Të dashurohesh pas një miku

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të dashurohesh pas një miku

How-to-Make-a-Friend-Fall-in-Love-with-You.jpg


Kam rënë në dashuri me mikun tim më të mirë, po tani si t’ia bëj? Mos vallë miqësia dhe dashuria mes një burri dhe një gruaje janë marrëdhënie që rrjedhin paralelisht dhe të destinuara për të mos u kryqëzuar kurrë? Ja si mund ta përballoni situatën nëse ju ndodh diçka e tillë

Ndodh që miku i ngushtë të bëhet diçka më shumë për ju. Por përse femrat bien pikërisht në dashuri me shokët e zemrës? Mos vallë ndikojnë besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok? Ndoshta ka shumë arsye, por më kryesorja është që mund të mbështeteni në çdo moment tek ai. Me të mund të flasësh për gjithçka pa pasur frikë se mund të gjykohesh.

Por para se të vendosni t’i flisni hapur për dashurinë, në fillim duhet të kuptoni nëse ndjenja juaj është e sinqertë. Heshtja mund të prishë gjithçka, t’ua prishë marrëdhënien. Ndoshta nga e gjithë kjo mund të lindë një dashuri, ose në rast të kundërt do ta vazhdoni shoqërinë me një peshë me të lehtë në stomak. Ndodhi pikërisht atëherë kur nuk e prisje. Mes një besimi reciprok, një përqafimi të dashur, një komplimenti që del nga thellësia e shpirtit, duke ndriçuar papritur një ndjenjë për të cilën nuk ishit shumë e qartë. Pastaj vlerësimi reciprok dhe besimi bënë të vetën: kështu si pa e kuptuar ke rënë në dashuri me mikun më të mirë dhe e keqja është se nuk mund të kthehesh më pas. Të mbetet vetëm të rezistosh e të përballesh me situatën e ndërlikuar. Por si mund të silleni para një ndryshimi të tillë? A ndodh shpesh që dy miq të bien në dashuri dhe lidhen me njëri-tjetrin? Ja disa këshilla lidhur me këtë “problem”.

Përse ndodh

Rrugët e dashurisë janë të pafundme, por ka nga ato që fshehin kurthe dashurie më shumë se të tjerat. Miqësia midis burrit dhe gruas është shpesh një rrëshqitje e butë drejt një marrëdhënieje tjetër. Kjo ndodh sepse keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me një person tjetër pa u kufizuar, pa pasur frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, të bindur se miqësia ka kode të ndryshme nga dashuria dhe ndodh që të mos biesh në grackën e kësaj të fundit. Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundësinë personaliteteve dhe karaktereve të zbulohen gradualisht, pa qenë e nevojshme të kalohet nëpërmes etapave standarde, secila me hapa të përcaktuar dhe të detyruar.

Si të silleni


Tani që i keni qartësuar ndjenjat tuaja, prisni një moment para se të rrëfeheni. Përpiquni të kuptoni nëse ajo që ndieni ju kthehet, duke provuar që të ndërroni pak sjelljen. Kështu mund të vëreni nëse edhe tek ai ka ndonjë ndryshim. Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e qëndrueshme, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj. Gjithashtu, ky mund të jetë një moment vetmie reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka tjetër. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni. Nuk ka më kuptim të vuani në heshtje, më mirë të flisni hapur, sepse nuk i dihet mund të merrni një përgjigje pozitive.

Nëse merrni një jo

Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte largimi për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të kthjelloheni. Pavarësisht përgjigjes negative të shtireni sikur gjithçka shkon si më parë, do të thotë të sforcoheni, gjë që rrezikon të komprometojë përfundimisht marrëdhënien. Merrni të gjithë kohën që ju nevojitet për të vlerësuar nëse ia vlen dhe a është e mundur që ta varrosni ndjenjën e dashurisë dhe të kënaqeni me atë të miqësisë.
g.shqip
 
Titulli: Të dashurohesh pas një miku

Mendoj se do ishte risk i madh nese do shpreheshe , sdo kish kthim pas!
Dhe nese sdo ishte ndjenja e dyanshme , athere ne nje goditje te vetme do i humbisje te dyja...miqesine & dashurine!
Nuk jam gjindur perpara nje zgjedhje apo dileme te tille, dhe ajo cka do thoja do ishte shume teorike dhe ne parim....

por do lexoja me kenaqesi nese dikush do kish nje eksperience te tille....:)
 
Titulli: Të dashurohesh pas një miku

Jo rralle nga miqesite e mira kane lindur edhe dashuri te mira.
 
