SuperLiga Shqiptare

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
FK Apollonia

Mehmetaj: Tifozët fierakë na e bënë më të lehtë

Mbrojtësi elbasanas i Apolonisë është ndier njësoj si në shtëpi nga përkrahja e publikut bardhëjeshil

Ka qenë një ndër gjashtë futbollistët që bën debutimin zyrtar me Apoloninë në ndeshjen kundër Dinamos dhe ka bërë një paraqitje dinjitoze në fushë, kjo edhe falë përvojës së tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin 28-vjeçar Armand Mehmetaj. Elbasanasi është futbollisti më me përvojë te skuadra fierake dhe e ka dëshmuar qysh në ndeshjen e parë se është një lojtar që i duhet Apolonisë.

Ai lëvizur mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës dhe ka qenë një ndër futbollistët që i ka dhënë shpesh shkëndija sulmit. Në fund të takimit, kur po luheshin minutat shtesë, Mehmetaj është dëmtuar dhe ka marrë edhe të parin karton të verdhë të pamerituar, vetëm pse Allës i është dukur se po vonohej teksa po dilte nga fusha.

Shkumbini “Jam ndier mirë, edhe pse ka qenë takimi im i parë në kampionat me Apoloninë. Ne kemi një grup që tashmë jemi përshtatur mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur në shumë ndeshje miqësore dhe kjo na ndihmoi edhe në takimin me Dinamon. Më është dukur sikur luaja në shtëpinë time dhe për këtë dua të falënderoj pa dyshim sportdashësit tanë, që na krijuan atë atmosferë të mgrohtë dhe na përkrahën gjatë gjithë ndeshjes.

Më e rëndësishmja është se fituam, arritëm të realizonim objektivin tonë për këtë takim dhe mua kjo më intereson, rezultati kolektiv. Kësaj jave kemi përballë Shkumbinin, i cili ka krijuar traditë si një skuadër e superligës.

Duke përjashtuar disi sezonin e kaluar, në kampionatet e fundit ka qenë një ekip që ka synuar renditjen mes më të mirëve. Megjithatë, ne nuk do të shkojmë për shëtitje, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në fushë, për të mos dalë duarbosh”, – ka thënë midis të tjerave mbrojtësi i Apolonisë, Armand Mehmetaj.

---------- Post added at 06:00 ---------- Previous post was at 05:59 ----------

Fk Flamurtari

Geri اipi: Objektivi i Flamurtarit? Ndeshja e radhës…

Shefi i klubit vlonjat pohon se do të duhen disa javë për të parë realisht në fushë ekipet pretendente, nuk flitet vetëm me një javë

“ثshtë vetëm ndeshja e parë e sezonit futbollistik dhe natyrisht të flasësh për titull, mendoj se nuk është mirë,” – pohon shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, i cili saktëson se fjala pretendent të mos diskutohet, sepse Flamurtari i tillë ka qenë çdo sezon. “Ne kemi luajtur vetëm ndeshjen e parë të këtij sezoni dhe dihet se në fillim janë gjithmonë prezente vështirësitë, por nuk mendoj se pas kësaj jave janë saktësuar ekipet që janë pretendente dhe ato që do të luftojnë për kategorinë.

Kjo vlen edhe për Flamurtarin, ndaj në këtë moment më mirë të mendohet për ndeshjen e radhës sesa për të folur për objektiva, pasi të them të drejtën, më duket shumë shpejt të flitet për këto gjëra. Në javët në vijim përcaktohen edhe ekipet për titull dhe ekipet që do të luftojnë për objektiva të tjera. Në filim të sezonit çdo ekip futet me një objektiv, por fusha e lojës e tregon gjithmonë se ku realisht mund të shkojë.

Kështu edhe për Flamurtarin, ka ende kohë të mendohet për objektivat e sezonit, pavarësisht faktit se na pëlqen të jemi në krye. E rëndësishme për ne dhe futbollistët apo dhe stafin teknik ishte fakti që e startuam me fitore këtë sezon futbollistik, ndaj le të mendojmë tashmë për ndeshjen e radhës,” – thekson اipi.

