Teme per Dashurine

bella

Anëtar i Nderuar
Perse dashuria eshte kaq e dhimbshme?

Dashuria eshte e dhimbshme sepse hap rruget e ekstazis. Dashuria eshte e dhimbshme sepse trasformon: dashuria eshte ndryshim. Cdo trasformim eshte i dhimbshem sepse duhet te lesh te vjetren per te rene. E vjetra eshte familja, e sigurte; e reja eshte apsolutisht e panjohura. Do levizesh ne nje oqean te pa eksploruar kurre. Nuk mund te perdoresh mendjen me te rene sic beje me te vjetren; mendja eshte shume e shkathet, por mund te funksionoje me te vjetren, jo me te ren: tani eshte absolutisht e kote.
Per kete arsye lind frika; kur le boten e vjeter-te ngrohte,te sigurte-lind dhimbja. Eshte e njejta dhimbje qe provon nje femije kur del nga barku i nenes. Eshte e njejta dhimbje qe provon zogu kur provon te fluturoj per here te pare.
Frika e se paditures, pasiguria, paparashikueshemria e saj, te trembin shume.Duke ditur qe trasformimi do jete i qenies kundrejt nje gjendjeje te mos-qenit, agonia eshte e thelle. Por nuk mund te kesh ekstazin pa kaluar ne agoni. Per te pastruar arin, duhet te kalosh nepermjet zjarrit.
Dashuria eshte zjarr.


P.S VAZHDON.
 
Redaktimi i fundit:
Dhe pikerisht per shkak se dashuria jep dhimbje, miliona persona jetojne nje jete pa dashuri. Edhe ata vuajne, por e tyrja eshte nje vuajtje e kote. Te vuash per dashuri nuk eshte vuajtje e kote. Te vuash per dashuri eshte krijuese: te con ne nivele me te larta te vetedijes. Te vuash pa dashuri eshte nje harxhim total, nuk te con ne asnje vend: vazhdon te levizesh pergjate nje rrethi vicioz. Njeriu pa dashuri eshte narcist, eshte i mbyllyr. Njeh vetem vetveten. Por si e njeh veten kur nuk njeh tjetrin? Vetem tjetri mund te jete per ty nje pasqyre. Nuk do e njohesh kurre veten nese nuk njeh tjetrin. Dashuria eshte e rendesishme edhe per te njohjen e vetes. Personi qe nuk ka njohur tjetrin ne nje raport dashurie,mirkuptim pasioni, nuk mund te di se kush eshte, sepse nuk do kete nje pasqyre ku te konservoje imazhin e tij.
raporti (lidhja) eshte nje pasqyre, dhe sa me shume dashuria eshte e paster, me e mire dhe me qarte do jete pasqyra. Por dashuria me e larte, pret qe ti te jesh i hapur.

Kerkon qe ti te jesh i ndjeshem. Duhet te leshosh armaturen tende, dhe eshte e dhimbshme. Nuk duhet te jesh gjithmone I kujdesshem, duhet te braktisesh mendjen dhe llogarite e saj.

Duhet te rrezikosh, duhet te jetosh rrezikshemerisht.Tjetri mund te te lendoje-e per kete ke frike te jesh i ndjeshem. Tjetri mund te te refuzoje-e per kete ke frike nga dashuria. Shembellimi i qenies tende qe e zbulon tek tjetri mund te jete i shemtuar-ky eshte ankthi yt. Evitoje pasqyren. Por nuk do behesh i bukur duke evituar pasqyren. Duke evituar situaten, nuk mund te rritesh. Eshte e nevojshme te pranosh sfiden.
 
