Të famshëm që vuajnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1452631698zeta-2.jpg


Nuk është sekret, që shumë njerëz të famshëm kanë luftuar me depresionin.

1. Catherine Zeta Jones prej vitesh vuajti nga çrregullimi bipolar, ose depresioni maniak. Ajo ka pohuar se, shtrimi në spital ishte vendimi më i mirë që kishte marrë në jetë.

2. Fituesja e çmimit “Oscar”, Emma Thompson tregon se depresioni i rëndë e vuri përfund. “Mezi çohesha nga shtrati. Më ndihmoi aktrimi në filma të ndryshëm, pasi largohesha nga jeta reale”.

3. Diva australiane e Pop-it, Kylie Minogue ra në depresion të thellë, kur u diagnostikua me kancer në gji. “Anulova koncertet, u operova dhe iu nënshtrova kimioterapisë. Ky largim nga puna la hapësirë të mjaftueshme, që ndjenjat negative të mbërthenin shpirtin tim”.

4. Aktorja simpatike, Brooke Shields kaloi në depresion pas lindjes, për të cilin përdori antidepresivë.

5. Angelina Jolie ra në depresion pas vdekjes së nënës. “Nuk e ndaloja dot vërshimin e mendimeve negative. Nuk kisha vullnet të ngrihesha në mëngjes. Më dukej sikur isha futur në një vend shumë të errët dhe se nuk isha e aftë të lëvizja. Shpëtimin e gjeta në punë”, tregon ajo.

6. Edhe bashkëshorti i saj, Brad Pitt e pranon se është përballur me depresionin. “Depresioni është një sëmundje, që të ndihmon të zbulosh se kush je ti në të vërtetë. Unë e kritikoja veten derisa shkoja të flija. Mezi prisja të shkoja në shtëpi dhe të fshihesha diku”.

7. Ellen DeGeneres thotë se ra në depresion të thellë, teksa e trajtonin pa respekt vetëm se ishte lesbike. “Kam kaluar nga të bërit shumë parà përmes një seriali komik, te të mos bërit asnjë cent”.

8. Shkrimtarja e Harry Potter, J. K. Rowling thotë se ka kaluar një kohë shumë të keqe, por tani ndihet krenare, që e kaloi atë fazë.

9. Aktorja Hayden Panettiere kaloi depresionin e paslindjes. “Shumë njerëz mendojnë se, kjo sëmundje nuk është e vërtetë, se është diçka që njerëzit e shpikin në mendjen e tyre. Ata mundohen ta injorojnë ekzistencën e saj. Por, kjo është një sëmundje e pakontrollueshme, e frikshme, dhe femrat kanë nevojë për shumë mbështetje”.

10. Këngëtari Adam Levine është diagnostikuar me “A.D.H.D.”, që do të thotë probleme me përqëndrimin. “Kam pasur probleme që kur isha në shkollë të mesme. Edhe sot nuk iu kushtoj vëmendjen e duhur gjërave, pasi në të vërtetë vuaj nga mospërqëndrimi”.

11. “Unë kam përdorur ‘Prozak’ për një kohë të gjatë dhe ndoshta më ka ndihmuar pak, por ka njerëz që e përdorin gjatë gjithë jetës. Në një moment të caktuar e kuptova që duhej të ndahesha prej tij”, rrëfen ylli i komedisë Jim Carrey.

12. “Në momentin që thashë ‘kam nevojë për ndihmë, pasi vuaj nga Bulimia’, e kuptova që do të bëhesha më mirë dhe isha i vendosur që të shërohesha”, tregon legjendari i muzikës Elton John.

13. I paharrueshmi Robin Williams, që na bëri të qeshim me lot, vrau veten dhe një nga shkaqet ishte edhe depresioni. “Një minutë ishte i qartë, pastaj thoshte gjëra pa kuptim”, tregon bashkëshortja e tij. 63-vjeçari vuante nga Parkinsoni.

/ Top Channel
 
Titulli: Të famshëm që vuajnë

Dje po lexoja pikerisht nje ligjerate te Stephen Hawking qe ka bere kohen e fundit. Krahasonte depresionin me nje vrime te zeze, te ciles nuk mund ti ikesh, domethene kur dikush bie pre e depresionit nuk ka pse ndjehet fajtor qe i ka ndodhur ajo, e keshilla e tij ishte: kini durim se si depresioni dhe vrima e zeze kane nje dalje, ose jashte nga eshte hyre ose ne drejtim te kundert ne nje univers tjeter.
 
Titulli: Të famshëm që vuajnë

Po normale njerez jan dhe kta sjan copa guri..Se kan paran kan famen kjo sdo te thot se nuk ju ndodh gje me shndetin apo jeten e tyre....
 
Titulli: Të famshëm që vuajnë

kta vuajn se kan qef tjen te dobet kurse ka njerez qe vuajn per copen e bukes se gojes :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top