Stuhitë e forta në Evropë, së paku 13 viktima

cent

...Lontano
Stuhia e forte, shoqëruar me erëra me shpejtësi 160 kilometra në orë që goditi dje pjesën jugore të Britanisë së Madhe, Holandën, Francën dhe Gjermaninë, ka shkaktuar se paku 13 viktima.
t5n67o.jpg
Ne keto zona u rrëzuan pemët, përmbyten zonat e ulëta dhe pati kaos në rrugë.
Dy persona u shtypën për vdekje nga rrëzimi i pemëve dhe dyshohet se një adoleshent ka vdekur pasi stuhia më e fuqishme në pesë vite dje goditi Britaninë.

Më shumë se 500 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Britani dhe Francë. Stuhia shkaktoi anulime masive të shërbimeve të trenave në jug të Britanisë, Danimarkë, Holandë dhe Gjermani.

Aeroporti i Londrës Heathrow ka anuluar 130 fluturime, ndërkohë që ka patur njoftime për vonesa në shërbimet e trenave Eurostar që kalojnë në tunelin nën kanalin anglez për shkak të vendosjes së kufizimeve mbi shpejtësinë.
/Panorama
 
Titulli: Stuhitë e forta në Evropë, së paku 13 viktima

Larg nesh ishalla, se jemi dhe afer me Angline!
 
Back
Top