Takat e larta dëmtojnë shpinën dhe këmbët

Hostel

Anëtar i Nderuar
Këpucët femërore të propozuara nga moda janë të papërshtatshme për mirëmbajtjen e këmbëve. Ja se pse...

Sipas një sondazhi të një shoqërie amerikane, 6 në 10 gra u vjen turp prej këmbëve të tyre, sepse i kanë të deformuara. Ekspertët amerikanë kanë vendosur t‘i ndihmojnë, duke u dhënë disa këshilla të vlefshme. E para: sipas ortopedëve, edhe pse këpucët, apo sandalet që veshin janë në modë, "prej tyre është mënyra më e mirë për të marrë infeksione dhe për t‘u vrarë". Ka nga ata ortopedë që theksojnë se këpucët e larta nuk e lejojnë këmbën të eci në mënyrë natyrale. Shpesh të gjitha vajzat janë të prirura të veshin këpucët e gabuara: me këpucë të mira e të rehatshme evitohen kallot dhe për më tepër këmbët janë të mbrojtura nga gërvishtjet dhe incidentet e vogla që ndodhin gjatë ditës. "Të ecësh zbathur mbi rërë, apo mbi gurë të vegjël është një ushtrim i mirë, sepse vihen në lëvizje të gjithë muskujt e këmbëve", thekson një mjek ortoped.

Në të gjitha situatat e tjera, kryesore është zgjedhja e këpucës së rehatshme. "Ato që bëjnë më shumë gabime në këtë drejtim janë femrat, të cilat mbi gjithçka vënë pamjen estetike, duke lënë mënjanë rehatinë e këmbës. Pikërisht për këtë, në 70% të rasteve janë femrat, më shumë sesa meshkujt, që kanë probleme me këmbët".

Me sa duket beteja e ortopedëve është e vështirë, sepse ata që e bëjnë ligjin nuk janë mjekët, por moda dhe stilistët. Nëse do të ishte e kundërta, takat e larta do të ishin zhdukur me kohë.

Taka më e përshtatshme për këmbët tona është 3-4 cm. "Kjo lartësi ndihmon që pesha e trupit të mos peshojë vetëm në një vend, por të shpërndahet mes shputës dhe thembrës. Takat e larta dhe shumë të holla e shtyjnë këmbën përpara dhe e gjithë pesha bie mbi shputë, duke u shkaktuar kështu dëme të mëdha muskujve të këmbës dhe shpinës. Edhe pse shkaktojnë kaq shumë dëme, stilistët vazhdojnë t‘i propozojnë këto modele, sepse me to veshjet duken më tërheqëse dhe femra duket më elegante. Për shkak të takave të larta, edhe ecja është më e çekuilibruar, sepse pas çdo hapi trupi sforcohet për të gjetur stabilitet në një pozicion që nuk është natyror".

Dhimbja e shpinës, që mund të shfaqet kur mbahen takat e larta, i detyrohet faktit që trupi duhet të përshtatet me një ekuilibër të ri. Nëse kjo dhimbje zhduket pas disa orësh, nuk është ndonjë sinjal alarmi. Gjithsesi, takat e larta mund të shkaktojnë probleme edhe në shtyllën kurrizore. Kjo lloj këpuce duhet të vishet vetëm me raste të veçanta dhe për disa orë, duke mos e bërë një zakon të përhershëm.

Edhe balerinët me këpucët e tyre të sheshta nuk duhet t‘i përdorin për një periudhë të gjatë, apo të ecin me to gjatë gjithë ditës, sepse lodhin thembrat dhe mund të shkaktojnë ënjtjen e këmbëve.

Përveç takave të larta, edhe sandalet dhe shapkat me gisht, që nga pamja e jashtme duken mjaft komode, fshehin shumë gjëra.

Këto lloj sandalesh dhe shapkash mund të përdoren nëpër pishina, ose plazhe. Përdorimi i tyre në qytet dhe ecja me orë të tëra duhen shmangur medoemos. Ortopedët amerikanë theksojnë se kjo lloj sandaleje nuk është e përshtatshme për këmbën gjatë ditës. Zakonisht këto lloj sandalesh dhe shapkash janë të përbëra me materiale jo cilësore dhe mund të shkaktojnë dhimbje kyçesh, thembrash dhe ënjtje mes gishtave të këmbës. Më të papërshtatshme janë ato plastiket. "Mes gishtit të parë dhe të dytë të këmbës ka arterie dhe muskuj nervorë që mund të dëmtohen nga këto lloj shapkash, apo sandalesh dhe kryesorja nuk i mbrojnë këmbët".



som.

Shapkat me gisht

Preferohen më shumë nga vajzat, por duhen përdorur vetëm për plazh. Për pjesën tjetër të ditës duhen zgjedhur këpucë të rehatshme



Analizimi i modeleve të ndryshme

Shapka

Defektet

Edhe pse janë shumë të lehta, shollat nuk janë të përshtatshme për harkun e këmbës


Problemet

ثnjtje këmbësh, lodhje të thembrave


Kujdesi

Nuk duhet t‘i vishni për rrugë të gjata, apo periudha të zgjatura

Duhet të zgjidhni modelet me taban të butë

Të keni gjithmonë parasysh që sholla të mos jetë shumë e përkulshme


Sandale me gisht

Defektet

Mungesë mbështetjeje për këmbën, mungesë mbrojtjeje


Problemet

Irritim mes gishtit të parë dhe të dytë, lodhje dhe ndrydhje


Kujdesi

Duhet të shmangni materialet plastike

Nuk duhet të vishni sandale apo shapka me një gisht, nëse udhëtoni për orë të tëra


