SuperLiga Shqiptare Rezultatet

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kategoria Superiore/ Rezultatet perfundimtare

Shkumbini-Apolonia 2-0
Kastrioti-Tirana 2-3
Pogradeci-Tomorri 1-0

---------- Post added at 22:25 ---------- Previous post was at 22:23 ----------

Tirana i ka thënë ”ndal“ Kastriotit brenda në shtëpinë e vet. Krutanët e Ramadan Ndreut, të pompuar fuqishëm në këtë fillimkampionati, si pasojë e merkatos së bërë, por edhe të fitores 4-0 një javë më parë, ndaj Pogradecit, e kanë pasur të pamundur të kalojnë 24 herë kampionët e vendit. Me të cilët kanë dalë duarbosh në stadiumin e Krujës, falë humbjes 3-2. Ka qenë minuta shtesë, fatale për vendësit dhe fatlume për kryeqytetasit, sepse 90 minutat e kohës së rregullt janë mbullur në barazimin 2-2. Por, aksioni i fundit i lojës, i minutës së 92-të, ka sjellë edhe golin e fitores për Tiranën dhe atë të humbjes për Kastriotin, që provon kësisoji dështimin në shtëpi. Sa i takon kronologjisë së kësaj ndeshjeje, të parët që kanë kaluar në epërsi kanë qenë vendësit, me anë të Inkangos, në minutën e 41-të. Merita i takon Turdiut, që ka fituar një penallti, të cilën e ka ekzekutuar sulmuesi kryesor i Kastriotit, me sukses, duke e kaluar skuadrën krutane në epërsi. Me fitoren 1-0 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që e dyta ka nisur mjaft mirë për bardheblutë. Sulmuesi shkodran, Bala, ka rivendosur ekuilibrat në minutën e 48-të, duke shokur krutanët, të cilët kanë reaguar fuqishëm, në kërkim të rikthimit tek epërsia. Por ka ndodhur e kundërta, në fakt, sepse bardheblutë kanë gjetur më shpejt golin e dytë, me anë të Gilman Likës. Ky i fundit ka realizuar një supergol, me një gjuajtje nga larg, por që ka përfunduar në këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Halili i Kastriotit. Kastrioti nuk u beson syve, teksa duhet të mbledhë forcat për të mos pranuar humbjen. Dhe del në skenë sërish Inkango, më i miri në fushë për vendësit, që në minutën e 78-të barazon shifrat në 2-2. Diçka më shumë se dhjetë minutat e fundit të lojës përshkohen nga sulmet të njëpasnjëshme të Kastriotit, që e kërkon me çdo kusht firoren, por edhe kundërsulme të miqve, që luajnë shanset e tyre. Në një pozicionim të tillë përfitojnë bardheblutë, që, sikurse thamë edhe më lart, realizuan në kohën shtesë golin e fitores së çmuar, me anë të lezhjanit Dushku. Në këtë mënyrë, Tirana tregon fytyrën e saj të vërtetë, pasi kishte zhgënjyer në javën e parë, ndërsa Kastrioti, pavarësisht kontigjentit të lojtarëve që ka, mjaft cilësor në emra, dëshmoi se nuk ka “AND”-në e pretendentit të vërtetë.

Në Peqin, Shkumbini ka triumfuar ndaj Apolonisë, me rezultatin 2-0. Bardhekaltrit kanë kaluar pa shumë problem fierakët, pavarësisht se në gjirin e tyre luajnë mjaft lojtarë të rinj. Mirëpo, kanë qenë pikërisht këta të rinj, që i kanë dhënë fitoren Shkumbinit. Mbrojtësi Klement Xhyra, në minutën e 45-të ka prishur bardhësinë e shifrave të fillimit të ndeshjes, duke i dërguar peqinasit në avantazh në dhomat e zhveshjes, në pushim të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Shkumbini ka dyfishuar shifrat me anë të të riut Sulkja, në minutën e 50-të. Kaq ka mjaftuar që kjo ndeshje ta mbyllë historinë e vet, sepse peqinasit janë kujdesur të mbrojnë epërsinë, ndërsa fierakët nuk kanë bërë shumë për ta ndryshuar realitetin negativ për ta, humbjen 2-0. Shkumbini merr 3 pikët e para në këtë kampionat, ndërsa Apolonia dështon në transfertën e saj të parë.

