Të huajt do të ‘shëtisin’ me armë nëpër Shqipëri, armatosen ish-policët që kërcënohen nga bandat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të huajt do të ‘shëtisin’ me armë nëpër Shqipëri, armatosen ish-policët që kërcënohen nga bandat
1592841688426.png
Të huajt që jetojnë në Shqipëri mund të kenë të drejtën për të blerë dhe mbajtur armë. Një mundësi e tillë do t’u krijohet nga qeveria nëpërmjet ndryshimit të ligjit “Për Armët”.

Projektligji për Armët, i hartuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është hedhur për konsultim publik dhe drafti pritet të miratohet nga qeveria dhe më pas të votohet nga Parlamenti.

Në 35 nenet e këtij projektligji, që ka kaluar në Qeveri dhe pret votën e deputetëve janë detajuar disa specifika që nuk kanë më parë. Bie në sy shitja e armëve për të huaj, sipas kategorisë së përcaktuar, mbajtja e armëve nga ish-punonjësit e Policisë dhe përdorimi i armëve për alarm dhe sinjalizim.

Në draftin e siguruar nga Gazeta “Shqip” i jepet e drejta të huajve që të blejnë një armë në Shqipëri. Në nenin 6 të këtij projektligji janë përcaktuar kategoritë e armëve, sipas rendit alfabetik. Pikërisht në kategorinë B dhe C u jepet e drejta rezidentëve të huaj të blejnë armë zjarri, madje edhe gjysmë automatike për të cilat autorizimi lëshohet nga Kreu i Policisë së Shtetit. Sipas ligjit, leja për të huaj bëhet vetëm për qëllim koleksionimi.

Por ka edhe specifikime të tjera. “Brenda territorit të vendit, të huajt rezidentë mund të blejnë armë zjarri të klasifikuar në kategorinë “B” dhe “C” vetëm me autorizim, që jepet me miratimin paraprak të vendit të tij.

Fjala bie, nëse një italian jeton për pak kohë në Shqipëri ai ka të drejtë të pajiset me armë zjarri gjysmë automatike, e vlefshme për qitje, për gjah, apo koleksion vetëm nëse autoritetet italiane e miratojnë një gjë të tillë.

Dhe pas marrjes së armës, detyrimin për kontrollin e tij, afatet, kushtet e përdorimit të armës e të tjera janë detyrim i autoritetit policor shqiptar.

Armatosja e ish-policëve të rrezikuar nga bandat

Një tjetër pikë në këtë projektligj është edhe “armatosja” e ish-punonjësve të Policisë së Shtetit. Në nenin 27 të ligjit aktual shtohet pika 6 ku thuhet se: “Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje”.

Pra tashmë ish-punonjësit e policisë do të kenë mundësi, nëse duan, që të jenë të armatosur edhe pas largimit nga detyra. Kjo masë është marrë për shkak se këta ish punonjës mund të kenë rrezik për jetën për arsye të punës që kanë bërë më pare, kur janë përballur me personazhe të botës së krimit.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm në Ligjin për Armët është edhe ai i krijimit të regjistrit elektronik. Një nen i tërë i është kushtuar këtij regjistri, ku në mënyrë të detajuar përcaktohen hapat që duhet të ndjekë çdo individ që ka të drejtë të mbajë armë për ta regjistruar atë.

Tashmë regjistrimi i armëve, pjesëve kryesore e municioneve të tyre, bëhet në format elektronik në sistem të informatizuar, i cili menaxhohet nga Policia e Shtetit. Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve i lejon akses autoriteteve policore dhe autoriteteve hetimore të bëjnë kontrollet e nevojshme.

Aty hidhen të gjitha të dhënat e armës, por edhe nëse bëhen ndryshime në strukturën e armës duhen sërish të deklarohen për t’u regjistruar. Këto të dhëna do të mbahen në sistemet e ruajtjes së të dhënave nga autoritetet kompetente, për një periudhë nga 10 deri 30 vitesh pas shkatërrimit të armëve të zjarrit.

Po kështu edhe tregtarët e armëve të gjahut janë të detyruar të ndjekin të njëjtën procedurë për regjistrim. Aktualisht ky projektligj është në fazën e diskutimeve publike dhe më pas pritet që të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe në Kuvend.

Gjithsesi, lufta kundër krimit dhe përmirësimi i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri, janë dhe mbeten prioritetet strategjike për Qeverinë e Shqipërisë, sidomos kur armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për jetën e qytetarëve, për rendin dhe sigurinë publike, edhe si një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Policia e Shtetit në vazhdimësi i ka kushtuar vëmendje të veçantë parandalimit të veprave penale të armëmbajtjes pa leje, por edhe të veprave të tjera penale që kanë të bëjnë me trafikimin e armëve, të municioneve etj.

Vendi ynë ka përqafuar iniciativat rajonale për forcimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjithë rajonin.

Objektivat e Strategjisë dhe Planit të Veprimit janë në përputhje të plotë me Udhërrëfyesin për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për zotërimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) dhe municioneve të tyre, në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2024.

Armët e Vogla dhe të Lehta, nëse nuk kontrollohen, mund të paraqesin kërcënim për sigurinë e brendshme dhe vendi të klasifikohet si vend tranzit, apo burim i rreziqeve për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Armët ndikojnë tek njerëzit, komunitetet dhe bizneset. Ato vazhdojnë të shkaktojnë humbje të jetëve, dëme ekonomike dhe sociale, si dhe frikë për publikun.

