Tension në KZAZ 33 në Tiranë, numërimi rinisi pas disa orë bllokimi

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANث-Merr fund bllokimi prej disa orësh qe iu be procesit te numërimit në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Pas disa ore nderprerjeje rinis numerimi rreth oresn 20:15 minuta ne kete KZAZ.

69674.jpg

Partia Socialiste pretendoi pasditen e sotme se janë bërë veprime të të paligjshme në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, të vendosur në shkollën ‘Bajram Curri’, duke akuzuar komisionerin e PD, Arben Qirjako se tentoi të fusë brenda shkollës fletë votimi në favor të PD. Por në një deklaratë për mediat, Qirjako hodhi poshtë pretendimet e PS dhe tha se do të bëjë denoncim në prokurori për akuzat e bëra në emër të tij.
Rreth ores 20:15 minuta u konfirmua se mori fund bllokimi dhe se rinisi numerimi ne kete KZAZ.

Kandidati Sadri Abazi dhe Fatmir Xhafaj deklaruan për mediat se një makinë që presupozohet të jetë e CEZ Shpërndarje sipas tyre ka hyrë në rrethimin e shkollës “Bajram Curri”, që pa autorizim nuk lejohet të hyjë asnjë automjet dhe brenda makina ka pasur vota për subjektin e Partisë Demokratike. Sipas PS ky veprim është ndërmarrë kur komisionerët e PS po bënin pushim.

“ثshtë mbyllur dera, më vonë simpatizantë të PS ka kanë njoftuar se është një tentativë për të manipuluar kutitë e votimit. Policia i ka hapur derën një makine që pretendonte se ishte e kuvendit, ka ardhur Igli Cela dhe Tahir Muhedini dhe punonjës së CEZ me makinë. Ju bëj thirrje komisionerëve të PS të jenë vigjilent”, tha Sadri Abazi kandidat i PS.

Ndërkohë në një dalje për mediat, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Seriani, deklaroi nga ambientet e jashtme të në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë se pas verifikimeve u konstatua se nuk janë prekur materialet zgjedhore.

SEKRETARI I KZAZ NR 33: VERIFIKUAM NUK QENDROJNE PRETENDIMET E PS
Ora 20:20-
Z Nallbani, sekretari i KZAZ nr 33 theksoi se nuk qëndrojnë pretendimet e PS mbi tentativë për manipulim të votave.
“Në orën 12:00 u pezullua numërimi i votave për shkak të lodhjes. Pritej të niste numërimi në orën 16:0, por më pas duhet të sqarohej situata e krijuar. Verifikuam se nuk kishte asnjë anomali dhe se gjithë dokumentacioni ishte në rregull. Deri tani janë numëruar 12 kuti dhe janë dhe 68 për tu numëruar. Ne shpresojmë të përfundojë numërimi ditën e nesërme”, tha z Nallbani.

PS: PAS VERIFIKIMEVE, MATERIALI ZGJEDHOR NUK ثSHTث PREKUR
Ora 20:08
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Seriani, deklaroi nga ambientet e jashtme të në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë se pas verifikimeve u konstatua se nuk janë prekur materialet zgjedhore, ndërkohë që nuk dha një afat të sakte se kur do të rinisë procesi i numërimit të votave.

“Sic dhe jeni në dijeni sot rreth orës 3:00, në KZAZ ku ka qenë kandidati Qirjako, kur KZAZ ka qene pushim, sapo jemi vëne ne dije ne kemi ardhur këtu, kemi ndjekur procedurat ligjore, duke njoftuar Prokurorinë. Ka ardhur Prokuroria. Konstatojmë se materiali zgjedhor nuk është prekur. KZAZ sapo ka verifikuar materialin zgjedhor dhe po presim. Ideja është që ne marrim dijeni dhe jemi ne ndjekje te procesit zgjedhor, sa i përket ambienteve të jashtme, të merren organet zgjedhore. Sot jemi për të verifikuar dhe konstatojmë se materiali nuk është prekur, procesi i numërimit do të fillojë sapo te merret një vendim’, u shpreh Seriani.

CAUSHAJ: INCIDENTI U VثTثKRIJUA. POLICIA Nث KRYE Tث DETYRثS
Ora 19:00
Kreu i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj pas inpektimit në KZAZ Nr. 33 e ndodhur në Shkollën "Bajram Curri" në Tiranë deklaroi se të gjitha strukturat e policisë së Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për ruatjen e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë proçesit zgjedhor

Caushaj sqaroi se incidenti në njësinë Numër. 33 u vetëkrijua teksa hodhi poshtë akuzat e PS duke nënvizuar se efektivët e policisë janë në kryet ë detyrës

“Tani që po flas nga KZAZ në mënyrë verbale është dhënë versioni se nuk ka shkelje por përgatisin procesverbalin t’ia dërgojnë prokurorin. Përvecse vendit të numërimit të votave, policia ka detyrë kryesore të garantojë dhe rendin për qytetarët. Detyra jonë është të garantojmë procesin e votave dhe rendin dhe qetësinë. Policia ka qenë në krye të detyrës”, tha Caushaj.

Caushaj ka bërë thirrje që të ruhet qytetësia në KZAZ-të e Tiranës aty ku policia është e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
ballkanweb
 
Titulli: Tension në KZAZ 33 në Tiranë, numërimi rinisi pas disa orë bllokimi

Imagjino te ishte shqiperia e madhe sa amerika sa do vononte numerimi i votave 1 mandat kish shku veq me dal me rezultate preliminare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top