Fitore minimale ka marrë Pogradeci në shtëpi, në një duel debutuesish në superligë. Miqtë beratas të Tomorit janë mbajtur deri në minutën e 75-të, kur laçiani Tanushi ka shënuar golin e epërsisë për liqenorët. Gol i cili ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, çka ka dërguar 3 pikë në llogarinë e Pogradecit, ndërsa Tomori mbetet në kuotën e 1 pike, të cilën e ka fituar një javë më parë në Korçë.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë, e inkuadruar në javën e dytë të superligës, mes Teutës dhe Vllaznisë, ka nisur në orën 18:00 dhe ka dhuruar mjaft emocione. Nje sfide e luftuar fort nga te dyja palet, qe eshte zgjidhur ne kohen shtese, edhe ajo, si ne Kruje. Pikerisht ne minuten e 91-te, Hyshmeri i “djemve te detit” ka vulosur fitoren e Teutes ndaj Flamurtarit, me rezultatin 1-0. Kesisoji, durrsaket e shoghin veten ne krye te renditjes, me pike te plota pas dy ndeshjesh, 6 pike. Duke konfirmuar se jane nje skuader vertet solide, qe nuk do te leshojne pe ne kete kampionat. Pasi munden nje jave me pare Tiranen, brenda ne “Qemal Stafa”, durrsaket kane triumfuar edhe ndaj Flamurtarit nenkampion, cka u ka siguruar atyre vendin e pare ne klasifikim. Me heret, Hysa i Flamurtarit kishte goditur trekendeshin e portes se Rizvanit, duke qene fare prane golit, por prishja e bardhesise se shifrave te kesaj ndeshjeje ishte rezervuar per ne kohen shtese. Atehere kur elbasanasi i Teutes, Hyshmeri, ka shenuar ne porten e Mockes.



Të premten

U luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë të superligës. Në Kamëz, skuadra vendëse priti kuqeblutë e Vllaznisë, ndërsa në Laç, bardhezinjtë e Nevil Dedes pritën Bylisin e Ballshit. Dy skuadrat pritëse, kësaj here, i kishin humbur ndeshjet e javës së parë, kështu që do të kërkonin të rehabilitohshin dhe të gjenin 3 pikët e para në kampionat, por me të njëjtin mision kishin udhëtuar edhe mysafirët mallakastriotë e ata shkodranë, në transfertat respektive. Të suksesshëm kanë rezultuar kamzalinjtë, që kanë triumfuar ndaj kuqebluve minimalisht, por ama kanë marrë 3 pikë të çmuara. Një gol i sulmuesit Eleandro Pema, realizuar sapo ka nisur pjesa e dytë, konkretisht në minutën e 48-të, i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Sa i takon Vllaznisë, ajo ka zhgënjyer në lojën e saj, krahasuar me atë që shfaqi një javë më parë ndaj kurbinasve, në fushën e vet. Minutat në dispozicion të kuqebluve, për të reaguar dhe përmbysur golin e Pemës, kanë qenë të konsiderueshme, por loja e futbollistëve shkodranë ka lënë për të dëshiruar. Mungesë organizimi dhe një sulm, i përbërë nga Sukaj me Vajushim, që luanin secili për hesap të vet, ka qenë ajo që ka paraqitur Vllaznia në fushën e Kamzës, çka i ka ndihmuar debutuesit në superligë për të dalë kryelartë, me fitore. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë ka pasur edhe një moment të diskutueshëm, sepse Vajushi është penguar në mënyrë të parregullt nga portieri vendës, Bytyçi, por kryesori Remzi Sadiku nuk ka akorduar penallti. Kanë kontestuar fuqishyëm shkodranët, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ky ka qenë edhe moment më i favorshëm për Vllazninë, e cila, gjithsesi, ka dalë e mundur nga fusha e Kamzës, por ka ngritur pikëpyetje mbi vijueshmërinë e saj.

