka përcaktuar si genocid me votë në Parlament masakrën e kryer nga Perandoria Osmane në vitin 1915. Kryeministri i sapozgjedhur i Turqisë tha se vota pro ndryshon marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk dihet nëse kjo çështje do të ndikojë edhe në marrëveshjen e emigrantëve, nënshkruar disa muaj më parë nga Bashkimi Europian dhe Turqia.

armen3_zps5msuz9gc.png

Parlamenti gjerman ka aprovuar me votë rezolutën që e cilëson maskarën e armenëve nga ushtria osmane si genocid.

Kancelarja, Angela Merkel, nuk mori pjesë në votim, por partia e saj Kristian Demokrate dhe partnerët e koalicionit të gjithë votuan pro rezolutës.

Dokumenti përban fjalën genocid në titullin kryesor dhe në tekst, ku fajëson forcat osmane për masakrën e viti 1915.

Por në rezolutë shkruhet gjithashtu se edhe vetë shteti gjerman duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, pasi në atë kohë Gjermania ishte aleate e Perandorisë Osmane bashkë me shtete të tjera.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se rezoluta ka rrezikuar dëmtimin e lidhjeve midis vendeve. Turqia ka tërhequr Ambasadorin e saj në Gjermani “për konsultime”.

Erdogan tha se ai dhe Ambasadori do “të ulen sëbashku dhe të diskutojnë këto çështje, të cilat kanë potencial për të ndikuar në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë.”

Ai tha se: “Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje.”

Sakaq kryeministri i Turqisë Binali Yildirim fajësoi një “lobet raciste armene” për zgjidhjen.

Para votimit të rezolutës, Kryeministri i Turqisë tha se ky është testi më i madh i miqësisë mes dy vendeve.

“Kjo nuk është rezoluta e parë dhe nuk do të jetë e fundit në lidhje me këtë çështje. Disa nga vendet që ne i konsiderojmë aleatë në çaste të caktuara kur kanë probleme të brendshme politike, dalin në skenë me disa ide brilante për të shpërqëndruar vëmëndjen nga problemet e vërteta dhe ky votim më duket, në thonjza, një nga ato idetë brilante. Vendimi që do të marrë parlamenti gjerman do të përcaktoj jo pak në miqësinë mes dy vendeve”.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Armenisë Eduard Nalbandian tha se votimi i rezolutës është një “kontribut i çmuar” në “njohjen ndërkombëtare dhe dënimin e genocidit armen”.

Mbi 20 shtete, ndër to Franca dhe Rusia e kanë njohur si genocid vrasjen e armenëve.

Gjithsesi, ky nuk ishte momenti më i përshtatshëm për të miratuar rezolutëm pasi marrëveshja e emigrantëve nënshkruar mes Ankarasë dhe Brukselit është ende e brishtë.

Nuk dihet ende nëse ky trazim i ri do të ndikojë tek pakti.

Në lidhje me masakrën e Armenisë, Turqia pretendon se nuk ka pasur asnjë urdhër apo organizim të veçantë nga ana e Perandorisë Osmane për të shfarosur popullsinë kristiane armene.

Gjatë masakrës humbën jetën 1.5 milionë të krishterë.
/oranews
 
Back
Top