Duhet te hysh tek dashuria. Eshte nevoje absolute, sepse behesh i vetedijshem per totalitetin tend vetem atehere kur stimulohesh nga prezenca e tjetrit, kur prezenca jote forcohet me prezencen e tjetrit, kur ndihmohesh te dalesh nga bota jote e mbyllyr, narciste, i dal perjashte poshte mbeshtjelles se pafundme te qiellit. Dashuria eshte nje qiell. Te jesh ne dashuri do te thote te vesh krah. Por natyrisht, qielli i pafund ben te kesh frik. Gjithashtu te lesh egon eshte shume e dhimbshme sepse na kane mesuar ta koltivojme. Mendojme se egoja eshte i vetmi thesar yni. E kemi mbrojtur, zbukuruar, e kemi llustruar vazhdimisht dhe, kur dashuria troket ne dere, gjithcka qe na duhet per tu dashuruar eshte te veme menjane egon: eshte e dhimbshme, sigurisht. Eshte puna e nje jete te tere, eshte gjithcka qe ke krijuar, kjo ego e shpifur, kjo ide qe je i ndare nga egzistenca.
Eshte nje ide e shemtuar sepse nuk eshte e vertet. Eshte nje ide iluzionuese, por shoqeria egziston, madje eshte pikerisht e bazuar mbi kete ide se cdo person eshte nje person, jo nje prezence. E verteta eshte se ne bote nuk egzistojne persona por prezence. Nuk je, nuk egziston si ego, i ndare nga gjithcka. Je pjese e gjithckase. Gjithckaja do te penetroje, gjothckaja do marre fryme ne ty, pulson ne ty, gjithckaja eshte vete jeta jote. Dashuria te jep ne fillim eksperiencen e harmonise me dicka qe nuk eshte egoja jote. Dashuria te meson per here te pare se mund te hysh ne harmoni me dike qe nuk ka qene pjese e egos tende. Nese mund te jesh ne sintoni me nje grua, me nje mik, me nje burre, nese mund te jesh ne sintoni me femijen tend ose me mamane tende, perse smund te jesh me te gjitha qeniet njerezore? E nese te jesh ne harmoni me nje person te jep shume gezim, cili do jete rezultati nese do jesh ne harmoni me te gjithe qeniet njerezore? Nje hap te con ne tjetrin.
 
Dashuria eshte nje shkalle: fillon me nje person dhe mbaron me gjithcka. Dashuria eshte fillimi, zoti eshte fundi. Te kesh frike nga dashuria, te kesh frike nga dhimbjet e rritjes qe dashuria sjell, do te thote te rrish mbyllyr ne nje qeli te erret.

Njeriu moderrn jeton ne nje qeli te erret: eshte narcist. Narcizmi eshte obsesioni me i madh i mendjes moderrne. E me pas vijne problemet, probleme pa kuptim. Ka probleme qe jane krijuese sepse te cojne ne nje nivel te larte vetedije. Ka probleme qe nuk te cojne ne asnje vend, te mbajne te lidhur, te mbajne ne kaosin e se kaluares.

Dashuria krijon probleme; mund ti evitosh, duke evituar dashurine. Por ato jane probleme esenciale! Nevojitet ti perballosh, ti jetosh dhe ti kalosh permes per te kaluar me tej. E vetmja menyre per te vazhduar me tej eshte duke i kaluar permes. Dashuria eshte e vetmja gje qe ja vlen te behet. Gjithcka tjeter eshte dytesore- eshte mire nese i vjen si mbeshtetese dashurise. Keshtu qe sado te jete e dhimbshme, hyr ne dashuri. Nese nuk hyn ne dashuri- sic kane vendosur shume persona-mbetesh ne kurthin e vetvetes. Atehere jeta jote nuk eshte pelegrinim, nuk eshte nje lume qe shkon drejt oqeanit; jeta jote eshte nje pellg, i piset dhe shume shpejt do mbetet vetem pislleku dhe balta. Per te mbetur i kulluar, duhet te vazhdosh te rrjedhesh. Lumi mbetet i paster sepse rrjedh. Te rrjedhesh eshte edhe menyra per te mbetur gjithmone i virgjer.

Kush do te mbetet i virgjer. Te gjithe dashnoret jane te virgjer. Persona qe nuk duan nuk mund te mbetet te virgjer: flene, behen te lodhshem, dhe heret apo vone- me shume heret sesa me vone- fillojne te mbajne ere sepse nuk kane asnje vend ku mund te shkojne. E tyrja eshte nje jete e vdekur.
 
Njeriu modern gjendet ne kete situate, dhe per kete motiv nevrotik te cdo lloji, cmendurira te cdo llojo kane dale ne pah. Sikleti psikologjik ka marre proprocione epidemike. Nuk eshte se dia individe jane psikologjikisht te semure: realiteti eshte se toka ne komplesin e saj eshte bere nje cmendine. I gjithe njerezimi vuan nja nje forme nevrotike. Kjo nevroz lind nga narcizmi yt. Te gjithe jane ngushtuar ne iluzionin se kane nje VETE te ndare, e me pas cmenden. Kjo cmenduri eshte pakuptim, eshte jo prodhuese, jo kreative. Ose vetvriten. Keto vetevrasje jane edhe keto jo prodhuese dhe jo kreative. Ndoshta nuk vritesh duke marr helm ose duke u hedhur nga nje lartesi ose duke u qelluar me arme, por mund te vetvritesh ne menyre te ngadalte, dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ndodh. Pak persona vetvriten pernjeheresh. Te tjeret kane zgjedhur nje vetvrasje te ngadalte, gradualisht: vdesin pak nga pak. Por tendenca e vetvrasjes eshte bere gati universale. Nuk eshte jete kjo, por shkaku, shkaku thelbesor, eshte se kemi harruar gjuhen e dashurise. Nuk jemi me kaq guximtat sa te hidhemi ne aventuren e quajtur dashuri. Njerzit jane te interesuar pas seksit, sepse seksi nuk eshte i rrezikshem
 
