SSC Napoli

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kavani fundos Milanin, Napoli nis të ëndërrojë

Skuadra e Maxarrit thyen kuqezinjtë 3-1 me një trigolësh të uruguajanit. Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi, por “axurrët” përmbysin gjithçka

Kavani shënon, Napoli ëndërron. Mbrëmjen e djeshme, stadiumi i “San Paolos” ka shpërthyer në një festë gëzimi, teksa skuadra e Maxarrit ka mposhtur 3-1 Milanin, duke kapur kreun e klasifikimit së bashku me Juven, Udinezen dhe Kaljarin. Tripleta e Kavanit i ka hedhur në tapet kampionët në fuqi të Italisë edhe pse ishin të parët që gjetën avantazhin me anë të Akuilanit.

Kuqezinjtë kanë vuajtur edhe mungesat e shumta në ekip, ndërkohë që në lojë është para një mbrojtje qesharake (ka pësuar 7 gola në tri ndeshjet e fundit). Gjithçka ka filluar me Lavecin, i cili shfaqet i rrezikshëm që në minutat e para të takimit. Ndërkaq Maxarri kishte preferuar të hidhte në fushë çiftin Gargano-Inler, duke e lënë Xhemailin në stol.

Ndërkohë Alegri, i cili nuk ka patur në dispozicion një sërë lojtarësh të rëndësishëm si Gatuzo, Boateng, Ibra dhe Robinjo, ka qenë i detyruar të hedhë në sulm çiftin Pato-Kasano, që prapa mbështetej nga Akuilani. Kuqezinjtë janë të parët që kalojnë në avantazh: Kasano kroson një top në zonë dhe Akuilani nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë përmes një goditjeje me kokë. “San Paolo” hesht, por nuk kalojnë as 60 sekonda dhe ai shpërthen sërish pasi këtë radhë janë vendasit që gjejnë golin e barazimit me anë të Kavanit.

Një goditje kjo që nuk e ndryshon ritmin e lojës, ku skuadrat tentojnë me raste të pafundme për shënim nga të dy krahët. Në minutën e 36-të Gargano i rrëmben një top Patos, dhe pas një sprinti të shpejtë drejt zonës së portierit, jep një asist për Kavanin, i cili nuk gabon përballë Abiatit duke shënuar golin e dytë për Napolin. Milani provon të kundërpërgjigjet me Akuilanin por De Sanktis tregohet vendimtar.

Në pjesën e dytë skuadrat hyjnë në fushë pa asnjë ndërrim. Në minutën e 51-të Kavani ngre sërish stadiumin në këmbë duke shënuar dhe golin e tij të tretë personal në këtë ndeshje përmes një të majte fluturimthi. Milani provon të reagojë por nuk gjen forcën e duhur, për më tepër që Sedorf, Van Bomel dhe Pato nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Ndërkohë kuqezinjtë kërkojnë golin e dytë, por pa rezultat madje janë vendasit ata që kanë mundësinë t’i katërfishojnë shifrat. Mbaron 3-1 kjo mbrëmje magjike në veçanti për Kavanin.



Trajneri: Por nuk jam i shqetësuar

Alegri e ka me mbrojtjen: Të pësosh kaq shumë gola!

Alegri nuk ka dashur t’i dramatizojë gjërat duke thënë: “Ndeshje jo normale”. Tekniku i kuqezinjëve nuk e ka ulur kokën poshtë pavarsisht disfatës 3-1 ndaj Napolit: “E zotëruam relativisht shumë topin, kaluam të parët në avantazh dhe e pësuam shumë shpejt golin e barazimit, çështje fati. Nuk duhej t’i lejonim të na kundërsulmonin, ne e dinim mirë që ata do të luanin kështu. Jam i kënaqur me djemtë e mi, por mendoj se duhej të kishin treguar më tepër grintë në disa situata, sidomos në momentin që duhej të shënonim.

Po pësojmë gola të cilët nuk duhet t’i pësojmë, duhet të punojmë qetësisht pasi vetëm kjo do të na ndihmojë për vazhdimësinë. Gjatë kampionatit mund të ndodhin dy hapa të gabuar, por të pësosh pesë gola në dy ndeshje, do të thoja se janë të çuditshme për një skuadër si ne. Për momentin kemi shumë mungesa. Nuk jam aspak i shqetësuar për humbjen pasi luanim ndaj një skuadre që vjet zhvilloi një kampionat të shkëlqyer. E theksoj, nëse do i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion do ishte ndryshe”.



Maxarri: Duhet të përmirësohemi

Kavani: Kampionati është akoma i gjatë

Pasi ka marrë topin e ndeshjes së mbrëmshme për trigolëshin e shënuar kundër Milanit, Edinson Kavani e ka komentuar kështu fitoren e skuadrës së tij në “San Paolo”: “ثshtë e bukur të shohësh gjithë këtë alegri të publikut, kemi marrë një fitore të madhe me një paraqitje të madhe. Ne e dimë se cilët janë kufijtë tanë, e dimë se duhet të punojmë çdo ditë mirë. Sigurisht është një sinjal i bukur për kampionatin, por është vetëm fillimi, sezoni është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Valter Maxarri naturisht është i kënaqur për fitoren ndaj Milanit, por gjithsesi arrin të gjejë ndonjë difekt të vogël të të tijve: “E nisëm keq, më pas u bë një ndeshje e mirë. Por kundër të mëdhajave nuk duhet nisur kështu, duhet të përmirësohemi akoma, – tha trajneri i Napolit. – Titulli? ثshtë një frazë që rikthehet gjithnjë, shpresojmë ta dëgjojmë akoma në javët e ardhshme, kjo do të thotë që do të luftojmë e sakrifikojmë… E mirë që luajtëm një ndeshje të madhe”.