Teuta “ثshtë stafi teknik dhe futbollistët ata të cilët duhet të mendojnë për diçka të tillë, ne garantojmë se do të jemi gjithmonë pranë, ashtu si edhe kemi bërë deri më tani. Unë them se ndeshja e radhës duhet të jetë gjëja më e rëndësishme, tashmë në mendjen e futbollistëve dhe mendoj se Teuta, kundërshtari i radhës, tregoi se ka një ekip shumë cilësor.

Shpresojmë të vijojmë në këtë rrugë, pra të fitoreve, pse jo, edhe në ndeshjen tjetër, që do të luajmë në transfertë. Ne edhe në ndeshjen e parë e luajtëm në transfertë, pavarësisht se ishte fushë asnjanëse. Në Durrës pozitive është që nuk ka presion, madje mund të ketë tifozëri të barabartë.

Edhe fusha është e mirë dhe këtë djemtë duhet ta shfrytëzojnë. E dimë që Teuta ka ndërtuar një ekip simpatik, më të fortë se vjet, por ne duhet të luajmë fort pikërisht ndaj këtyre skuadrave, duke dëshmuar se jemi më të mirë,” – përfundon shefi i klubit vlonjat, Geri اipi.

---------- Post added at 06:01 ---------- Previous post was at 06:00 ----------

FK Dinamo

Xhaxhi ngre zërin: Harroje Dinamo, nuk ka më “teatër” me Skënderbeun

Trajneri i bluve, Faruk Sejdini, garanton të gjithë për një lojë të pastër ndaj kampionëve, ai nuk do t’ia dijë për të sezonin e kaluar

Blutë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore dje pasdite në ish-kompleksin “Dinamo”. Pas humbjes ndaj Apolonisë, blutë kërkojnë suksesin, ose pikën e parë ndaj Skënderbeut. Ky kundërshtar ka histori të vjetra, të shumëpërfolura ndaj Dinamos. Por tashmë duket se nuk do të ketë më “bahçe me lule”, sepse gjërat kanë ndryshuar. Për më tepër edhe blutë janë në pikë të hallit dhe s’mund të mendojnë më për të tjerët, siç ka ndodhur kohë më parë.

Kur flitet për ndeshjet Dinamo–Skënderbeu, publiku shqiptar ka përmendur fjalën “teatër”. Por gjithashtu edhe media të ndryshme. Por duket se tashmë i gjithë opinioni sportiv do të përgatitet për një lojë të pastër, ku ai ekip që do të meritojë fitoren në fushën e blertë, do të jetë edhe fituesi i takimit. Gjithsesi, duke krahasuar nivelet, Dinamo është mes shumë problemeve gjatë kësaj periudhe, ku skuadra është ndërtuar në sekondën e fundit. Ndërsa humbja e parë në Fier ndaj Apolonisë vendese, e ka rënduar më keq situatën.

Stërvitja dhe Xhaxhi Gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri Faruk Sejdini ka qenë tepër i përqendruar në punën e tij. Ai e ka marrë me tepër seriozitet të gjithë stërvitjen. Lojtarë që vrapojnë nga njëri cep në tjetrin, disa të tjerë zhvillojnë gjuajtje në portë e lojëra mes tyre. Ndërkohë që Xhaxhi nuk ka kursyer edhe “britmat” ndaj të tijve, duke i motivuar në maksimum.

Në këtë situatë të vështirë që po kalon Dinamo, sigurisht vetëm me rigorozitet mund të arrish të futesh në shinat e duhura dhe këtë gjë Sejdini e di mjaftë mir. Trajneri me eksperiencë ka kërkuar përkushtim të futbollistëve të tij. Gjatë gjithë kohës Xhaxhi ka ngritur tonin, duke mbajtur të karikuar ekipin.

