Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga Dritan Laci

Thonë që ka një shprehje kineze: Rrihe gruan çdo ditë, se nëse nuk e ka bërë diçka, me siguri do të bëjë të nesërmen një prapësi. Në fakt i rashë pak nga Kina për të treguar se druri nuk ka dalë as nga xheneti siç thonë të moçmit tanë, as tregon dashuri siç thonë ca e ca syresh që kush të rreh të do, dhe as tregon emancipim për më shumë.

Aq më pak të qëllosh një grua. Ditën për diell. Në mes të rrugës. Duke e zhgërlaqur në mes të sheshit. Në sy të shumë burrave të tjerë që unë do ti quaja edhe më pak burra, se ai burrë që sot ngriti dorën dhe shkelmin në mes të Vlorës kundër gruas së tij.

Dhe këtu nuk është punë As vlonjati, As Lushnjari, As mirditori, As jugori, As veriori.

Kjo është punë shqiptari. Atij shqiptari që gruan e shikon si pronë. Gruaja ta durojë kur s’punon. Gruaja ta durojë kur e ofendon. Gruaja ta durojë kur pi. Gruaja ta durojë kur i ngrehet për seks se një mashkull i tillë të vetmet gjë që nuk di të bëjë, është të bërit dashuri.

Dhe ja ku jemi sot në një skenë të tillë makabre.

Ku të gjithë ne u bëmë protagonistë të një video, ku një burrë i ofenduar nga që gruaja e tij e shtyu në mes të ca burrave, e zhulati në tokë si të ishte leckë që fshin dyshemenë, dhe jo bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë. Ku mirë a keq, halli dhe gëzimi janë për të dy.

Të një burri që nuk pati mëshirë as për ngashërimat e fëmijëve të tij.

Për lotët e kërthive të tij që jam i sigurtë që ashtu si shumë shqiptarë i me aq mund.

Ato lot që ata fëmijë nesër një ditë ndërsa do të shikojnë sërish këtë video, me siguri nuk do ja falin.

Po sa e sa gra dhunohen në këtë formë pa dijeninë tonë.

Shumë!

Sa gra rrihen në mungesë të kamerave.

Shumë!

Sa e sa gra heshtin sepse një grua duhet të jetë dinjitoze dhe nuk duhet ta tregojë dhimbje vetëm e vetëm për sy të botës.

Sepse shoqëria jonë i tregon me gisht.

Sepse një burrë është burrë dhe si burrë që është ai ka të drejtë të bëjë gjithçka dhe gruaja të bindet sepse kështu e do zakoni.

Shumë!

A ka justifikim të dhunosh një qenie fizikisht më të dobët.

A të bën kjo më burrë se ç’nuk je?

A do ta qëlloje kështu tët’ëmë nëse ajo do të të thoshte; “merri laji vetë rrobat”

A do ta qëlloje kështu tët’motër nëse do të thoshte; “merr e gatuaj vet”

Besoj që jo. Edhe pse burra pa burrëri si ty, kanë guxuar të ngrenë dorën edhe mbi nënat dhe motrat e tyre.

E pra për të mos i rënë nga Kina. Sepse një grua nuk duhet rrahur sepse edhe në mos ka bërë dicka, diçka do e bëjë në vazhdim, thirrjen nuk e kam për burrat pa burrëri.

Por e kam për gratë shqiptare.

Për ato vajza që do bëhen gra.

Të dashura, nëna, vajza, motra që do bëheni gra. Ngrihuni në nivelin e zonjave që ju takon.

Të dashura zonja dhe zonja të ardhshme zgjidhni jo një burrë që t’ju mbushë shtratin dhe shtatin.

As një burrë që tju zerë rehati.

Zgjidhni një burrë që tju respektojë

Zgjidhi një burrë që tju dëgjojë.

Zgjidhni një burrë që jo tju dojë, por tju dashurojë.

