Strategjia e re e Zgjerimit, bisedimet ndalen nëse nuk ka progres

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelji prezantoi këtë të mërkurë në Bruksel strategjinë e re të Zgjerimit të unionit drejt Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Komisioni Europian vazhdon të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Propozojmë hapa konkretë për përmirësimin e procesit të anëtarësimit. Teksa jemi duke përmirësuar procesin, qëllimi mbetet anëtarësimi i plotë i rajonit në BE. Komisioni i qëndron fortë rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se së shpejti do të bëhet një përditësimi të dhënave për përparimin e bërë nga këto dy vende. Në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në Maj, do të paraqesim një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin”.

Sipas komisionerit të BE-së, fokusi i metodologjisë së re të zgjerimit do të vendoset tek forcimi i shtetit ligjor, institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. Ai u shpreh se këto janë çështjet, të cilat prekin vetë thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor. Bisedimet mund të ndalen nëse konstatohen hapa prapa dhe kapitujt e mbyllur mund të rihapen.



Për të inkurajuar ndërmarrjen e reformave, komisioni do të sigurojë stimuj, të tillë si procesi i përshpejtuar i integrimit, zgjerimin e qasjes në tregun e përbashkët europian dhe shtimin e fondeve të zhvillimit. Sa më shumë kandidatë të përparojnë në reformat e tyre, aq më shumë ata do të përparojnë në proces.

Tv Klan

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top