Edhe pse vendi ynë ka një ligj në fuqi për armët, miratimi për herë të parë të pronësisë private mbi armët, ka nevojë për ndryshime, jo vetëm për shkak të eksperiencës së krijuar gjatë zbatimit të tij, por edhe për faktin se Direktiva e Armëve të Zjarrit të BE-së ka ndryshuar në vitin 2017.
Copyright Gazeta SHQIP
 
Projektligji me kot qe kane bere ndonjehere. Kategoria e personave me nenshtetesi te huaj ne Shqiperi jane diplomate ose sipermarres biznesi privat. Se ca dreqin do ju hyjne ne pune armet "gjysem automatike" ketyre askush se di. Ose me mire e di zarfi qe ka marre Sandri perfituesit te cilet jane 2 persona qe kane eskluzivitetin e tregtise se armeve ne Shqiperi.

Shqiperia nuk i ka kushtet per pajisjen me arme me leje te civileve. Uroj mos e miratojne. Por dhe po e miratuan jo te gjithe mund ti blejne. 1 arme gjahu me e thjeshta e mundshme fillon me cmimin 1500 euro.
 
Kjo e ish policeve edhe e ka nje llogjike.

Por me te huajt se kuptoj arsyen? ?
Ne skemi as precedente kriminale me te huajt, sjemi as sao paulo, as rio e brazilit ku te huajt rrembehen dhe grabiten ne mes te dites. Ne jemi nje vend i qete mikprites ku te huajve hera heres u puthim dhe sumen mundesisht nga karakteristikat e llojit servil dhe ndjenja inferioritetit qe ka nje pjese derrmuese e jona, tani sna ngelet gje tjeter por ti pajisim dhe me arme ?‍♂️

Greku i finiqit qe ska nenshtetesi shqiptare pervecse hedh shurren perpjete me thirrjet antishqiptare per vorio epir, por tani i japim mundesine dhe te armatosen. Bravo qeveria lol
 
Te kjo pjesa e fundit me vajti mendja.

Do ishte shume mire sikur populli Shqiptar te ishte i armatosur e i pergjegjshem.

Ska ushtri me te forte se nje popull i armatosur
 
Te kjo pjesa e fundit me vajti mendja.

Do ishte shume mire sikur populli Shqiptar te ishte i armatosur e i pergjegjshem.

Ska ushtri me te forte se nje popull i armatosur

Ska popull te pergjegjshem me arme ne duar po nuk i funksionoje sistemi drejtesise.

Gjithsesi ne si popull te armatosur jemi, por me arme ilegale, ku te groposura e ku poshte dyshekut ?
 
Ska popull te pergjegjshem me arme po nuk i funksionoje sistemi drejtesise.

Gjithsesi ne si popull te armatosur jemi, por me arme ilegale, ku te groposura e ku poshte dyshekut ?
E di cila eshte ushtria me e madhe ne bote?
 
Populli amerikan eshte ushtria me e madhe ne bote, sepse ka shume gjuetar dhe arm mbajtes.

Sikur ushtria e shba-s te ishte e ngordhur si e jona, prape asnje vend nuk do ishte ne gjendje ta pushtonte ate.

Thjesht po them sa rendesi ka armatimi i popullit Shqiptar :p
 
Po sigurisht.
Enveri kur erdhi n'pushtet me komunistet levizjen e pare qe beri ishte sekuestrimi i armeve ne popullate me ane te nje ligji te posatcem gje e cila e mbajti ne pushtet deri sa vdiq.
 
Te kjo pjesa e fundit me vajti mendja.

Do ishte shume mire sikur populli Shqiptar te ishte i armatosur e i pergjegjshem.

Ska ushtri me te forte se nje popull i armatosur
Ne fakt ketu e ke gabim, shqiptari vret vellain e vet vetem per 1 gardh jo me te tjera; si edhe do te shtoja qe

Ska ushtri me te forte se nke popull i arsimuar . :)
 
Kjo e ish policeve edhe e ka nje llogjike.

Por me te huajt se kuptoj arsyen? ?
Ne skemi as precedente kriminale me te huajt, sjemi as sao paulo, as rio e brazilit ku te huajt rrembehen dhe grabiten ne mes te dites. Ne jemi nje vend i qete mikprites ku te huajve hera heres u puthim dhe sumen mundesisht nga karakteristikat e llojit servil dhe ndjenja inferioritetit qe ka nje pjese derrmuese e jona, tani sna ngelet gje tjeter por ti pajisim dhe me arme ?‍♂️

Greku i finiqit qe ska nenshtetesi shqiptare pervecse hedh shurren perpjete me thirrjet antishqiptare per vorio epir, por tani i japim mundesine dhe te armatosen. Bravo qeveria lol

Po sjane ish police por mbeten police ne detyre ata qe cojne mbas hekurave keqberesit bro pra kane arme zjarri. Atij grekut te finiqit keto dite do i serviret nje dru i mire me thyerje kockash gjasme ra nga shkallet lool
 
Ne fakt ketu e ke gabim, shqiptari vret vellain e vet vetem per 1 gardh jo me te tjera; si edhe do te shtoja qe

Ska ushtri me te forte se nke popull i arsimuar . :)
Po prandaj thash i armatosur dhe i pergjegjshem, qe komshia mos te vrasi komshin per nje cope gardhi.

Po nese arsimi ne con ne armatim atehere i bie te jete njesoj. :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top