Dhe për ta mbyllur po zgjedh një mesazh, shkëputur nga kënga “Ain’t your Mama” (Nuk jam nëna jote) e këngëtares Jennifer Lopez.

“Unë nuk mund të bëj punët e tua të shtëpisë.

Nuk mund të gatuaj gjithë ditën.

Nuk mund të pastroj gjithmonë rrobat e tua.

Sepse unë nuk jam nëna jote”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Komshija ime iu falenderon sh per kete artikull.

Ah mbase harrova te thoja qe ska internet, sdi cf eshte pc, i kane prere dritat ka burrin alkolist de femije qe do mbaje me borxhe
Por ok.
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Kush i rrit kto monstra???!
A nuk kan dalur te gjithe nga nje nene qe perpara se te behej e tille eshte femer vet???
Ai pseudo-njeri nga dikush eshte van ne bot.. dikush e ka mesuar qe gruan duhet ta zhdapi ndajak perkundrazi do ti hypi n'qaf...
Kam degjuar me veshet e mia keto fjale dhe smi heq njeri nga truri
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Dhe këtu nuk është punë As vlonjati, As Lushnjari, As mirditori, As jugori, As veriori.

Kjo është punë shqiptari. Atij shqiptari që gruan e shikon si pronë. Gruaja ta durojë kur s’punon. Gruaja ta durojë kur e ofendon. Gruaja ta durojë kur pi. Gruaja ta durojë kur i ngrehet për seks se një mashkull i tillë të vetmet gjë që nuk di të bëjë, është të bërit dashuri.

Jemi ne ca shushka qe se duam shqiperine e Shqiptaret na thone...kush ishe ti i uruar qe e ke shkruar..ah po Z.Dritan :D
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Wow eshte i fjale e urte kendej nga Tirona-mos i qit tajares tym kot
Meqe te pelqeu epiteti shushke e gezofsh se me shume nuk meriton!
Dhe tjetra nese i kthehesh shkrimit e e lexon mire shushka jam une qe merrem mw ty! Dhe ky eshte fakt.

Kur them une qe ti je mazokiste ...lol
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Pikerisht se po merreshe me nje ''shushke'' si une perfundove edhe vete e till....po ty aq ta pret mushka hesapi Monush lol
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

E drejte ....sa poshte ula veten
Megjithate konsideroje si replike te fundit pasi jo vetem nuk ja vlen por mbi te gjitha misioni im me te bo rob ty deshtoi

Po iki te vras veten tani
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Nder te madh bile do i besh njerezimit,jo vetem mua mbaje mend.. :D
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Ok. Po fjala burre i tredhur i beri kujte pershtypje apo jo
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Faji qendron qe ne thelb. AKoma rriten grate me idene qe duhet te durojne. Nqs burrat i keqtrajtojne u thojne duro se s'ke ku te shkosh. Ku te shkojne te shkretat? te mbyten? Gruaja kur zgjedh burrin se di si eshte se nuk u shkruhet ne balle. FAJi 100 bie mbi prinderit, dhe pastaj mbi shtetin qe nuk sigurin mbrojte per viktimat e dhunes.
 
Epo un sjam cmend qe them me mir beqare sesa burr shqiptar.Un shoh tim vella nese sjam un nshpi ai as nje got uj se merr dot vet :( :(
paragjykimet e atilla,e mungesa e informacionit se gruaja esht e barabart me burrin.Ne mund te jemi me vite 2016,por me mend tmeshkujve shqiptar jemi ende nvitet 50 :(
 
Titulli: Të laj, të shplaj, të duroj, Unë s’jam jot’ëmë o burrë i tredhur

Faji qendron qe ne thelb. AKoma rriten grate me idene qe duhet te durojne. Nqs burrat i keqtrajtojne u thojne duro se s'ke ku te shkosh. Ku te shkojne te shkretat? te mbyten? Gruaja kur zgjedh burrin se di si eshte se nuk u shkruhet ne balle. FAJi 100 bie mbi prinderit, dhe pastaj mbi shtetin qe nuk sigurin mbrojte per viktimat e dhunes.