Redaktimi i fundit:
Eshte fenomeni i nje momenti , nuk eshte e nevojshme te trazohesh. Dashuria eshte trazim, eshte impenjim. Nuk eshte nje fenomen i momentit. Kur ke vene rrenje, mund te zgjase pergjithmone. Mund te behet nje impenj qe zgjat gjithe jeten. Dashuria ka nevoje per intimitet; vetem kur ka intimitet, tjetri behet nje pasqyre. Kur takohesh me nje grua ose nje burre ne nivelin seksual, ne te vertet nuk takoheni fare, keni evituar shpirtin e personit tjeter. Ti i ke perdorur trupin dhe ja ke mbathur, edhe tjetri ka perdorur trupin tend dhe ka ikur. Nuk jeni bere mjaftueshmerisht intim sa ti tregonit tjetrin fytyren tuaj orgjinale.
Dashuria eshte me madhe se koan Zen.
Eshte e dhimbshme, por mos e evito. Nese e eviton, humbet mundesine me te madhe per tu rritur. Hy ne te, me gjithe vuajtjen, sepse fale vuajtjes do vij nje ekstazi e madhe. Po, ka agoni, por nga kjo agoni lind ekstazia. Po, duhet te vdesesh si egoja, por do rilindesh si zoti, si buda. Dashuria do te jape prove se jeta nuk eshte pa nje domethenie. Ata qe thone se jeta nuk ka domethenie jane ata qe nuk kane njohur dashurine. Ne fakt po thone qe ne jeten e tyre u ka munguar dashuria.
 
Ler qe te kete dhimbje, ler qe te kete vuajtje. Kalo permes nates se erret, dhe do te vij nje agimi i bukur. Vetem ne barkun e nates se erret, dielli mund te evolohet. Vetem permes nates se erret vjen mengjezi.
Perballja ime ketu eshte vetem ajo e dashurise. Te mesoj dashurine, vetem dashurine dhe asgje tjeter. Mund ta harrosh zotin: eshte vetem nje fjale bosh. Mund ti harrosh lutjet: jane vetem rite qe te jane imponuar nga te tjere. Dashuria eshte lutja natyrale, nga askush e imponuar. Duket tek ty qe nga lindja.
Zhdukesh si nje pike ari e behesh oqean, por per kete duhet te kalosh nepermjet portes se dashurise.

 
Titulli: Teme per Dashurine

Dashuria.
Cesht vall dashuria?
Nuk e mendoj se e di, po ta dija sdo isha lenduar aq shum po i thoja vetes :(
eh dashuria sa zemra ka copetuar, sa zemra ka lenduar, sa zemra ka ndihmuar.Dashuri moj dashuri cna paske qen ti, nje fjal e vogel por qe shpreh nje ndjenj te madhe.Kan shkruaj shum per dashurin qofshin filozofet qofshin sociologet qofshin edhe njerezit me te mencur, te pasur apo edhe njerezit m te thjesht.Cesht vall dashuria?Esht nje ndjenj nje send apo nje njeri qe merr frym?
Shoh njerez qe qajn, njerez qe vuajn njerez qe edhe pse kan zemren cop cop ecin para pa e kthyer koken pas :( shoh njerez qe japin jeten per dashurin(dashurin e pamundur) dashurin qe ai hiqet sikur e do por nfakt thot kush do jet tjetra vall?Shoh vajza qe qajn pasi u dashuruan me nje maskara qe thjesht mori ate qe desht edhe e braktisen sikur te isht leck :( shoh meshkuj qe qajn kur vajza zemres zgjodhi x5 e jo zemren e djalit
Kush esht ai/ajo qe ska vuajtur per dashurin?
Kush esht ai/ajo qe ska shkruar qoft e nje fjal per dashurin?
Kush esht ai/ajo qe thon se duam dashurin.
Ok, zemra esht e rrenuar e ka marr veten
Smundemi tshajm dashurin se na lendoi nje person :( :(
 
Kane thene:


Dashuria i ngjan gravitetit të tokës; ajo mban lidhjet ndërmjet njerëzve para se të prishen dhe shndërrohen në gjak. Mu për këtë, në të kaluarën thuhej “Sikur të printe dashuria (e sinqertë, mirëkuptimi) kudo, njerëzit nuk do të kishin nevoje për drejtësi e as për ligj”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top