Të falësh i bën mirë zemrës!

Love

βeℓℓe â๓e
Njerëzit që arrijnë ta largojnë mërinë dhe të falin të tjerët, e mbajnë presionin arterial në nivele normale, ndryshe nga ata që rrëmbehen nga zemërimi

te-falesh-i-ben-mire-zemres.jpg


Duhet të dish të falësh. Kjo thuhet edhe në Bibël, por në fakt tani janë studiuesit, të bazuar në studime të mirëfillta shkencore që e sugjerojnë një gjë të tillë; duhet lënë mënjanë zemërimi dhe duhen falur njerëzit e tjerë, sepse një gjë e tillë nuk i bën mire vetëm shpirtit, por edhe shëndetit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se ata njerëz që janë të aftë të largojnë mërinë dhe zemërimin ndaj të tjerëve dhe që mund të falin, kanë më shumë mundësi të reduktojnë rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut, gjendje që vjen si rezultat i një momenti të tensionuar shpirtëror ose psikologjik.

Në studim morën pjesë 200 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të mendonin për momentet nga jeta e tyre kur janë zhgënjyer apo ofenduar nga sjellja e një miku. Gjysmës iu kërkua që të rikujtonin se sa ishin zemëruar, ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua që momentet e zhgënjimit t’i kujtonin në mënyrë më të qetë dhe me prirjen për të falur.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin të lidhur me disa monitorë që tregonin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. U pa se “grupi i të inatosurve” ose atyre që e rikujtonin ende me gjaknxehtësi apo zemërim ngjarjen e dikurshme, kishte një presion më të lartë gjaku krahasuar me “grupin që falte” dhe që rikujtonte me qetësi gjithçka.
Zemërimi dhe gjendja e nderë emocionale i bën keq zemrës, kjo është e sigurt, prandaj më mirë falni dhe kalojeni gjithçka me qetësi, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që do të jeni më mirë shpirtërisht, por edhe më të shëndetshëm fizikisht.
Burimi: g.shqip
 
Pe: Të falësh i bën mirë zemrës!

Prandaj gezoj shendet te mire une e nuk vuaj nga asgje,pasi edhe kur me ofendojne them: FLM:)
 
Pe: Të falësh i bën mirë zemrës!

Ndonjëherë është mirë të shfryhesh: psh. samarit në vend të gomarit!!

Ose shko në mal e bërtit me gjithë fuqinë që ke! Hudhe jashtë mbeturinën!:nxef::kokes::stelle:
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Ehh jam pak strikte rreth faljes...por nganjhere duhet te falesh qe te mos i bej dam vetes sime !
 
Re: Të falësh i bën mirë zemrës!

Une jam me idene qe duhet te dish ke te falesh. E fal dike dhe ai/ajo vazhdon po me te njejta veprime qe ty te bejne te ndihesh keq , cu pa puna? Ose duhet te falesh por mos tju lesh shkas te bejne veprime qe te lendojne
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Fundja, falja per njerez eshte...:)
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!


Ne aspektin fetar, edhe Kur`ani Feja jone vazhdimisht na porosit: Faleni te tjeret ! Faleni te tjeret!

Mir eshte qe te falim dhe njerezit duhet te falen, ska aspak dyshim ne kete miresi, por ne realitet ka edhe disa njerez, qe nuk e meritojn faljen...


 
Pe: Të falësh i bën mirë zemrës!

Eshte vertet gje e mire
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Mua me ndodhe me shume te i fale te tjeret , sesa te kerkoj falje nga te tjeret. Por nuk e kam problem as te fale dikend , por edhe ti kerkoj falje ta pranoj gabimin tim .
Eshte e vertet ajo qe thuhet si Bibel , si ne Kuran per faljen , dhe me se miri i argumnetojn keto keshilla fetare studimet shkencore . Dhe i japin vleren porsoive fetare mbi ate qe perqojn per jeten tone .
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Duhet të dish të falësh. Kjo thuhet edhe në Bibël, por në fakt tani janë studiuesit, të bazuar në studime të mirëfillta shkencore që e sugjerojnë një gjë të tillë; duhet lënë mënjanë zemërimi dhe duhen falur njerëzit e tjerë, sepse një gjë e tillë nuk i bën mire vetëm shpirtit, por edhe shëndetit.

Ngajher inati eshte aqe i fort sa nuk ben dobi asgje per ti kerku falje.Jam tip se fal shpejt por te kerkoj falje shum rrall ndodhe, por nese kalon normat per mua kapitull i mbyllur eshte ai rast.
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Un si fal hic ca me fal , dhe per cfar ?Sidomos ato 5 ftyrshit qe ska shonc me i fal . Sa per zemeren dhe duke mos fal e kam tull , me matjet e bera pulsi i zemres pas sforcimit del me moshen 25 vjecare kshu qe jam ok .Si besoj shum ktij artikulli .
 
Titulli: Të falësh i bën mirë zemrës!

Varet neqoftese ja vlen ta falesh ate person
 
Ç'do ndjesi urrejtje të streson si rrjedhojë s'ka se si të jetë e mirë.
Falja sjell çlirim edhe të bën të ndihesh mirë!
 
Sigurisht qe po,por jo cdo pleher duhet falur.
Sepse te falurit do thote te mos ndeshkohet i keqi,dhe e padrejta,dhe kjo eshte e demshme per nje shoqerine sociale.
 
Edhe falja ka nje kufi, pse cu be ktu :d
 
Tjeter gje qe ne njerezit jemi shume egoiste dhe ndonjehere pse jo shpirtngushte por te falesh i ben mire jo vetem zemres por tere qenies njerezore
 
Unë i kam falur të gjithë ata /ato.,

Por ai atje siper a do i falë?

Mos harroni se eksiston një Zot dhe ai do e vendosë per ne të gjithë ?
 
Po qe gabim i rende sikur qielli me token te puthen, stë fal!! Ka shtet ktu!! ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top