"Te jesh vetvetja"

Shpesh hasim shprehjen-"te jesh vetvetja".
Dhe mitizimi qe i behet dikujt qe shperthen, nevrikoset, reagon, ndonjehere edhe shan apo ofendon per te kerkuar ndjese me vone, te ben te mendosh qe vetem keta lloj personash qenkan vetvetja.
E kush e tha kete?
Kush e percakton?
Dikush qe nuk reagon ndaj budallalleqeve, dikush qe injoron negativitetin, dikush qe nuk ka shperthime, nuk eshte impulsiv/e nuk qenka vetvetja?
Pse?
Si?
Qysh?
Tek?
Nga?
Kur?
A thua se vetvetja qenka reagimi i shpejtuar ndaj gjithcka e cdo gjeje.

Vetvetja eshte gjithkush prej nesh.
Si ai/ajo qe nevrikoset, si ai/ajo qe i thote gjerat ashtu si i vijne, si ai/ajo qe i thote gjerat ashtu si nuk i vijne, si ai/ajo qe nuk i thote fare, te gjithe jemi vetvetja.
Madje edhe ai/ajo qe ka tre maska per ti thene gjerat eshte vetvetja.
Po po vetvetja eshte, thjeshte eshte vetvetja me tre maska te ndryshme.
Edhe mashtruesi eshte vetvetja, edhe hipokriti eshte vetvetja, edhe frikacaku eshte vetvetja pikerisht sepse vetvetja e tij eshte mashtuese, hipokrite, frikacake.
Vetvetja eshte edhe intriganti, sahanlepirsi, thashethemexhiu, i ligu,i miri, altruisti,egoisti,hajduti,i cmenduri, te gjithe jane vetvetja.
Kush reagon ndaj cdo veprimi/aksioni/gezimi/zhgenjimi/perjetimi na qenka vetvetja ndersa kush reflekton, matet para se te flase ose injoron gjithcka nuk qenka vetvetja.
Jallaaaaaaaa, ku e keni lexuar/mesuar/pare/degjuar kete?
Po ata qe ketej mitizojne te qenurit vetvetja sepse reagojne nxitimthi ndaj nje situate e nga ana tjeter shprehin admirim per theniet e filozofeve, shkrimtareve,mendimtareve, fetareve te ndryshem qe ftojne njerezimin te tregohen te matur, te drejte, te ekulibruar, po keta a jane vetvetja?

Vetvetja e pra mo jane, thjeshte ne mengjes duartrokasin shperthimet impulsive te dikujt ndersa pasdite postojne thenie filozofesh.
E shikoni pra qe te gjithe jemi vetvetja?

Dmth dikush qe shpreh e fal vetem dashuri nuk qenka vetvetja?
A ka momente kur ky person nuk ka deshire as te shprehe e as te fale dashuri?
A ka momente kur ky person ndikohet per keq nga faktore te jashtem?
Po patjeter qe ka por eshte zgjedhja e tij/saj te heshte, te reflektoje deri ne momentin qe eshte perseri gati te shprehe e fale dashuri.


Te krenohesh sepse je vetvetja e ta perdoresh si kriter per te pelqyer/admiruar/mitizuar dike eshte totalisht pa kuptim.

Kriter eshte dhe duhet te jete-
Si eshte vetvetja ime?
Po e jotja?
Po e atij/asaj?
Kjo po qe eshte teme per debat dhe ketu mund te themi cila vetvete na pelqen dhe pse na pelqen ose pse nuk na pelqen vetvetja jone apo e kujtdoqofte.


Mjaft me mitizimin e te qenurit vetvetja.
Mua psh nuk me pelqen vetvetja e dikujt qe merr per se koti, nxehet, ngre zerin, reagon pa menduar per te kerkuar ndjese me pas.
Jam i sigurt qe shume prej jush ketu nuk i pelqen vetvetja ime per nje arsye ose nje tjeter.
Por nuk me pelqeni sepse nuk ju pelqen vetvetja ime dhe jo sepse une nuk kam vetvete!
Jam i sigurt qe te gjithe ketu jemi vetvetja, asaj nuk i shpetojme dot!



PS-Ca keni bo?
Mire?
A u lodhet tu lexu?
Fusni nje gote uje se ju mbush me oksigjen?
 
Virtualiteti ,per shume kend eshte territori i pershtatshem per te shfaqur te gjitha personalitet e vetvetes.
Shume kush nga ne vuan nga keto asortimente.
 
Ju dalt ngjyra lugat :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top