Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur

elbruna

Anëtar i Respektuar
Ja disa mënyra të thjeshta për të ruajtur peshën ideale pa u lodhur shumë dhe pa mbajtur dieta

Shijojeni ushqimin

Ju duket e gabuar, por në fakt, nuk është. Ushqimi duhet shijuar jo të konsumohet shpejt e shpejt. Të shijosh ushqimin është çështje më vete. Mos hani kurrë në këmbë si një kalë, por uluni si njerëz në tavolinë: mëngjesi, dreka dhe darka janë momente pushimi. Nuk jeni në "pit stop", që t‘ju kronometrojnë orën. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin, sepse kjo do t‘i bëjë mirë edhe tretjes. Shpesh pesha në stomak dhe fryrja pas ngrënies së një vakti, i detyrohen pikërisht shpejtësisë me të cilën konsumohet ushqimi.

Ecni

Nuk është e nevojshme të vraponi në të ftohtë dhe në kohë me shi, apo të masakroni veten mbi një pistë vrapimi. Mjafton të ecni. Nëse shkoni në punë me autobus, zbrisni një stacion para dhe ecni në këmbë. Nëse jeni me makinë, mund ta parkoni larg punës. Edhe ashensorin përdoreni vetëm kur jeni të ngarkuar me ushqime, herët e tjera ngjituni me shkallë. Gjithashtu mund të blini edhe një ‘numërues hapash‘ që regjistron aktivitetin tuaj personal. Kjo gjë mund t‘iu motivojë të përmirësoni rekordin e ecjes së përditshme.

Mos blini rroba të reja

Vajza. Nëse shpresoni të dobësoheni duke blerë rroba shumë të ngushta, duke menduar që do t‘iu vijë dëshira të rrëzoni disa kile duke i veshur, të jeni të bindura se është një manovër e kotë. Nëse jeni shëndoshur, atëherë mos blini shumë rroba. Për të hequr fiksimin blini diçka të vogël. Mos e ndërroni gardërobën pa rënë njëherë nga pesha. Kështu rregulli është: asnjë blerje e re pa ardhur në formë!. Pasi t‘ia keni arritur qëllimit, dhuroji vetes fustanin që ëndërronit, sepse e keni merituar dhe zhdukini menjëherë veshjet e mëdha nga gardëroba.

Kërceni

Kërcimi nuk është vetëm për t‘u dëfryer. Mund të praktikohet në çdo lloj moshe. Të ndihmon të largosh stresin, lufton osteoporozën, vë në lëvizje të gjithë muskujt dhe është shumë argëtues. Duke u regjistruar në një kurs kërcimi mund të njiheni me persona të rinj. Gjithashtu, mund ta praktikoni edhe në shtëpi: ndizni magnetofonin dhe lëreni trupin të lirë. Në fundjavë mund të frekuentoni edhe ndonjë disko: do të jetë argëtuese dhe kryesorja do të digjni shumë kalori.

Qeshni

E dinit që e qeshura djeg kalori? Një studim i bërë në Amerikë ka analizuar 90 persona të rritur dhe u dha atyre të shihnin një film komik: kur qeshnin, konsumi i tyre energjik rritej nga 10 në 20%. Duke qeshur nga 10 deri në 15 minuta në ditë do të digjni 40 kalori: pra në një vit do të jeni 2 kile më pak. Jo keq apo jo?

Shëtitni në park

Vraponi së bashku me fëmijët tuaj, luani me top me bashkëshortin ose shëtisni me qenin. Ka qindra mënyra për të lëvizur në ajër të pastër.

Dilni nga strofulla juaj

Dihet që dimri sjell me vete të ftohnin dhe shirat. Por ky nuk është një justifikim për të qëndruar mbyllur gjithë ditën në shtëpi. E dini që shpesh mërzia dhe vetmia ‘thërrasin‘ ushqimin? Lidhja divan-dvd-revistë kërkon biskota, çokollata, patatina. Mund të mos jetë problematike një herë, por nëse bëhet zakon atëherë nuk është aspak mirë. Për të shmangur këtë gjë, regjistrohuni në një kurs ose shkoni të luani "bowling". Mjafton të dilni jashtë shtëpisë.

Pastrimi

Le të themi që të bësh punët e shtëpisë, nuk është maksimumi i jetës. Për disa shtëpiake nuk është aspak argëtuese, madje u duket prishje e qetësisë. Gjithsesi, ia vlen të dini se kjo sakrificë, përveçse e bën të pastër dhe të jetueshme shtëpinë tuaj, ju ndihmon edhe të ruani linjat. Kështu që vazhdoni të pastroni dritaret, të lani dyshemetë, të sistemoni raftet dhe të rregulloni garazhin.

Shkoni në pishinë

Mjaft shkuat një ose dy herë në javë. Mos nxirrni justifikimin e flokëve apo të klorit. Lëreni mënjanë dembelizmin: përgatisni çantën dhe dilni nga shtëpia. Pjesa më e madhe e gjërave janë bërë. Do të jetë më argëtuese të ishit nën shoqërinë e ndonjë shoqeje, por nuk ia vlen të kaloni gjithë kohën duke bërë muhabet. Noti është një sport shumë i kompletuar për gjymtyrët, zemrën dhe mushkëritë dhe të tonifikon.

Puthje dhe jo vetëm

E dinit që puthjet pasionante djegin kalori? Puthja, edhe ajo më e pafajshmja, është një antidepresiv i shkëlqyer. ثshtë një demonstrim dashurie. Puthja erotike është magjike, e madje edhe analgjezike, sepse prodhon endorfinë, substancë me efekt qetësues. Për më tepër puthja vë në lëvizje 39 muskuj. Një puthje 15 minuta djeg 120 kalori. E pra çfarë prisni? Futuni menjëherë punës!/shqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top