Ndeshja tjetër, e luajtur në një stadium të boshatisur, në Laç, pas dënimit që mori nga Komisioni i Disiplinës në sezonin e shkuar, si pasojë e goditjes së portierit të Flamurtarit, Shpëtim Moçka, në një ndeshje të fundmë të kampionatit të shkuar, ka dhuruar plot katër gola, nga dy për secilën skuadër. Ky barazim i shkon më shumë përshtat Bylisit, që ka kaluar dy herë në epërsi ndaj vendësve, luante në transfertë, por nuk ka arritur ta ruajë dot fitoren. Sidoqoftë, një pikë e marë në fushë kundërshtare, vijueshmëria pozitive e mallakastriotëve (pa humbur) në dy ndeshje, tregon se kjo skuadër do të jetë një kockë e fortë për këdo. I pari që ka shënuar ka qenë kapiteni mallakastriot, Dimo, në minutën e 18-të (ngjitet në kuotën e 3 golave në dy ndeshje, aq sa ka edhe Sukaj i Vllaznisë), duke dhënë sinjale të qarta për të besuarit e Nevil Dedes. Këta të fundit, megjithatë, kanë reaguar dhe kanë arritur të barazojnë me sulmuesin e tyre kroat, Dragiçeviç, në minutën e 75-të. Miqtë nga Ballshi kanë kaluar sërish në epërsi, me anë të mesfushorit të tyre, Gega, në minutën e 81-të, por pa kaluar as dy minuta, kurbinasit do të rivendosnin ekuilibrat përfundimtarë të ndeshjes. Një penallti e akorduar nga Enea Jorxhi në minutën e 83-të, për prekje të topit me dorë nga një mbrojtjës ballshiot, brenda zonës së vet të rreptësisë, është kthyer në gol nga Trajkoviç. Kësisoji, përfundimisht ndeshja Laçi-Bylis mbyllet në barazim 2-2. Bylisi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pas dy javëve të para, ndërsa Laçi ka vetëm një pikë. Një start jo i mire për bardhezinjtë, ndërsa ndryshe mund të thuhet për mallakastriotët.

Në tri ditët në vijim, do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së dytë të superligës, sipas kalendarit të mëposhtëm.



Java e dytë e Superligës

E premte, ora 16:00

LACI-BYLIS 2-2

Shënues: Dragicevic 75′, Trajkovic 83′ / Dimo 18′, Gega 81′



KAMZA-VLLAZNIA 1-0

Shënues: Pema 48′

E shtunë, ora 16:00

KASTRIOTI-TIRANA 2-3

Shënues: Inkongo 41′ (11-m), 78′ / Bala 48′, G. Lika 66′, Dushku 92′

SHKUMBINI-APOLONIA 2-0

Shënues: Xhyra 45′, Sulkja 50′

POGRADECI-TOMORI 1-0

Shënues: Tanushi 75′

TEUTA-FLAMURTARI 1-0

Shënues:Hyshmeri 91′



E diel, ora 18:00

DINAMO-SKENDERBEU
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

Java e 15-të
16.02.2013
TEUTA-LUFTETARI 2-0
Golat: D.Xhafaj 54′, 80′
Gjyqtarë: R.Sadiku, G.Koka, R.Preci

TOMORI-BESA 1-0
Golat: Muzhai 33′
Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, N.Rrapaj

VLLAZNIA-KUKESI (17:00)
Gjyqtarë: E.Peza, R.Avdo, G.Qirici

17.02.2013
SHKUMBINI-TIRANA 1-0
Golat: Mustafaj 54′
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova

LAاI-FLAMURTARI 1-2
Golat: Nimani 60′ / Soza 73′, Bratic 90+3′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Cokaj, B.Mesi

APOLONIA-SKENDERBEU 0-1
Golat: Bici 31′
Gjyqtarë: D.Jubica, M.Dervishi, Gj.Bori

BYLIS-KASTRIOTI 0-0
Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, D.Agaraj
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

K. Superiore, Laçi mund Partizanin, bie sërish Kukësi
14/09/2013
Laçi ul Partizanin me këmbë në tokë. Të kuqtë janë mundur në transfertën e javës së dytë duke pas një 90 minutëshi të luftuar deri në sekondat e fundit. Me golin e vetëm të shënuar në minutën e 73-të nga Tanushi, kurbinasit arritën të zhbllokonin një sfidë ku duelet më të mëdha u zhvilluan në mesin e fushës.

Takimi i zhvilluar në Laç, nisi me një ritëm të shpejtë nga të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Momentet më kulminante të këtij fraksioni u regjistruan në dy goditje dënimi, ku asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shënonte për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh. Gjatë pjesës së dytë, skuadra e Nicës e rriti ndjeshëm ritmin e takimit duke rrezikuar disa herë portën e të kuqve. Rastet u finalizuan 17 minuta nga fundi i kohës së rregullt kur Tanushi kaloi topin pas krahëve të portierit Hoxha. Gjatë minutave të mbetura, Partizani u tregua më këmbëngulës por i pafuqishëm për të barazuar rezultatin që e ngjit skuadrën e Laçit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa ekipi i drejtuar nga Hasan Lika zbret në mesin e klasifikimit me 1 pikë më pak. Në takimet e tjera, Vllaznia bëri surprizën në Kukës duke fituar me rezultatin 2-1, ndërsa Bylisi u mjaftua me një gol për të kaluar Kastriotin që regjistron humbjen e dytë rresht.
/S.Sport
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

K. Superiore, panorama e javës së 4
23/09/2013
Java katërt e kategorisë superiore tregoi më së miri se ky sezon do të shoqërohet nga gara e larta me rivalitet të fortë. Rezultatet teknike të arritura gjatë fundjavës ende nuk tregojnë fytyrën e vërtetë të skuadrave si dhe ti grupojnë ato në arritjen e objektivave. Teutës i mjaftoi barazimi pa gola në Shkodër ndaj Kukësit për të ruajtur kreun e klasifikimit. Një pikë në transfertë ndaj një kundërshtari direkt është mëse e mjaftueshme për djemtë e Maganit.

