Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
foshnje-pakistan.jpg
Në një lojë televizive mund të fitosh gjithcka, që nga paratë, udhëtimet turistike, famëne të tjera të mira materiale por në Pakistan mund të fitosh një…fëmijë.

Një spektakël televiziv vendas “shpërndan” fëmijë për fituesit e tij. Emisioni ka prekur majat e shikueshmërisë, sidomos në këtë periudhë kur shikuesit janë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Organizatorët thonë se foshnjet janë jetime dhe ofrohen për fituesit që këta të fundit të kryejnë një gjest human, t’u sigurojnë atyre një strehë dhe një të ardhme.

Por spektakli është vënë në qendër të kritikave. Shumë e akuzojnë se po mundohet të përfitojë shikueshmëri duke përdorur mizorisht një cështje kaq të ndjeshme për shoqërinë vendase.

Por organizatori, i quajtur Aamir Liaquat Hussain deklaroi emisioni ndiqej në të tilla nivele edhe para se mes “cmimeve fituese” të futeshin foshnjet e braktisura.

“Ne marrim këta fëmijë dhe i vendosim në dispozicion të njerëzve në nëvojë, të prindërve në nevojë duke u siguruar atyre një të ardhme dhe një strehë”, thotë ai.

Pakistani radhitet ndër vendet me braktisjen më të lartë të foshnjeve nga nënat e tyre. Për shkak të mentalitetit, të lindurit nga një marrëdhënie jashtëmartesore nuk pranohen nga prindërit dhe pak prej tyre përfundojnë në jetimore, pjesa tjetër vritet apo braktiset.

Të dhënat nga organizata vendase tregojnë se vetëm në rajonin e Karachit, këtë vit janë gjetur të mbytur 300 bebe. / Top Channel
 
Titulli: Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit

Gjest per tu admiruar,por nje femije nuk mund te futet ne 'loje'.Ka plot familje qe kerkojne nje femije,por jo ne kete menyre.Nje pyetje lind vetvetiu.Po femijen kur e keni lindur?Jo se linda,e fitova ne nje loje televizine :0 ?
 
Pyetja qendrore eshte : ca familje e "fiton" cmimin = femijen?!

Te pakten procedurat e adoptimit, interesohen per familjen qe do mari femijen, keshtu ata te Tv-se, ca interesohen? Mbase eshte trafikant femijesh, mbase eshte psikopat, mbase ska me ca ta risi....

Mua me duket per te denuar xhesti i tyre, bejne cdo gje per te pasur tele-shikues, sa qe perdorin jeten e nje qenie te pafajshme, qe mund te perfundoj tek ca njerez qe ti shkatrojne jeten me keq se sa do e kishte ne nje jetimore.
 
Titulli: Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit

Gjest per tu admiruar,por nje femije nuk mund te futet ne 'loje'.Ka plot familje qe kerkojne nje femije,por jo ne kete menyre.Nje pyetje lind vetvetiu.Po femijen kur e keni lindur?Jo se linda,e fitova ne nje loje televizine :0 ?

E pra meqe eshte i braktisur nuk eshte keq edhe keshtu te fitoj nje familje ai femije, meqe eshte numer i madh i femive te braktisur ...

Lum ata njerz se hapin zemrat e panoj ne familje femij te braktisur
 
Titulli: Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit

Si gjest i mire qe femijet mos te mbesin ne jetimore por sme duket gje e mire qe te qiten si "shperblim" !
 
Back
Top