Këpucët e balerinave

Defektet

Mungesa e takave i lodh më tepër thembrat; materialet me të cilat përbëhen mund t‘i dëmtojnë këmbët


Problemet

Lodhje, ënjtje të thembrave, ashpërsim


Kujdesi

Nëse shapka fërkohet pas këmbëve, duhen përdorur medoemos antikallo; nuk duhet të vishen në rrugë të gjata


Takat e larta

Defektet

Nëse lartësia e takës e kalon 5 cm, këmbët sforcohen, bariqendra e trupit spostohet përpara


Problemet

Dhimbje të këmbëve dhe shpinës, ndrydhje


Kujdesi

Duhet të përdorni sandale me takë 3-4 cm; nëse sandalja fërkohet pas këmbës, përdorni antikallot e duhura; sandalet me taka të larta mos i vishni çdo ditë; përdorimi maksimal duhet të jetë 2-3 orë


Sandalet me takë ortopedike

Defektet

Bariqendra e trupit është e spostuar përpara. Shpesh sholla e ul ndjeshmërinë e këmbës në lidhje me terrenin dhe mund të jetë shumë e rëndë


Problemet

Dhimbje shpine dhe kyçesh, ndrydhje, dhimbje dhe ashpërsim të tabanit të këmbëve


Kujdesi

Nuk duhen veshur çdo ditë, përdorini 2-3 orë; evitojini shollat plastike, pasi nuk janë në gjendje të ndiejnë goditjet


اekuilibri

Takat e larta, përveç problemit të deformimit, mund t‘u shkaktojë dëme muskujve dhe tendinave. Nëse përdorni këpucë të rehatshme, pesha e trupit përhapet në të gjithë këmbën, pa sforcuar pjesë të ndryshme


Kirurgjia estetike

Për të ndjekur modën, femrat "korrigjojnë" këmbët


Ashtu si zakonisht, tendenca e fundit vjen nga përtej oqeanit, pikërisht nga Los Anxhelosi dhe Nju Jorku. Moda e fundit, të cilës nuk mund t‘i bësh bisht, nëse do të jesh "cool" siç thuhet sot, janë takat e larta që mbahen gjithmonë dhe kudo: në zyrë, në festa me miqtë, në fundjavë.

Një shembull? Victoria Beckham është fotografuar në çdo moment të ditës me taka të larta, të paktën 12 cm. Por si është e mundur ta përdorë këtë stil pa ndjerë dhimbje? Me siguri është një problem i vështirë, por ja zgjidhja: ndërhyrjet periodike kirurgjikale në tabanin e këmbës.

Ky lloj "transformimi" trupor (që kushton rreth 500 dollarë për një ndërhyrje) është i brendshëm: ndërhyrja përsëritet çdo 5-6 muaj, sepse materiali merret nga organizmi.

Për të mbajtur sandale elegante e me gurë të çmuar, duhet të kesh këmbë dhe gishtërinj të bukur. Për t‘i rimodeluar këto të fundit, nëse nëna natyrë nuk është treguar shumë bujare, të gjithë mund t‘i drejtohen kirurgjisë estetike, ku çmimi nuk i ka kalon tremijë dollarë.
 
lolita mund te veshesh taka po jo te rishh 8 ore mbi to:p
dhe nqs vesh taka platforme ...rreziku ehste me i vogel:)


[ps : temat u bashkuan]
 
lolita mund te veshesh taka po jo te rishh 8 ore mbi to:p
dhe nqs vesh taka platforme ...rreziku ehste me i vogel:)


[ps : temat u bashkuan]


Po jo mi se i vesh vetem ne mbremje kur dal :)
 
4 femra ne 10 rrezikojne kembet per moden

Pothuaj 40% e femrave zgjedhin kepuce shume te larta, te vogla ose te ngushta, edhe pse e dine qe i bejne keq kembeve.
Kete e ka zbuluar Society of Chiropodists and Podoiatrists britanike, qe mbledh specialistet qe merren me demen e shkaktuara ne kembe nga kepucet me taka te larta. Nga nje sondazh qe u zhvillua ne Britanin e Madhe, del se 37% e femrave do te vishnin dhe kane veshur kepuce te bukura por jo te rehateshme. E nese takat "vrasese" pervecse dhurojne disa centimetra gjatesi, mund te shkaktojne probleme me te medha. Ekspertet thone se keto probleme vijne si pasoje e kepuceve jo te mira dhe te cilat perdoren kur nuk eshte e nevojshme. Jo te evitoni takat e larta per gjithemone por here pas here lerini kembet pushim, dhe mbi te gjithe kerkoni ndihme tek nje profesionist. Mos harroni qe kepucet per femra ideale per cdo dite jane jo me shume se 4cm dhe me maje te rrembullaket. Ndersa ato me shume take te lart lerini per nje mbremje te vecante./burimi: ikubINFO/

health-high-heel-toe-bad-posture.jpg


bike-heels.jpg
 
me shume se 4 ore si mbaj dot..po ato 4 ore jan fantastike ama:D
i vesh vetem neper ballot e fundvitit..ose ndo1 fest te vecant..pra 1 ose 2 her ne vit,nuk jane aspak praktike dhe t`rehatshme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top