Duket se ndeshja ndaj Skënderbeut do të jetë e vërtetë dhe palët do të ndahen në fushën e blertë sipas “takatit”. Në radhët e bluve ka disa futbollistë të rinj, ata ende nuk janë vendosur që do të jenë pjesë e Dinamos. Por duket se ende nuk është bërë selektimi përfundimtar.

Bekim Kuli Mesfushori kavajas Bekim Kuli është stërvitur dje me Dinamon. Pavarësisht problemeve të shumta që po has kavajasi për problemet me kontratën, ku edhe pala peqinase pretendon se futbollisti në fjalë është nën kontratë, duket se çështja do të ndahet vetëm sot në komisionin e disiplinës.

“Nesër (sot) do të ndahen gjërat lidhur me të ardhmen time. Por Shkumbini s’mund të më mbajë me forcë. Në kontratë gjërat janë të qarta dhe unë i shpjegova për mediat edhe pak ditë më parë. Ata më detyrohen 2 rroga dhe këstin e fundit. Ndërkohë që në kontratë është e qartë se jam i lidhur me presidentin Ylli Ndroqi, i cili tashmë nuk e mban më këtë post,” – shpjegoi pas seancës stërvitore fantazisti i bluve, Bekim Kuli.

---------- Post added at 06:03 ---------- Previous post was at 06:01 ----------

FK Skenderbeu

Xhafaj: Gabuam në start, por ju premtoj gola në vijim

Golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit thotë se tripikëshi i parë do të vijë ndaj bluve, për këtë është i sigurt

Skënderbeu ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, ndërkohë që deri të dielën kur do të luhet edhe ndeshja e javës së dytë ndaj Dinamos, koha është e mjaftueshme që djemtë e Duros të bëhen gati për kthesën e madhe. Skënderbeut të fundjavës së kaluar, më shumë se çdo gjë tjetër, i mungoi goli, teksa vetë trajneri Duro, një ditë më parë, ka theksuar se ai rreshtoi shumë sulmues, Xhafaj, Arapi, Muzaka, Bratiç dhe Kërçiku, por përsëri goli nuk erdhi.

Të gjithë në stadium në fakt prisnin shumë nga golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, Daniel Xhafaj, lojtar që në dy ndeshjet zyrtare me fanellën e Skënderbeut, ndaj Tiranës për Superkupë dhe Tomorit në javën e parë, nuk i është gëzuar golin e tij të parë. Për këtë, vetë Xhafajt i vjen shumë keq, por për të nuk është aspak shqetësuese një fakt i tillë.

Keqardhja “Normalisht që më vjen keq që ndodhi ashtu ndaj Tomorit. Edhe unë në disa raste nuk shënova. Për këtë u kërkoj ndjesë të gjithëve, por për Danielin, kjo ndeshje e parë e sezonit ishte thjesht një çështje fati që nuk shënova dhe asgjë më shumë se kaq. Ne krijuam volum të madh loje, madje unë pata 2-3 mundësi për të shënuar, por edhe fati nuk ishte me ne dhe kjo tashmë është një çështje e mbyllur.

Ndaj beratasve dua të them se ishte 90-minutëshi i rasteve të humbura dhe e rëndësishme është që ne krijuam volum të madh loje dhe nuk do të ndodhë që gjithmonë kur luajmë në një portë të mos shënojmë. Në javën e parë nuk surprizuam vetëm ne, por ishin edhe disa skuadra të tjera pretendente që nuk morën atë që deshën, ndërkohë që mos harroni se kampionati është i gjatë dhe po ua them që tani, që shënojeni Skënderbeun kampion. Ato dy pikë që lamë ndaj Tomorit, nuk do të ndikojnë aspak,” – ka deklaruar Xhafaj, ndërkohë që e ka mendjen te ndeshja e kësaj të diele në kryeqytet. ndaj Dinamos.

Dinamo “Për mua dhe për gjithë ekipi tim, ndeshja e kësaj fundjave ndaj bluve vlen vetëm tri pikë dhe nuk do të pranonim asnjë rezultat tjetër. Nuk duhet të shikojmë aspak ekipin kundërshtar dhe të mendojmë ka apo nuk ka probleme, ne duhet të shikojmë vetëm punën tonë dhe të marrim tripikëshin, që mezi e presim.

