Statusi për Shqipërinë, Fyle letër vendeve të BE: Votoni Pro

cent

...Lontano
TIRANE-Komisionieri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Shtefan Fule, nëpërmjet një letre dërguar ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, kërkon që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat.
24edtas.jpg
Në këtë letër thuhet se progres-raporti i Komisionit Europian për vitin 2013 nxjerr në pah progresin e arritur nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve të vendosura në vitin 2012. Ashtu siç theksohet edhe në raport, Shqipëria ka miratuar reformat kyçe në gjyqësor, administratë publike dhe reformë parlamentare me konsensus ndërpartiak.

“Shqipëria ka organizuar zgjedhje të suksesshme parlamentare në qershor të vitit 2013 dhe ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar përformancën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke u bazuar në këtë përformancë Komisioni rekomandon që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat me mirëkuptimin se vendi do të vazhdojë të ndërmarra hapa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni. Në këtë kuadër, unë do të doja për t’ju informuar ju me zhvillimet kryesore të fundit në Shqipëri, në veçanti në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë do të doja të ndaj me ju vlerësimin tim të këtyre zhvillimeve përpara vendimit të Këshillit mbi rekomandimin e Komisionit në dhjetor. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me mua nisëm dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe konsensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t'i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka pasur një vendosshmëri të qartë në rritjen e qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e Komisionerit që pritet të konformohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit
që pritet të përfundojë në dhjetor. Agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar", shkruan Komisioneri për Zgjerimin në letrën e tij.

“Veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit, kanë krijuar një panoramë pozitive. Këtë Fyle e argumenton me një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in për makinat e vjedhura apo lojërat e fatit, ku u zbuluan 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale. Duke patur shansin të kem bisedime me Qeverinë dhe opozitën, jam i bindur se Shqipëria ka ndërmarrë hapa vendimtarë në forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike gjithashtu duke u angazhuar në mënyrë të gjithanshme në kryerjen e reformave. Qartësisht në dy muajt e fundit, Shqipëria ka forcuar pozitat e saj në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit, Këshilli do të dërgojë një sinjal të fortë tek populli shqiptar, njëkohësisht duke shërbyer si një konsolidim në përfshirjen europiane të vendit. Kjo do të ndihmojë Qeverinë dhe opozitën në shtimin e promovimit të kulturës demokratike mbi të gjitha gjithëpërfshirjes duke prodhuar më shumë reforma. Shpresoj se elementët e mësipërm do të ndihmojnë për një dialog të frytshëm në ditët në vijim".

Në fund të letrës se tij komisionieri Fyle thekson se rekomandimi i komisionit do të dërgonte një sinjal të fuqishëm për popullin shqiptar dhe do të konsolidonte më tej angazhimin e Shqipërisë për integrimin. Kjo do të ndihmonte qeverinë dhe opozitën njëkohësisht në perpjekjet e tyre për të promovuar një kulture politike për më shumë gjithëpërfshirje.

Përgjigjja përfundimtare e vendeve anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë pritet të merret në ministerialin e 19 dhe 20 dhjetorit në Bruksel.

/BalkanWeb
 
Titulli: Statusi për Shqipërinë, Fyle letër vendeve të BE: Votoni Pro

Shpresojm te merret nje vendim pozitiv per Shqiperin , por kur lexon kete leter duket qe ska agje per te motivuar
vendet pjesmarrse te votojne pro nesh , biles me tingellon jo vetem skeptike por dhe qesharake si leter motivimi .
 
Titulli: Statusi për Shqipërinë, Fyle letër vendeve të BE: Votoni Pro

I shalla e marrim.
Ne fakt,ne si ane legjislacioni jemi nder me "modernet"tashme ne Evrop,problemi eshte se legjislacioni nuk gjene ana ekzekutive,pra i kemi te shkruara mire vetem ne letra,kjo eshte fatkeqesia e vendit tone.
 
Titulli: Statusi për Shqipërinë, Fyle letër vendeve të BE: Votoni Pro

Detyrimisht qe do e marrim me hir apo pahir, ne dhe kosova kemi ngel.
 
Titulli: Statusi për Shqipërinë, Fyle letër vendeve të BE: Votoni Pro

I shalla e marrim.
Ne fakt,ne si ane legjislacioni jemi nder me "modernet"tashme ne Evrop,problemi eshte se legjislacioni nuk gjene ana ekzekutive,pra i kemi te shkruara mire vetem ne letra,kjo eshte fatkeqesia e vendit tone.

Pikërisht, nuk janë në zbatime ato që janë të shkruara nëpër letra ..
Na rrofshin letrat pra..
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top