Ka dy kendveshtrime
ne njerin jane burrat, te cilat jane produkt i joni dhe jemi po ne qe i edukojme ....por duke mos i mesuar qe ne vogeli se femra e mashkulli jane njesoj ne shume aspekte.
ne tjetrin qendron shteti i cili ,duhet te vere ne pune te gjithe mekanizmat e nevojshem ,ne menyre qe ingranazhi te funksionoj.

Por gjer atehere sa shteti te gjej nje zgjidhje....a na lind ne si shoqeri nje detyre?
Edhe pse nuk jam shume per manifestime e gjera te bujshme....por jam per rifillimin e vendosjes se tullave nga duart tona

cdo dite e nga nje...duke mesuar si djemte dhe vajzat se dhuna eshte elementi qe mzhvesh njeriun nga virtyti i te qenit njeri.
Duke i mesuar femijet se midis femres dhe mashkullit dallimet jane thjesht fizike ....
duke i mesuar se vajzat nje dite do jete nena e femijeve te tij...ajo qe rinderton ciklin jetesor....do jete sikur nena jote , per femijet e tu!
Nese ti djale , deshiron qe nenen mos ta dhunojne...athere mos dhuno as nene e femijve te tu!
 
PO mon. padyshim po. Une dhe bashkeshorti im e bejme kete gje, dhe absoltisht do e bej me femijet e mi. Problemi me i madh mendoj se egziston 1- me femrat e paarsimuara dhe pa te ardhura, pra varen nga burrat, dhe 2- me ato qe jetojne neper fshatra, dmth nuk jane te ekspozuara fare me lirite dhe te drejtat e njeriut. ato vetem pune shtepie bejne, sdine cdodh jasht rrethit te oborrit. Ne mund te bejme kete po, psh te ngrejme grupe vullnetare pikerisht per te shperndare keto vlera tek vajzat e grate qe s'kane akses social si ne te tjerat. Pune vullnetare mund te behet dhe me burrat qe te fillojne te kuptojne ceshte gruaja, limitet e tyre etj.

Tani qe e mendoj, mund te fillonim dicka dhe ne te fv-se. bejme shoqaten tone :D. Sa larg jam :(
 
Perpara sete kalosh tek formimi i nje shoqate, perse nuk bejme nje plan pune , pika zhivillimi, tematikat, zgjidhjet

Filloje si piketa dhe per zhvillimin te ndihmoj e une :)
Duhet te kemi nje platforme e me pas te krijojme mekanizmat :p

Nderkohe per temen, padiskutim qe ndikon shume mentaliteti (e kam thene qe ne krye te heres) dhe dime se ne zonat rurale , mentaliteti eshte ai qe vlen me shume .
Bile edhe ne forum kam vene re , personazhe te ndryshem merakosen si do duken ne sy te antareve te tjere, sesa te thone mendimin e tyre bruto.
Kjo ndodh sepse psikologjikisht nuk jane te pergatitur per nje ndryshim kaq te madh, brenda vetes.
E njejta gje ndodh edhe me keto nga zonat rurale...duke qene te mbyllura dhe kokeulura sepse te tilla i ka edukuar familja, ndodh jo rralle te gjinden ne situata te tilla.
megjithate mos spekulojme , pasi nuk mund te ecim me pergjithesime...mos harrojme qe ne natyre ka e perjashtime.
 
.

Jam sh e gatshme! :) Nuk e di a e thua me shaka, por une jam vertet serioze ne kete pike. Dhe 1-2 veta ne mund te ndihmojme eshte me mire se fare :)
 
po ma paraqit si ide pra, ....nese shoh se mund te jem pjese , pse jo!
 
