Suedi – Qindra qytetarë protestojnë sulmet ndaj xhamive

Kresha

A pretty face can never trick me


Një numër i madh i qytetarëve suedezë dolën në rrugë për të protestuar sulmin ndaj xhamisë në Stokholm, ku ishin lënduar edhe pesë persona.

Me qindra suedezë gjatë ditës së djeshme dolën në rrugë për të denoncuar sulmet ndaj xhamive që kanë ndodhur këtë javë në vendin skandinav.

Grupi i qytetarëve u organizua nëpërmjet një faqeje të hapur në rrjetin social Facebook me titull "Së bashku për Eskilstunin" për të dënuar sulmet ndaj xhamive dhe për të shprehur solidaritet me pjesëtarët e komunitetit mysliman në vend.

"Disa qindra persona u mblodhën këtu për të dhënë mesazhe miqësie," tha zëdhënësi i policisë Roland Lindqvist.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven i ka quajtur sulmet e fundit mbi xhamitë në Suedi si "dhunë e paskrupullt".

"Kurrë nuk do të tolerojmë sulme të këtij lloji. Ata që duan ta praktikojnë besimin e tyre kanë të drejtë ta bëjnë këtë," tha Lofven.

Të enjten në qytetin Eskilstun i është vënë zjarri një xhamie, ku mbetën të plagosur pesë persona nga 70 besimtarët që në ato momente ndodheshin brenda në xhami për të falur namazin e drekës. Ndërkohë Policia tha se një sulm tjetër u zhvillua vonë mbrëmjen e së enjtes, nga i cili u thyen xhamat xhamisë. //mesazhi
 
Back
Top