Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

LoSsT

VIP
V.I.P
Rama: Sulmet në Paris, nuk kanë lidhje me islamin dhe Profetin Muhamed
Edi Rama tha se ngjarjet e Parisit nuk kanë lidhje me profetin Muhamed. Sipas kryeministrit Rama kush ka studiuar jetën e profetit Muhamed, nuk njeh asnjë rast dhune në emër të besimit, por përkundrazi. Duke folur për gazetarët e revistës satirike “Charlie Hebdo” të vrarë në sulmin terrorist, Rama tha se ata ishin njerëz të penës dhe fjalës së lirë. Numri një i qeverisë tha se liria e medias është kufi që ndan qytetëtimin demokratik, me çdo formë të ndarjes në emër të etnisë dhe feve.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Rama tha se ata shqiptarë që e justifikojnë kasaphanën me faktin se “Charlie” është tallur me protestim Muhamed, atëherë deformojmë nga besimi.

“Kam ndjekur reagimin e disa shqiptarëve në rrjetet sociale, të ciët e justifikojnë kasaphanën me faktin se “Charlie Hebdo” është tallur me Profetin Muhamed. Pa lidhje me jetën dhe porositë e Profetit Muhamed meritojnë një analizë shumë serioz. ثshtë një opinion që nuk duhet nënvlerësuar nëse nuk duam, që të deformojë pak nga pak besimin, bindjen, sjelljen e qoftë të një fëmije të sotëm të Shqipërisë së nesërme. Kush njeh jetën e Muhamedit, nuk njeh asnjë rast dhune në emër të besimit, por përkundrazi, miqtë e komunitetit mysliman dinë mijëra thirrje të profetit, që janë thirrja më kumbuese ndaj këtij opinioni. Por mua më ka mbetur në mendje dita kur Muhamedi hyri triumfator në Mekë, dhe 10 vjetë pasi ishte larguar nga Meka ku ishte shpallur armik që duhej vrarë. Mekasit kishin tentuar ta vrisnin. I kishin rrëmbyer çdo pasuri dhe pronë, dhunuar familjarët dhe shokët. E kishin tallur dhe përbaltur. Dhe ky njeri, triumfatori që me një lëvizje të gishtit mund të urdhëronte shfarosjen, kur fitoi dhe hyri në Mekë, u vut me kokën ulur, shpali faljen për këdo dhe nuk preku asnjë fije floku. Por shkoi drejt Qabesë, mori një shkop dhe i rrëzoi të gjitha statujat e Zotave të rremë, duke dhënë mesazhin se lufta e tij nuk ishte me njerëzit, por me veset dhe injorancën që ishte në Mekë.” u shpreh kryeministri.

/Shqiptarja/
 
Titulli: Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

R

Rama tha se ata shqiptarë që e justifikojnë kasaphanën me faktin se “Charlie” është tallur me protestim Muhamed, atëherë deformojmë nga besimi.

“ Por mua më ka mbetur në mendje dita kur Muhamedi hyri triumfator në Mekë, dhe 10 vjetë pasi ishte larguar nga Meka ku ishte shpallur armik që duhej vrarë. Mekasit kishin tentuar ta vrisnin. I kishin rrëmbyer çdo pasuri dhe pronë, dhunuar familjarët dhe shokët. E kishin tallur dhe përbaltur. Dhe ky njeri, triumfatori që me një lëvizje të gishtit mund të urdhëronte shfarosjen, kur fitoi dhe hyri në Mekë, u vut me kokën ulur, shpali faljen për këdo dhe nuk preku asnjë fije floku. Por shkoi drejt Qabesë, mori një shkop dhe i rrëzoi të gjitha statujat e Zotave të rremë, duke dhënë mesazhin se lufta e tij nuk ishte me njerëzit, por me veset dhe injorancën që ishte në Mekë.” u shpreh kryeministri.

/Shqiptarja/


Sa domethenese eshte kjo! Sa prekese!
Ky ishte Muhamedi,paqja e Zotit qofte mbi Te!
 
Titulli: Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

Nuk i njoh mir politikanet shqiptar por me pelqen qendrimi i tij.
eshte vertet shqetesuese te lexosh njerez qe thon se e meritonin te vdisnin...
 
Titulli: Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

Problemi me i madh qe kemi ne si shoqeri dhe njerezimi ne pergjithesi eshte qe per veprimet individuale, akuzohet kolektiviteti. Ata qe kryen vrasjet, kane emer dhe mbiemer...kjo eshte e para qe i identifikon...dhe gadi-gadi e fundit, se c'perkatesi fetare kane. Pse atehere kjo karakteristike e fundit vehete ne pah si e para? Mos pas kesaj meshihet qellimi insitucional i akuzes ndaj nje kolektiviteti dhe linqimit te tyre. A nuk prodhon dhuna dhunen? Secili person (me ADN unike) eshte pergjegjes per veprimet e veta (edhe atehere kur bie nen ndikimin e ndonje grupi te organizuar kriminel), pse atehere duhen keto akuza kolektive. Ne si popull i perkasim kater konfesioneve me te medha fetare dhe asnjehere nuk kishim konflikte nderfetare. Ne shkolle shkojme se bashku, ne pune poashtu, ne sport nuk bejme dallime e as ne kulture. Pse tash per shkak te tre-kater krimineleve qe rastesisht qenkan musliman duhet te urrejme njeri-tjetrin?

Per mua krimineli eshte vetem KRIMINEL dhe as musliman, as katolik, as ortodoks dhe as bektashian.
 
Titulli: Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

Fjalimi ma i bukur i nje lideri Shteti.
 
Titulli: Te ruajmë harmoninë fetare - konferenca e plote e kryeministrit Rama (Video)

Kshu ne teori eshte mire ky, dhe fushaten publicitare prap e ben mire por prakticitetin e ka 0 me xhufka.
 
Back
Top