Ideja sapo me erdhi tani.
160939688.jpg
Perpilimin e bej gjate javes. :)
 
Attachments

  • 160939688.jpg
    160939688.jpg
    380.6 KB · Shikime: 0
  • 160939688.jpg
    160939688.jpg
    380.6 KB · Shikime: 0
“Unë nuk mund të bëj punët e tua të shtëpisë"

Kane te drejte,gruaja sduhet te kapi gje me dore..te rri gjithe diten,kur te vije burri ne darke,te bej dhe punet e shtepise ;)
 
Po pse e mendoni gruan vetem ne shtepi?
Sa femra njof une qe punojne bejne karriere rrisin kalamajt bejne dhe punet e shpise... dhe Kane per burr nje cope mishin me dy sy qe ter diten rri neper kafene:p

Pastaj pse duhet ti bej vetem gruaja te gjitha punet e shpise? Ne nje shtepi me nje familje te shendoshe duhet te kontriboje dhe burri dhe gruaja... dhe kur them kontribut nuk e kam fjalen vetem te sjellin para ne shtepi:p

Nese jeni kaq invalide dhe te papergjegjshem atehere merni nje sherbyese pse duhet ta merni per grua lool
 
Perse martohen valle... k'te nuk arrij te kuptoje ? Perse duan qe te ja zene deren dikujt me domosdo ... e pastaj ti permendin edhe mamane.

It doesn't make sense..... Shteti e shumta qe mund te beje , eshte ti keshilloje k'to gra qe te largohen nga k'to burra te dhunshem.
 
Po pse e mendoni gruan vetem ne shtepi?
Sa femra njof une qe punojne bejne karriere rrisin kalamajt bejne dhe punet e shpise... dhe Kane per burr nje cope mishin me dy sy qe ter diten rri neper kafene:p

Pastaj pse duhet ti bej vetem gruaja te gjitha punet e shpise? Ne nje shtepi me nje familje te shendoshe duhet te kontriboje dhe burri dhe gruaja... dhe kur them kontribut nuk e kam fjalen vetem te sjellin para ne shtepi:p

Nese jeni kaq invalide dhe te papergjegjshem atehere merni nje sherbyese pse duhet ta merni per grua lool

Te duket e drejte ty qe,burri te punoje gjithe diten,te vije te ndihmoje dhe gruan ne punet e shtepise? (Per grate qe rrine ne shtepi e kam fjalen une)
 
Perpara sete kalosh tek formimi i nje shoqate, perse nuk bejme nje plan pune , pika zhivillimi, tematikat, zgjidhjet

Filloje si piketa dhe per zhvillimin te ndihmoj e une :)
Duhet te kemi nje platforme e me pas te krijojme mekanizmat :p

Nderkohe per temen, padiskutim qe ndikon shume mentaliteti (e kam thene qe ne krye te heres) dhe dime se ne zonat rurale , mentaliteti eshte ai qe vlen me shume .
Bile edhe ne forum kam vene re , personazhe te ndryshem merakosen si do duken ne sy te antareve te tjere, sesa te thone mendimin e tyre bruto.
Kjo ndodh sepse psikologjikisht nuk jane te pergatitur per nje ndryshim kaq te madh, brenda vetes.

E njejta gje ndodh edhe me keto nga zonat rurale...duke qene te mbyllura dhe kokeulura sepse te tilla i ka edukuar familja, ndodh jo rralle te gjinden ne situata te tilla.
megjithate mos spekulojme , pasi nuk mund te ecim me pergjithesime...mos harrojme qe ne natyre ka e perjashtime.

Per ke zona Rurale e ke fjalen ? Kam idene qe dhuna egziston me shume ne k'to zonat qe e mbajne veten per te civilizuar nga b*tha , se ne zonat rurale ku te dyja palet jane te qarta me punet e detyrat e tyre :

Pra nje grua pshm nga k'to zonat rurale, i ben detyrat e saj .. jo mbase sepse ndihet qe nuk mund te ankohet, por e shikon dhe e konsideron si detyre te sajen, qe ti sherbeje burrit te saj me te cilin ka zgjedhur qe te martohet... ky fakt nuk e ben k'te grua sherbetore e as me mentalitet te dobet. Pastaj ne k'to zonat ( e thella ) , kam vene re qe femra edhe pse i ka detyrat e saj te percaktuara .. me duket sikur respektohet me shume ne k'to zona, se ne k'to zonat moderne ku e merr nje e le nje tjeter , e ky nuk mund te quhet civilizim, per k'te arsye te gabuar.