Titulli: Të dashurohesh pas një miku

Me siguri e ke fjalen per ato qe nuk deklarohen :p

Ehe, pa llogarite ketu sherbetoret :cool1::cool1:mos me pengo se po shijoje momentet: Jam ai lyps e jam ai mbret :serenat::serenat:
 
Titulli: Të dashurohesh pas një miku

Ajo arsyeja e fundit , ka edhe pergjigjen time ..ne k'te rast . E per k'te arsye mire eshte qe mos te ngaterrosh miqesine me ndjenjat emocionale.
 
Titulli: Të dashurohesh pas një miku

Mos mbani pra shok meshkuj, se kane ardh kohe te veshtira :p
Tani seriozisht, une mendoj qe i 'detyrohesh' tjetrit te verteten. Nuk mund ti rrish tjetrit si shok, nderkohe qe e shef me sy tjeter. Po, ekziston rrisku qe te zbehet edhe shoqeria qe ke me te, por edhe te rrish ta vuash perbrenda s'ben.
 
Mu kujtua nje histori e shume viteve me pare. E kisha mikun tim me te mire , flisja me te per cdo gje .
NJe dite pas gati 1 viti , vjen dhe me thote dua te te them dicka.
Dhe une qe e degjoja me gojen hapur....asgje asgje skisha dyshuar dhe ajo qe mendoja ne ato caste , edhe sot me kujtohet.....mos ja fut pordhes lol
Si perfundim i them , ti je miku im dhe di fort mire qe une jam totalisht e humbur per dike tjeter.....ai dinte cdo gje mbi mua.
Aty pastaj me tha nje shprehje epike .....por eshte cik e piset ( ty mi goce po ste **** trurin ska shonce me te **** gjo tjeter)
dhe rruget tona u ndane , pasi ai smund te pranonte te me rrinte prane pas asaj bisede dhe per me teper te degjonte mua teksa i thoja sesa e doja te dashurin tim .....
 
E q'te keqe ka po qe se trashet miqesia? :pasqyr:
 
Mbani miq vetem meshkuj te shemtut dhe qe s’ju terheqin fizikisht dhe i evitoni kto probleme ?
 
Edhe Nandi i shemtuar esht mavria.. por ti e prezantove me Plaken.. do vij tani ne Dublin ai me tuf lulesh ne dore me ate kostumin e zi tipik te dhenderiut dhe nje trendafil ke xhepi vogel dhe nje shami rruqesh nen te :p
Ehhhh Nandi eshte the exception, ka shpirtin e bukur...po e aprovoi prindi, ka vdek ai muhabet ?
 
Gjera qe ndodhin, por une per vete se kam praktiku akoma lol
 
Eh kto lohet moderrne ... dikur edhe ato fena qe dashuroheshin pas mikeshave e benin fshehurazi se npergjIthsi gjith mikun dashuronin... tash kam dal haptazi :p
 
Gabimi me i madh!!
Nuk egziston miqesia ne gjinite e kunderta, edhe nese, do perfundoje keq!!
 
Une them kaaa!!
Edhe egziston, une kam nje shok te ngushte edhe kurre se kemi par nje ti tjetrin me sy tjeter.
Ti se shef o Meloo po ai edhe te shef noj here ose te mendon por ska guxim te ta thote se do ja plasesh noj shpulle ti . 🤪😂
 
Ti se shef o Meloo po ai edhe te shef noj here ose te mendon por ska guxim te ta thote se do ja plasesh noj shpulle ti . 🤪😂
Ahahahahahahahah noooooo!
Asnjiher sme kaa par, perzoten ndoshtaa se besoni.
Kaa vite ajo miqesi, plus jaa kam hanger dasemen 😂😂😂😂
Cdo gja qe kam ose me shqeteson ja them, ene aii, qofshin dhe problemt familjare.
Jam me shume fate qe kam nji mik te tillle, edhee jaa uroj secilit me pas ne jete nji mik qe ndan cdo gjaa me te te mirat e kqijat.🫠🫠🥰🥰
 
Miku ngel mik snuk behet i dashur . Nese jo ska qen kurre mik 😁
Une ua lyp sa i njoh , ajo qe sme pranon e fus ke vazo e shoqeve ajo qe pranon e fus ne shtrat , pastaj ; me keto te vazos se pare vazhdoj te kem shoqeri te sinqerte por here pase here ua lypi , shumica sma le se me thone ne jemi shok e shoqe apo harrove ?! Me ate qe ma le kalojme ne statusin ‘Friends with benefits’ that’s it ! 😄😄😄
 
Une ua lyp sa i njoh , ajo qe sme pranon e fus ke vazo e shoqeve ajo qe pranon e fus ne shtrat , pastaj ; me keto te vazos se pare vazhdoj te kem shoqeri te sinqerte por here pase here ua lypi , shumica sma le se me thone ne jemi shok e shoqe apo harrove ?! Me ate qe ma le kalojme ne statusin ‘Friends with benefits’ that’s it ! 😄😄😄
Hahaha sei paco .🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top