Skuadrat që ndajnë vendin e dytë për efekt golavarazhi janë surprizat e deritanishme. Lushnja dhe Vllaznia kënaqen me pikën e marë midis tyre në Roza Haxhiu, në një 90 minutësh ku gjyqtari është kontestuar nga të dyja palët. Shkodranët për dy golat e anulluar, ndërsa lushnjarët për golin e Tafilit por edhe për një penallti të padhënë për ta. Pa shumë bujë Partizani vazhdon marshimin, duke treguar se këtë sezon transfertat do të jenë pika më e fortë. Në Kavajë, të kuqtë fitojnë minimalisht me Besan duke zhytyr këtë të fundit në krizë rezultatesh. Në gjurmët e verdhezinjve është Flamurtari, që regjistron një tjetër humbje. Në sfidën shtëpiake të luajtur në Roza Haxhiu të Lushnjes, vlonjatët thyhen nga Kastrioti, që me një gol të Ferraj mer tre pikët por dhe ngjitjen në klasifikim. Ashtu sic pritej përballja midis Lacit dhe Bylisit shoqërohet me tension, me fituesit e kupës së shqipërisë që triumfojnë minimalisht 1-0. Ndërkohë supersfida e javës Tirana-Skënderbeu sjell thyerjen e tabusë për kampionët, që më në fund arrijnë të triumfojnë në tiranë përballë bardhebluve. Formacioni i Nevil Dedes ka treguar rritje në lojë ndaj një kundërshtari tepër cilësor, i cili me cinizëm u rikthye tek fitorja. Me rezultatet e arritura por dhe renditjen pas javës së katërt, ky sezon pritet të jetë tepër i ekuilibruar, me skuadra që nga java në javë mund të ndryshojnë objektivin, ose të paktën deri në momentin kur të kristalizohen skuadrat pretendente për trofe me ato që do të garojnë për mbijetesë.
/S.Sport
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

Kukësi ia del në Laç, frenohet Vllaznia
04/11/2013
Ka befasuar me para qitjen e vet në "Loro Boriçi" skuadra ballshiote, jo vetëm se ka barazuar 1-1, por edhe me lojën e zhvilluar. Raste të shumta ka krijuar Bylisi në portën e Vujadinoviçit, sidomos me anë të Izuçukut, por përpjekjet e të tijve i ka shpërblyer kavajasi Kuli. Vllaznia ka qenë larg ndeshjeve të saj të fundit, sidomos në repartin ofensiv, për shkak se Bushi është mbuluar mjaft mirë nga ballshiotët, ndërsa Hajdari dhe Shtubina, që vinin nga krahët, kanë shpërdoruar jo pak. Njeriu-gol i Vllaznisë, Bushiç, bëhet sërish shpëtimtar i kuqebluve, duke evituar humbjen. Megjithatë, barazimi mund të konsiderohet njëlloj frenimi për Vllazninë, teksa po kalonte një moment fantastik në kampionat. Fitorja e fundit ndaj Partizanit në Tiranë kishte bindur edhe pesimistët më të mëdhenj në Shkodër për skuadrën e Agim Canajt. Vllaznia mbetet në vend të tretë, ndërsa Bylisi në të dhjetin.
KUKثSI
E ka marrë "bekimin" në qytetin ku ngrihet një kishë e shenjtë, duke mundur bardhezinjtë e Stavri Nicës me përmbysje. Penalltia e minutës së katërt shtesë, kthyer në gol nga Allmuça, i ka dërguar "në qiellin e shtatë" verilindorët e Shensojit, që kthehen te fitorja pas disa javësh. Kukësi rigjen vetveten edhe në lojën e zhvilluar, duke parë tashmë dritë në fund të tunelit, ku është futur që në kohën e Armando Cungut. Supergoli i Tanushit u duk se do t'u jepte suksesin bardhezinjve të Nicës, por nuk ka qenë i këtij mendimi Cikalleshi. Kavajasi ka barazuar me kokë fillimisht, para se Allmuça të shënonte në limitin e kohës shtesë për rezultatin 2-1.
JAVA 11
Java e 11-të do të sjellë sfida vërtet interesante. Kështu, Partizani do të presë Teutën, ku të dyja skuadrat do të luajnë fitore, pas humbjeve respektive në javën e 10-të. Ndërsa spikat edhe Kukësi-Tirana, verilindorët për t'u ngjitur në renditje, ndërsa bardheblutë për të dalë nga kriza. Ishte Kukësi sezonin e kaluar që i bëri gjëmën Tiranës në kupë dhe kampionat. Por edhe Skënderbeu kryesues nuk do ta ketë të lehtë me Bylisin në Ballsh, atje ku kampionët, edhe pse janë shpallur kampionë, mezi kanë marrë ndonjë barazim. Ndërsa ndeshjet e tjera janë Flamurtari-Lushnja, Kastrioti-Laçi dhe Besa-Vllaznia.