Ndoshta edhe presioni normalisht që ka ndikuar tek ekipi ynë, por unë jam i bindur që kampionët do të jenë sërish kampionë. Mos harroni, Danielin shënojeni golashënues, ndoshta qysh këtë fundjavë do të filloj ndaj Dinamos,” – përfundon prononcimin e tij të djeshëm vlonjati Xhafaj, që në fakt e pranon që ndoshta nuk është në 100% të formës së tij.



Dinamo-Skënderbeu, të dielën më 19:00

Ndeshja e kësaj jave të dytë për korçarët do të jetë ajo ndaj bluve, ndërkohë që ditën e djeshme ka qenë presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, që pas marëveshjes edhe me klubin dinamovit, ka arritur edhe akordin për ditën dhe orën që do të luhet ky takim. 90 minutat e kësaj jave Dinamo-Skënderbeu do të startojnë ditën e diel, në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.



Të gjithë gati, problemet kaluan

Problemet që ka pasur për javë me radhë skuadra korçare, ku disa futbollistëve ndodhen në “infermierinë” e ekipit, duket se janë drejt fundit. Një ditë më parë ishte slloveni Sulejmanoviç që prej disa ditësh ishte duke kryer terapi, ndërkohë që sipas mjekut Jorgo Pantazi, gjendja e tij është drejt përmirësimit dhe ai tashmë është gati të fillojë stërvitje me grupin. Edhe Xhafaj nuk ka më shqetësime.

---------- Post added at 06:05 ---------- Previous post was at 06:03 ----------

FK Shkumbini

Vjen Diopi në Shqipëri, por do luajë me Shkumbinin

Mbrojtësi senegalez Papa Diop, që më parë ka luajtur për Dinamon, dje është rikthyer në Tiranë. Por ndryshe nga sa jën gëzuar tifozët blu, duke e parë si një përforcim të mundshëm për ekipin e Xhaxhit, ai do të luajë për Shkumbinin. Kjo për arsye se ai ka një kontratë të nënshkruar me këtë ekip një vit më parë, madje duke marrë edhe këstin e parë prej 10 mijë eurosh. Klubi peqinas vjet e la të lirë në formaë huazimi dhe senegalezi u aktivizua në Arabinë Saudite. Tani rikthehet dhe sot do të prezantohet në Peqin. Një lajm i mirë për tifozët peqinas, të cilët presin që në ndeshjen e radhës me Apoloninë ekipi i tyre i zemrës të fitojë. Lajmi i dytë i mirë është se drejtuesit e klubit do ta paguajnë në formë gjobe dënimin e mbetur prej dy ndeshjesh të fushës dhe Shkumbini do të luajë të shtunën, në orën 16:00, në Peqin.

---------- Post added at 06:06 ---------- Previous post was at 06:05 ----------

FK Vllaznia

Josa: Vllaznia mori tri pikët, kjo ka rëndësi më shumë

Trajneri i kuqebluve, pavarësisht disa problemeve, është i kënaqur nga të tijtë, tani shpreson vetëm te harmonizimi mes lojtarëve

Për kuqeblutë, mbi të gjitha, e rëndësishme ka qenë marrja e tri pikëve. E rëndësishme ishte nisja me këmbë të mbarë, çka do të bënte që gjërat të ishin në shinat e duhura për vazhdimësinë. Vllaznia ia doli, ndonëse me vështirë, ajo ka arritur të mundë Laçin.

Një tregolësh i Sukajt ka çuar në delir tifozët e kësaj skuadre dhe ka evidentuar edhe njëherë tjetër se ky lojtar, nëse korrigjohet në dy-tri aspekte, mund të jetë pa as më të voglin dyshim titullar në kombëtaren shqiptare. E thotë këtë edhe vetë trajneri Mirel Josa, që duke folur për “Sportin shqiptar”, shprehet:

“Për Sukajn nuk kam se çfarë të them. Ai është lojtar që ka veti të rralla për një futbollist shqiptar. Nëse korrigjohet në dy-tre aspekte, pa diskutim që duhet të jetë titullar edhe me kombëtaren tonë. ثshtë një sulmues me shumë vlera dhe ai vetë duhet të punojë për të arritur aty ku duhet.”

