Te ngrihemi mbi urrejtjen

LeVoyageur

Once upon a time...
Dr. Adem Harxhi
Sot, bota përkujton me dhimbje shtatëdhjetëvjetorin e përfundimit të Holokaustit. Ky shtatëdhjetvjetor, tek ne, perkon me diskutimin e nxehtë për hapjen e dosjeve të komunizmit. Këtu poshtë, do të sjell disa fakte, që tregojnë se gjithkush duhet të përpiqet të ngrihet mbi urrejtjen.

1- Doktori psikiatër George Ritchie është mbijetues i kampeve të përqendrimit. Në librin e tij të mrekullueshëm “Return from Tomorrow”, tregon historinë e ثild Billit, njërit nga të mbijetuarit e kampeve të vdekjes. Ja historia e shkurtuar e tij:

Wild Billi, ishte një nga të burgosurit e kampit të përqendrimit. اdo ditë ai dukej sikur ishte një i ardhur i ri në kamp. Ai e mbante trupin drejt, sytë i shkëlqenin dhe kishte energji që nuk i shternin. Ai fliste në mënyrë fluente anglisht, frëngjisht, rusisht, ashtu siç fliste dhe polonisht. Kjo ishte arsyeja që ai shërbeu si përkthyes jo zyrtar i kampit…….Edhe pse Wild Billi punonte gjashtëmbëdhjetë orë në ditë, ai kurrë nuk tregoi shenja lodhjeje e mërzie. Kur shokët e tjerë të kampit ishin të plogështuar nga lodhja, Wildi dukej se fitonte forca

Ditën kur dokumentat e Wild Billit erdhën në kamp, të gjithë u habitën kur mësuan se ai kishte qenë në Wuppertal (kamp nazist), që nga viti 1939! Për gjashtë vjet rresht, ashtu si gjithë të tjerët, ai kishte jetuar me të njëjtën dietë urie dhe flinte në të njëjtën barakë pa ajër e plot sëmundje. Por, ndryshe nga të tjerët ai nuk kishte pësuar shkatërrim fizik dhe mendor. Wild Billi ishte pasuria më e madhe e të internuarve në kamp. Ai bisedonte me grupe shokësh dhe i këshillonte të gjithë të gjenim forca që të falnim. Ditën e parë që tregoi për veten, Willd Billi tregoi historinë tronditëse të familjes së tij:

“Unë, gruaja ime, dy vajzat tona dhe tre djemtë e vegjël, jetonim në zonën hebre të Varshavës. Kur gjermanët i a behën tek rruga jonë, ata i mbështetën të gjithë anëtarët e familjes time pas murit dhe hapën zjarr me automatik. Unë u lutesha të më linin edhe mua të vdisja bashkë me familjen. Por, për arsyen se flisja gjermanisht, ata më caktuan në një grup pune. Pikërisht, në atë moment më duhej të vendosja, nëse duhej t’i urreja ushtarët që kishin bërë atë masakër. Por ky nuk ishte një vendim i lehtë. Unë isha jurist. Në praktikën time juridike, shumë shpesh kisha parë, se çfarë mund t’i bëjë mendjes dhe trupit njerëzor urrejtja. Ishte urrejtja, që sapo vrau ata të gjashtë, gjënë më të çmuar që kisha në këtë botë. Në atë moment vendosa ta shpenzoj pjesën e jetën që më kishte mbetur, pak ditë ose shumë vite, duke dashuruar çdo person me të cilin do të bija në kontakt”.

“اdo njëri prej nesh nuk e ka të lehtë të falë kur ka humbur njerëzit e familjes, por falja ishte forca që e mbante atë burrë në gjendje të mirë edhe pse përballej me çdo sakrificë të mundshme”, shkruan psikiatri George Ritchie dhe vazhdon: “Unë nuk them se të gjithë ata që shpëtuan nga kampet naziste mbijetuan sepse ishin të aftë të dashuronin nazistët dhe as nuk them se gjithë të tjerët vdiqën sepse nuk i dashuruan ata sa duhet. Shumë mbijetues mbetën në jetë që t’i dëshmojnë botës për ato krime. Ata e arritën këtë duke e kthyer ‘urrejtjen në energji’, të vendosur që të mos bëheshin si armiqtë e tyre”.

2-Doktori psikiatër Viktor Frankl, është një nga mbijetuesit e kampeve naziste të vdekjes. Në librin e tij “Man’s Search for Meaning”, ai shkruan: “Ishte dashuria që ma shpëtoi jetën”. Po sjell vetëm dy pasazhe nga libri i tij:

- Në momentin kur na thanë se një tren do të shkonte në një kamp pune, ku konditat do të ishin më të mira, unë zgjodha t’ia lë vendin tim një bashkëvuajtësi tjetër në gjëndje shëndetësore më të keqe. Treni shkoi në një dhomë gazi.

- Rojet e kampit e kishin më të lehtë të vrisnin ata që i dorëzoheshin vdekjes, ata që u dukeshin se ishin gati të vdisnin. Nazistët hezitonin të vrisnin ata, që edhe pse para armiqve, në sytë e tyre shquanin shkëndija jete.”

3-Martin Luther King Sr, thoshte…”Urrejtja nuk do ma sjellë familjen time përsëri….. Mund të mos jemi të aftë ta ndryshojmë keqbërësin tonë. Mund të mos jemi të aftë të mbrojmë jetën me dashurinë tonë. Por, ne duhet të jemi të aftë të mos lejojmë prishjen e zemrës, të mendjes dhe të jetës tonë, ashtu siç na i shkatërroi ato krimineli.”

Kam dëgjuar dhe kam kuptuar, sa shumë urrejtje ka në Shqipëri për krimet e komunizmit. Pa dyshim, do të ishte hipokrizi patetike, po të pranonim llojin e dashurisë të Wild Billit, vetëm, sepse dikush na tha që kjo është mënyra më e drejtë. Kjo lloj dashurie mund të jetë e papranueshme, vetëm, për disa nga njerëzit që kanë përjetuar drama të forta. Por ajo, padyshim, është një vlerë për forcën universale. Për atë që njerëzorja e ka më të shenjtë, për plagët më të rënda të shpirtit njerëzor. Dhe….. kur këtë na i mëson një psikiatër i shquar, kjo duhet besuar.

Dashuria na shpëton! Edhe një vrasës mund ta shikosh me dashuri, po qe se di arsyet që e çuan atë drejt vrasjes. Nuk them se duhet t’i duam krimet. Por, për një gjë jam i sigurtë, që edhe kriminelët më perversë, e fillojnë jetën si fëmijë të pafajshëm. Të gjithë jemi krijesa të prindërve tanë dhe të shoqërisë ku u rritëm. Kur prej tyre marrim mesazhe të gabuara dhe jo dashurinë për njerëzit, padyshim, do të përfundojmë në kriminelë. Të gjithë duhet të kuptojmë se mënyra më e mirë për të mbijetuar në çdo situatë të vështirë, është të zgjedhim dashurinë dhe të vlerësojmë maksimalisht jetën. Nuk them se për hir të dashurisë duhet të pranojmë të keqen, por kategorikisht duhet të refuzojmë të zhytemi brënda saj.
dita
 
Back
Top