Te pakten 3 arsye negative dhe pozitive.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
kishim sot nje tip seminari ne lidhje me social media.
Dhe ne nje moment u shtrua pyetja;
Thuaj arsyet pozitive dhe negative nese qe nga neser do mbyllesh c`do llogari tenden ne c`do side apo faqe.
Po e sjell per ta diskutuar me ju ketu.
Nese neser do mbyllesh c`do kontakt me rrjetet sociale,pra u be i mbylle llogarit.
Cilat jane 3 apo me shume arsye qe do te vinte keq qe i mbylle dhe mire qe u largove dhe i mbylle!?
Diskutim te kendshem.
 
Së pari mua nuk më mban të informuar në lidhje me botën e futbollit( punën)
Njerëzit e mi janë anë e mbanë botës
Dhe së treti , do ishim injorantë pa wireless

Anët negative është se kemi krijuar varësi dhe pa botën dixhitale na duket vetja të rrënuar..
E provuam vjet kur ra sistemi ' meta' se sa bukur ishte😁
 
E vetmja ane negative eshte qe do me ikte nje rroge goxha e mire qe nxjerr nga rrjetet sociale, konkretisht fb.

Pozitive do ishte largimi energjise negative qe here pas here me percjellin kto rrjete.
 
I kam mbyll thuaj te gjitha pervec whatsapp fundja ate perdor per familjen time , miqte dhe koleget . Pozitive kjo Eshte dhe Nese sdl kishim kte mundesi un sdi si do mbaja konktakt meqe i kam komplet larg . Plus nuk di ju po un kam vec grupit familje dhe tre grupe pune . 🤦‍♀️

Super pozitive / négative do ishte qe do hiqja dore nga forumi . Lol
Ama negative do me merrte malli per disa qe i kam vertete xhan . Por do fokusohesha me shume ne jeten reale . Jo se nuk e bej tani Po ja kur hy ktu edhe ka momente te bukura iken dhe koha . 😬

Kaq i here se Po me vjen qorri .
 
I listoj neser arsyet por 1 arsye pozitive do ishte:
Nuk do shikoja fjale si "çdo", "çfare", etj te shkruhen me apostrofe pas Ç-së. 🤣🤣🤣
Vetem ne virtualitet i has ne kete forme.
 
I listoj neser arsyet por 1 arsye pozitive do ishte:
Nuk do shikoja fjale si "çdo", "çfare", etj te shkruhen me apostrofe pas Ç-së. 🤣🤣🤣
Vetem ne virtualitet i has ne kete forme.
Ne fakte kete cdo, e shkruaj cdo here me apostrof.
Por kisha iden qe ashtu duhet.
Dhe tani qe pash gjeta kete.

3. Pas pjesëzës mohuese “s’” dhe pas përemrit pyetës “ç’”. P.sh.: s’arrin; s’e di; s’presim; ç’e do? ç’do? ç’zë i ëmbël! etj.

KUJDES! Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm “çdo” dhe përemri pyetës “çfarë”, si edhe fjalët e formuara prej tyre.

Nejse u dashka pa .
 
Redaktimi i fundit:
Ne fakte kete cdo, e shkruaj cdo here me apostrof.
Por kisha iden qe ashtu duhet.
Dhe tani qe pash gjeta kete.

3. Pas pjesëzës mohuese “s’” dhe pas përemrit pyetës “ç’”. P.sh.: s’arrin; s’e di; s’presim; ç’e do? ç’do? ç’zë i ëmbël! etj.

KUJDES! Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm “çdo” dhe përemri pyetës “çfarë”, si edhe fjalët e formuara prej tyre.

Nejse u dashka pa .
Yes :)
 
Negativet;
Sdo kisha kontaktet me njerzit qe kam larg.kamera na sjell em afer.
Sdo mund te lexoja ndonje gje online.
Sdo kisha shoqerine tuaj ketu ne fv.

Pozitivet;
Do kisha me shume kohe me veten,per filma dhe sdo vrisja mendjen per te analizuar apo kthyer pergjigje ne shume cka ,qe ne realitet sdo e beja.
 
Negative..
Nuk do lexoja faqet që më inspirojnë.
Do humbja kontakt me disa njerëz që unë i vlersoj vërtetë shumë.
Do harroja pasuordet;):)

Pozitive.
Do merresha më shum me aktivitet fizik
Do filloja të lexoja më shumë libra.
Do shpëtoja nga stalku i dikujt.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top