Te verbuar nga dashuria !!!

prizrenka

Shpalosni ndjenjat !
Te verbuar nga dashuria

Herët apo vonë, secili njeri dashurohet. Ndonjëherë dashuria të kthehet, por ndodh edhe e kundërta. Mund t’ju ndodh që shoku apo shoqja juaj të dashurohet në dikë dhe, thjesht, të verbohet nga dashuria në atë masë sa të mos e vërejë se pala tjetër nuk ia kthen dashurinë.

Për dikë është argëtuese ta vërejë te tjetri këtë gjendje, për dikë tjetër e lodhshme. Kur një shok apo shoqe juaja është “verbuar nga dashuria” ata krijojnë një idol nga personi në të cilin janë të dashuruar. Imagjinojnë veten e tyre dhe personin që dashurojnë në situata të ndryshme. Buzëqeshin ëmbël çdo herë kur e shohin simpatinë e tyre dhe bëjnë plane se çfarë do të bënin me të...Dhe janë tërësisht të verbër karshi faktit se simpatia e tyre është plotësisht e pa interesuar për ta.

Por për ta nuk ka dert edhe nëse simpatia i ka refuzuar, edhe nëse ua ka thënë hapur se nuk është e interesuar për ta, të dashuruarit do të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe bëjnë plane.
Dashuria
E ju? Nuk e dini a duhet kjo gjendje t’ju bëjë të qeshni apo t’u dhimbset shoku apo shoqja juaj? Dhe nuk dini se çfarë të bëni sepse, ata janë plotësisht të shurdhër ndaj këshillave tua. Dhe nëse ju këmbëngulni në të vërtetën, të dashuruarit do t’ua marrin si përpjekje që të futeni mes tyre dhe njeriut që dashurojnë.

Në këtë rast ju keni dy mundësi. E para është që të mos bëni asgjë dhe të prisni që shoku apo shoqja juaj vetë ta shoh gjendjen e vërtetë dhe pas kësaj ju ta ngushëlloni sepse, ata do të ndjehen sikur janë të lënë dhe jo të silleni sikur asgjë nuk ka ndodhur realisht, përveç se në kokën e tyre.

Mos flisni për gjendjen e tyre momentale, por me takt nisni ta shprehni mendimin tuaj se çfarë do të bënit ju nëse jeni i dashuruar në një person që nuk ua kthen dashurinë. Në këtë mënyrë, tërthorazi do të shprehni mendimin tuaj, kurse shoku apo shoqja juaj nuk do ta ndjejë se ju po e sulmoni. Ndërkohë, ua bëni me dije se mund të llogarisin edhe në ju.
Dashuria
Herët a vonë, shoqja a shoku yt, do ta vërejë edhe vetë se gjithçka rreth kësaj “dashurie” ka qenë imagjinatë e tyre dhe nëse të gjithë ne sillemi si duhet në këto momente, atëherë të “dashuruarit e verbër” me lehtë do ta kalojnë këtë situatë.
Dhe juve, si një shok apo shoqe e mirë, u mbetet që të jini më ta derisa ta tejkalojnë vuajtjen e një dashurie të pa kthyer.
 
Eshte normale, heret a vone cdo njeri do te filloj qe ne zemren e tij/saj te luaj ndjenjat e dashurise e te pelqimit.

Une jam e mendimit se ne dashuri me nje shok/shoqe nuk mund te biesh asnjehere per vete faktin se me te ke qene gjithne si shoke apo si vella a moter.
 
Eshte normale, heret a vone cdo njeri do te filloj qe ne zemren e tij/saj te luaj ndjenjat e dashurise e te pelqimit.

Une jam e mendimit se ne dashuri me nje shok/shoqe nuk mund te biesh asnjehere per vete faktin se me te ke qene gjithne si shoke apo si vella a moter.

Edhe une kshu jam. Nuk i shikoj dot shoqet me ate sy.
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

Ashtu eshte me dy sy ne balle e je qorre :D
Di nje rast kur nje shoqe eshte larguar nga e gjithe shoqeria
qe te rrinte me dike per te cilin sipas meje as ia vlen ta shohesh.
Kjo nuk eshte dicka e mire e aspak e shendetshme per nje raport.
Gjithsesi me mire te gabosh keshtu ke mundesi ta korrigjosh.
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

edhe une verbohem ... kur e kam perballe... sa sa largohem me vijne ngjyrat :p
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

Nese dikuj i thu shoqe se besoj te ndodhe e nese i thu shoqe e shfritezon mundesine me i qendru afer ti fusesh duart kshu dhe ndodh te biesh ne dashuri :p
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

Master nuk behet fjale per ngacmime.
Por per raste kur psh dy persona te lidhur per momentin
ku une permenda shoqen time, ajo ka humbur ''llogjiken'' si te them.
Nuk mund te konsumohet nej lidhje vec me dy persona pas nje tjeter afer sepse kjo eshte gabim.
Edhe te them i kam thene qe ta lere se nuk eshte per ate.
E si perfundim ajo serish edhe i mori per keq fjalet e mia.
Deri ne nje pike e kuptoj por jo edhe aq, pa te thene qe ai eshte i divorcuar me nje femi pa pune
i merr lek kesaj borxh, eshte gati 40 vjec ndersa kjo 25.
Me thuaj a eshte e llgjikshme kjo?
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

Dashuria eshte e cmendur,ajo te verben por jo vetem kaq ka raste kur te pervelon fare por duhet t edabosh q ete mesosh dhe dicka ne lidhje me dashurine nuk ben pune me mendja por vendos zemra e kjo ndodh fatkeqesisht :(
 
Interesante.
Nese eshte nje mik/e e ngushte ne nje forme te bute i thua qe; -shiko nuk me duket qe ai/ajo ka te njejtat ndjenja per ty.
Por realisht shume nuk nderhyn dot,sepse shpesh lindin keqkuptime dhe i behesh ti robi qe nuk don lumturine e ti/saj.
Pra duhet ta lesh tjetrin te vet-ndergjegjsohet,ta jetjoje ate qe don te jetoje, nese thyen turinjet pastaj me shpresen s`do perjetoj rende dhe te zere mend.
Ne rastin personal nese ne na ndodh dhe dime qe tjetri nuk ka te njejten ndjenje,duhet vertet ta pranosh dhe te shkeputesh sa do e veshtire te jete.
Por keto ndodhin me shume kur je ne moshe te re ,sepse duke u rritur meson te jesh aq racional/e saqe te vjen keq per veten shpesh here.
Se si llogjika te eshte bere pjese kryesore e ndjenjes tende.
 
Pe: Te verbuar nga dashuria !!!

edhe une verbohem ... kur e kam perballe... sa sa largohem me vijne ngjyrat :p
Ku je moj gocë korçare, ku je...💃 O ty o hiç fare 🤷
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top