Edhe mua nuk me duket normale , qe burri te jete tere diten ne pune... e gruaja tere diten ne shtepi, mos te preki asgje me dore . ( Kjo vlen per te dyja palet).

Pastaj ne lidhje me forumin e anetaret : E njenta gje shkon edhe per ato femra/meshkuj qe jane me dike realisht , por k'tu ne virtual i shikon duke ju varur nga pas lloj lloj palloshi/shje . Ky mendim Bruto i censuruar, nuk eshte per tu marre si shembull.
 
Redaktimi i fundit:
Te duket e drejte ty qe,burri te punoje gjithe diten,te vije te ndihmoje dhe gruan ne punet e shtepise? (Per grate qe rrine ne shtepi e kam fjalen une)

Po cte keqe ka?
Po pse qenka e drejte qe grate te punojne ter diten pastaj kur te vine ne shpi te meren dhe me punet e shtepise?
Po nese punojne te dy si i behet per punet e shtepise? Apo gruaja e perdor fshesen me mire :p
Po dhe ato gra qe rrine ne shpi duhet te ndihmohen nga burrat e tyre... kjo eshte bashkjetesa cdo njeri jep dicka :p
 
Duhet te duam njeri-tjetrin me shume.

Duhet qe mardhenjet njerzore te mos ndertohen ne hirarki gjinie se kjo do ishte fundi.
Shembull tipik jane e disa situata me siper.
Une dua dhe me pelqen te jem nene,moter grua qe perkujdes dhe i don keta te fundit, me pelqen te perkujdes familjen time me shume se veten,kete jo si detyrim por si dashuri per ta.
Ama po ashtu cdo pjestar i familjes duhet ta shikoj ne kete kendveshtrim,nese shikohet ndryshe ajo familje ka marre fund.

Duhet qe bota femrore te rris djem me taban fisnik dhe te formuar,ku femren ta shikojne si shoqe jete ,si frymzim dashurie dhe dhimbshurie,dhe jo si objekt seksual apo akoma me keq cop mishi me dy sy.
Injoranca,patriarkalizmi eshte fenomen degradues i nje shoqerie.
Sa me shume dije,arsimim,toleranc dhe partneritet ne mardhenjet njerzore,aq me shendetshme nje shoqeri.
 
Po cte keqe ka?
Po pse qenka e drejte qe grate te punojne ter diten pastaj kur te vine ne shpi te meren dhe me punet e shtepise?
Po nese punojne te dy si i behet per punet e shtepise? Apo gruaja e perdor fshesen me mire :p
Po dhe ato gra qe rrine ne shpi duhet te ndihmohen nga burrat e tyre... kjo eshte bashkjetesa cdo njeri jep dicka :p

Duke lexuar komentin tend me duket se kam lexuar nje shkrim te nje ekonomisti mbi martesen e pare ne planin e efektivitetit (mund te gabohem se eshte bere kohe e gjate). Por mbaj mend qe shkruante burri me gruan ti ndajne punet e te bejne ate qe eshte me efektiv per ta. Psh nqs burri eshte me i shpejte ne pastrimin e banjos ta bej ai. Jane ca pune si psh mirembajtja e shpise heqja e bores apo pastrimi i barit qe do sdo jane ekzluzivitet i mashkullit :D
Per fat te keq, iken kohet e Andon Zako Cajupit qe meshkujt te rrojne nga grate. :D
 
E pse qenkan eksluzivitet I mashkullit pastrimi I barit? Apo heqja e bores?:p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top