Tajlanda e njohu Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
f.0926211645191_m.jpg




(E plotësuar) - Tajlanda e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 104-të që ka pranuar shtetin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork në takimin me Zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës.

Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi Kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.

Sipas zëvendëskryeministrit tajlandez ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Tajlandë, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Thaçi e falënderoi zv/kryeministrin Tovichakchaikul për njohjen që Tajlanda i bëri Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe zv/kryeministri Tovichakchaikul u pajtuan që edhe formalisht të fillojnë marrëdhëniet diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.



Pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, qeveritë e dy shtetet do të fillojnë takimet më të shpeshta bilaterale, dhe do të identifikojnë fushat e interesit të përbashkët të bashkëpunimit./Telegrafi/

------------------------------------------------

Lajmin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Falemnderit Tajlandë për njohje”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri Hashim Thaçi pritet ta marrë konfirmimin nga Ministri i Punëve të Jashtme të Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul, gjatë një takimi në New York.

Kërkesën zyrtare për njohje nga Tajlanda, Ministri Enver Hoxhaj e kishte dorëzuar në maj të vitit të kaluar, gjatë një takimi dypalësh në Bangkok.

“Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim marrëdhënie diplomatike me Mbretërinë e Tajlandës dhe t’i forcojmë lidhjet e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të dy vendeve dhe popujve tanë”, kishte thënë Ministri Hoxhaj, pasi i kishte dorëzuar kërkesën e njohjes. /Telegrafi/
 
Titulli: Tajlanda e njohu Kosovën

Kosove me Hajer shpejt krejt paskem me mesu MUI TAI
 
Back
Top