Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pas shpërthimit vdekjeprurës në lagjen historike “Sulltanahmet” të Stambollit fshihet ISIS. Autoritetet turke thanë se, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pasi një kamikaz i lidhur me grupin ekstremist u vetëhodh në erë.

Zyrtarët turq kanë bërë të ditur se ai është identifikuar si Nabil Fadli, 28 vjeç, i cili kishte hyrë në Stamboll nga Siria, enkas për të kryer misionin e ngarkuar nga ISIS. Origjina e Fadli ishte nga Siria, ndërsa ishte lindur në Arabinë Saudite.

Të gjithë viktimat ishin turistë, 9 prej tyre gjermanë, si dhe një peruan. Ndërkohë që nga të plagosurit, 12 ishin gjermanë, një turk, një tjetër nga Peruja, si dhe një norvegjez.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu telefonoi kancelaren gjermane, Angela Merkel, për t’i shprehur ngushëllimet për shtetasit që humbën jetën tragjikisht në vend. Më herët, në një deklaratë për shtyp, Presidenti Recep Tayyip Erdogan e dënoi me forcë aktin terrorist të Stambollit, duke thënë se kjo ngjarje tregoi edhe një herë, sesa e nevojshme është të ruhet solidariteti përballë këtyre akteve çnjerëzore.

Lagjja “Sulltanahmet” është në zonën qendrore të Stambollit, aty ku ndodhet edhe “Xhamia Blu”. Zona tashmë është e rrethuar nga forcat e sigurisë dhe ambulancat, si pasojë e shpërthimit. Kohët e fundit, Turqia është përballur me kërcënime të panumërta të sigurisë. Grupi xhihadist i ISIS është përgjegjës edhe për tri shpërthimet e vitit të shkuar, përfshirë këtu sulmin e Ankarasë, ku u vranë më shumë se 100 njerëz. Përveç këtyre episodeve, në vend është përshkallëzuar edhe dhuna mes forcave turke dhe militantëve kurdë të PKK-së, pasi shkeljes së armëpushimit mes tyre.

Analistët mendojnë se, forcat e sigurisë duhet të jenë më të përgatitura për t’u paraprirë sulmeve të terroristëve. Turqia kufizohet me Sirinë dhe ka pritur më shumë se dy milionë refugjatë në valën e eksodit më të madh që pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe kamikazi, që ishte autor i sulmit të së martës, mendohet se ka hyrë në rrugët ku depërtonin azilantët sirianë.

/ Top Channel
 
Titulli: Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite

jesuis.jpg

.........................
 
Titulli: Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite

Ku jane keta qe vendosnin statuse jesuisparis te shkruanin sot... jesuisIstanbul?!!!
 
Titulli: Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite

#Pray_for_Turkey
10653543_191318844556231_2052692102108185939_n.jpg:qan::qan:
 
Titulli: Sulmi në Stamboll, kamikazi me origjinë siriane, i lindur në Arabinë Saudite

Shpërthim në një stacion policor në Turqi, 5 të vdekur

1452742747turqi.jpg


Së paku pesë persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me një makinë-bombë në një stacion policie në qytetin e Cinarit, në rajonin e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë.

Në mesin e viktimave është edhe një nënë me një foshnje, ndërsa autoritetet kanë nxituar të fajësojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë të cilët janë shumë aktivë në këtë zonë.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e stacionit policor, por edhe te godinat pranë. Makina-bombë shpërtheu në hyrje të stacionit, ndërsa sulmuesit gjuajtën edhe me armë e raketa në drejtim të stacionit.

Rajoni i Dijarbakirit ka qenë arenë përplasjesh të dhunshme mes militantëve të PKK-së dhe ushtrisë turke edhe në të kaluarën. Madje, ky rajon ishte në mesin e atyre zonave që ishin në shtetrrethim vitin e kaluar.

Masa e shtetit turk erdhi pas një bombe që la të vdekur 16 ushtarë dhe një aksioni ku u vranë 16 oficerë policie.

Partia kurde “PKK” rroku armët në vitin 1984 për autonominë e zonave kurde dhe që atëherë, me mijëra njerëz janë vrarë në përleshjet me qeverinë.

/ Top Channel
 
Back
Top