Harmonizimi Por Vllaznia nuk është vetëm Sukaj dhe këtë e ka të qartë edhe trajneri i saj. Madje më shumë se çdokush tjetër, Mirel Josa i ka ndier problemet e shumta që ka kaluar skuadra gjatë verës shumë të nxehtë që lamë pas. Ndryshimet në krye të klubit, ikjet dhe ardhjet e lojtarëve kanë krijuar jo pak pasiguri, por gjërat duket se kanë shkuar më së shumti në vendin e vet.

Ajo çfarë mbetet është vetëm harmonizimi i lojtarëve të sapoardhur me skuadrën dhe këtë trajneri i saj e ngre si problemin kryesor aktual. “Petroviç dhe Muça nuk ka shumë kohë që janë bashkuar me skuadrën në stërvitje, kanë zhvilluar vetëm një apo dy ndeshje me të dhe kuptohet që kanë ende probleme ambientimi me pjesën tjetër të saj.

Muça, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes me Laçin, e rriti lojën e tij dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme do të japë edhe më tepër për Vllazninë, sepse unë e njoh mirë si lojtar. Sa për Petroviç, ka ende për të bërë, por besoj se do të na kryejë shumë punë,” – ka thënë trajneri i kuqebluve.

Vazhdimësia Tri pikët e para kanë qenë sukses për Vllazninë, sepse ka shtuar edhe dëshirën te drejtuesit e klubit për të vazhduar ta mbështesin skuadrën në maksimum në vazhdim. Trajnerit Josa ndërkohë mendja nuk i shkon larg, por vetëm te ndeshja e kësaj jave me Kamzën, të cilën ai e konsideron shumë të vështirë. “Duhet të fillojmë të punojmë menjëherë për ndeshjen e radhës me Kamzën.

Nuk është aspak ndeshje e lehtë, përkundrazi, është një kundërshtar shumë i vështirë, sidomos në fushën e tij dhe prandaj ndaj tij duhet të bëjmë shumë kujdes për të marrë një rezultat pozitiv,” – ka thënë tekniku i skuadrës shkodrane. Fitorja e parë ka ardhur. Për të mbërritur tek e dyta duhet shumë punë e përqendrim. Këtë e di edhe Josa dhe të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë.



Bashkia e ka me qejf, shpresë te vijëmësia

Që Bashkia Shkodër e ka marrë me qejf drejtimin e Vllaznisë, kjo nuk ka shumë nevojë për t’u diskutuar, sepse konstatohet lehtë. Ajo çfarë pritet të mësohet është nëse do ta ruajë këtë dëshirë edhe për të ardhmen. Në pushim të ndeshjes me Laçin, nuk ka qenë e vështirë të konstatoje zhgënjim në sytë e kryebashkiakut-president Lorenc Luka. Për fat, Vllaznia fitoi në fund, por pyetja që lind është: اfarë do të kishte ndodhur nëse ndeshja do ishte humbur?

Presioni që bëhet në fillim për të qenë pretendent këtë sezon apo dhe deklarata të tilla si “Laçi nuk mund të matet me Vllazninë”, kuptohet që nuk kanë shumë vend në futbollin e sotëm. Sot, për të pasur sukses duhet shumë mund e punë, njëkohësisht edhe fat e mbështetje.

Në rast se nuk janë të gjitha këto, atëherë do jetë e vështirë. Deri dje Vllaznisë i ka munguar mbështetja nga bashkia dhe pushteti lokal. Në 21 vite, kjo skuadër asnjëherë nuk e ka ndier mbështetjen ashtu siç duhet të tij. Mbase ka ardhur momenti që gjërat të ndryshojnë dhe pikërisht këtë duan të gjithë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top