/BalkanWeb
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

K. Superiore, “skaneri” i javës së 11-të
18/11/2013
Fundi i fazës së parë i kampionatit të 75 kombëtar do të mbahet mend gjatë, pasi për herë të parë në fundin e renditjes qëndron skuadra më e titulluar në vend. Bardheblutë e kryeqytetit kanë prekur fundin pas humbjes në Kukës ndaj nënkampiones së sezonit të kaluar. Formacioni i Alpin Gallos që për herë të parë këtë sezon shënon në fraksionin e parë të lojës tregon limite, duke hyrë në histori si skuadra më e keqe në 93 vite ekzistencë. Për Kukësin ky sukses që është i dyti radhazi në kampionat, vlen shumë në renditje por edhe në aspektin psikologjik, pasi skuadra ka lënë zonën e ftohtë të klasifikimit.

Nga njëri skaj në tjetrin, rezultati nuk ndryshon, pasi edhe Skënderbeu, skuadra më e fortë në vitet e fundit e kampionatit shqiptar regjistron të njëjtën humbje si rekordmenët e vendit. Formacioni i Mirel Josës bie në Ballsh duke konfirmuar se Adush Muca mbetet mankthi më i keq për "Ujqërit e Dëborës". Ashtu si në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar, edhe në këtë ndeshje vendos Gërxho, që fotokopjon atë gol të kupës për t'i dhënë tre pikëshin Bylis në përfundim të fazës së parë. Faktorin fushë shfrytëzon dhe Partizani që ndal Teutën me një fitore të pastër 3-0. Pas një periudhe aspak të mirë ku sulmi ishte në shënjestër, të kuqtë shënojnë plot tre herë ndaj një nga mbrojtjeve më të forta të kampionatit. Për Teutën që deri një javë më parë nuk njihte humbje, ky është dështimi i dytë radhazi dhe ndalesa e kampionatit mund t'i shërbejë "Djemve të Detit" për të rigjetur humorin e humbur.

Të njëjtën linjë me Skënderbeun dhe Teutën ruan edhe Vllaznia, që thyhet në Kavajë nga një gol i vonshëm i Besës. Fitorja e formacionit të Mërgjyshit e bën akoma më intrigues kampionatin, pasi në këtë moment diferencat janë të papërfillshme. Pa shumë bujë bën përpara Laci që triumfon në derbin me Kastriotin duke iu afruar zonës Europiane me vetëm një pikë diferencë. Kjo është fitorja e vetme e skuadrave udhëtuese këtë javë, ndërsa Kastrioti me këtë humbje qëndron në zonën e ftohtë. Sfida më e bukur dhe më emocionuese e javës ka rezultuar ajo e zhvilluar në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës midis kuqezinjve dhe Lushnjes. Rezultati 4-3 tregon shumë por minutat e golave dhe rrjedha e lojës flasin për një takim, i cili duhet ndjekur nga ata me zemër të fortë. Me këtë fitore formacioni i Ernest Gjokës vijon ngjitjen duke projektuar një fazë të dytë ndryshe, ku objektivi mbetet po ai, mbijetesa.
/S.Sport
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

K. Superiore: Rezultatet e ditës së Shtunë
05.04.2014

Partizani 1-0 Besa Kavaje

Skenderbeu 2-3 KF Tirona

FK Kukesi 3-0 Teuta Durres

KF Laci 0-1 Flamurtari Vlore

/S.Sport
 
Titulli: SuperLiga Shqiptare Rezultatet

Ik andej cento se mke zen vendin e punes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top