Stërvitje në Spanjë e Itali. NATO gati për luftë, po me kë?

Malsi

Anëtar i Nderuar
largea_nato-lufte1446706374.jpg

Manovrat tre-javore, që filluan në fund të muajit tetor kanë përfshirë 36 mijë trupa nga më tepër se 30 vende-anëtare të NATO-s dhe partnerët, që janë përfshirë në një “stërvitje intensive” në Itali, Spanjë dhe Portugali.

Në këtë stërvitje që është duke u bërë në Itali, Spanjë dhe në detin Mesdhe marrin pjesë edhe forca ushtarake nga Shqipëria. Këto bëjnë pjesë e trupave italiane.

“NATO nuk kërkon luftë, por ne jemi gati të mbrojmë aleatët tanë”,- ka thënë gjatë ditës së sotme sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Të mërkurën, qindra trupa të NATO-s me mbështetjen e helikopterëve dhe tankeve u përfshinë në një sulm të stimuluar kundër një armiku në bazën stërvitore “San Gregario” në Spanjën verilindore.

Stërvitja është duke u bërë gjatë atij operacioni që është koduar “Trident Juncture”. NATO ka bërë të ditur se, forcat nga 12 vende të Aleancës kryen një operacion që përfshinte shpëtim pengjesh, pastrimin nga minat dhe sulme të këmbësorisë.

Ky demonstrim përfshinte hedhjen e më shumë se 500 parashutistëve, që fluturuan direkt nga baza e tyre në “Fort Bragg”, të Karolinës së Veriut, për t’u ulur me parashutë në zonën e stërvitjeve.

Stoltenberg tha se, NATO ka ftuar në manovra vëzhgues nga të gjitha vendet anëtare të OSBE-së dhe nga vende të tjera të botës, përfshirë Rusinë. Manovrat filluan më 19 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 6 nëntor.

nato lufte7.jpg
nato lufte9.jpg
nato lufte3.jpg
nato lufte4.jpg

botasot
 
Titulli: Stërvitje në Spanjë e Itali. NATO gati për luftë, po me kë?

Jane kthy dhe kto ne Sanco Panco ,lufte me mullinjte e eres :D
 
Titulli: Stërvitje në Spanjë e Itali. NATO gati për luftë, po me kë?

Jane kthy dhe kto ne Sanco Panco ,lufte me mullinjte e eres :D

uaaaaa sa do shkruaja pikerisht kete....me vodhe mendimin

dua mullinjte e eres time :(
 
Titulli: Stërvitje në Spanjë e Itali. NATO gati për luftë, po me kë?

Sa modest je....me nje gur qellove dy
kompliment mua ,por mos harroje e veten lol
 
Back
Top