Mbishkrimi

Akuilani kundër kritikave: Sipas teje jam dobët?!

Ka ngjallur mjaft kuriozitet festa e golit të Alberto Akuilanit pas golit momentan të epërsisë. Ish-lojtari i Romës, Liverpulit e Juves, pas golit të bukur me kokë shkoi drejt telekemerës, duke shfaqur një fanellë tjetër poshtë, me një mbishkrim të vogël: “Sipas teje jam dobët?”. Vështirë të kuptohet se kujt ia drejtonte këtë mbishkrim mesfushori kuqezi, por sigurisht duke iu referuar mijëra kritikave që kanë ardhur drejt tij rreth gjendjes jo të mirë fizike.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Napoli

Napoli turpëron Interin në “San Siro”
“San Siro”. Napoli ka dominuar ndaj zikaltërveduke fituar me rezultat 0-3. Interi që nga minuta 41 është detyruar të luajë me një lojtar më pak, pasi Obi ka dalë nga fusha me karton të kuq, pas dy të verdhave duke shkaktuar edhe penallti, që ishte e dyshimtë. Gjithashtu edhe trajneri Ranjeri është larguar nga stoli duke parë takimin nga shkallët e stadiumit. Golin e parë për Napolin e shënon Kampanjaro në minutën e 43-të. Pas gjuajtjes së penalltisë nga Hamshik , topi grushtohet nga portieri Sezar, që shkon te Kampanjaro dhe shënon. Pastaj i vjen radha Maxhios në minutën e 57-të, që përfiron nga një mosmarrveshje mes Nagatomos dhe portierit Hulio Sezar. Në minutën e 75-të Hamshik shënon golin e tretë. Napoli ka turpëruar në shtëpinë e vet Interin duke e kthyer në identitetin e fillmit, ku zikaltërit trajner kishin Gasperinin .Me këtë fitore Napoli provizorsiht mer kreun me 10 pikë, ndërsa Inter mbetet me 4 pikë
 
Pe: Napoli

Maxarri ëndërron: Në të ardhmen, jashtë Italisë

Trajneri i Napolit synon një klub të madh pasi të ketë përmbushur misionin e tij me “axurrët”: Kam përvojë për të drejtuar kudo

Valter Maxarri nuk mund të ndihet më mirë se kaq. Napoli i tij po ecën mirë si në Itali ashtu edhe në Europë. Më në fund, edhe skeptikët kanë filluar t’i besojnë atij duke e konsideruar si një ndër trajnerët më të mirë të Italisë dhe Europës. Tekniku i napolitanëve ka folur rreth karrierës së tij, objektivave të Napolit dhe garës për kampionat. “Kam qenë për shumë kohë i nënvleftësuar, tashmë ndihem në siklet, por edhe shumë i kënaqur që dëgjoj të gjithë këto komplimenta.

Por suksesi i një trajneri varet edhe nga lojtarët apo shoqëria drejtuese. Personalisht mendoj se e kam eksperiencën për të drejtuar pankinën e një skuadre, çfarëdo qoftë ajo. Ky është viti im i tetë në Itali, herët a vonë do më pëlqente edhe një eksperiencë jashtë. Këtë vit pata shumë kërkesa, por s’e kam marrë asnjëherë seriozisht idenë për të lënë Napolin”. ثshtë kënaqësi tek dëgjon që Napoli konsiderohet si një skuadër e madhe dhe bën të dridhen edhe ekipet që kanë shkruar historinë e Serisë A.

“ثshtë bukur që tashmë përveç ekipeve të mëdha flitet edhe për Napolin,”- ka vazhduar Maxarri. “Ndeshja e ‘San Siros’ tregoi se jemi rritur shumë, por duhet të luajmë me të njëjtin shpirt luftarak edhe me skuadrat e tjera. Championsi? Do hedh gjithmonë në fushë skuadrën më të mirë dhe është normale që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të ndikojnë edhe në ato të kampionatit.

Nuk kemi 22 lojtarë të të njëjtit nivel, batanija është pak më e shkurtër seç duhet. E rëndësishme është që skuadra ka rritje, le të vazhdojmë kështu”. Kush mendoni se është radha e favoritëve për titull? “Championsi të heq nga kampionati 8-10 pikë. Bufon ka thënë që Napoli është i fortë ama luan në Champions. Dhe ka të drejtë. Kujdes edhe Romën, gjithsesi Juventusi është skuadra që e shoh si favorite për titull. Për mua radha është kjo: Juve, Milan, Inter, Roma, Lacio, pse jo edhe Fiorentina, është një skuadër e fortë”.



Në Napoli

Hajdutët i vjedhin shtëpinë Edison Kavanit

Edinson Kavani nuk ka munguar me gol në ndeshjen me kombëtaren e tij, gjithsesi gëzimi i tij ka zgjatur shumë pak. Në mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës, hajdutët kanë plaçkitur shtëpinë e “Matadorit” dhe familjes së tij. Fatmirësisht, gjatë momentit të aksionit nuk ka pasur njeri në shtëpi.

Sipas policisë, e cila po merret me hetimin e ngjarjes, hajdutët kanë mundur të grabisin bizhuteri ari dhe veshje të shtrenjta, mes të cilave dhe bluza të futbollistit. Vila e sulmuesit ndodhet në një park rezidencial në rrugën “Scalandrone”, mes Bacolit dhe Pozuolit. Alarmin për vjedhjen e kanë dhënë fqinjët e tij gjatë mëngjesit të së dielës.



Mbrojtësi

Kanavaro: Doja ta mbyllja karrierën te Napoli

Kampioni i botës dhe ish-lojtari i Napolit, Parmës, Realit të Madridit, Juventusit dhe Al-Ahlisë, Fabio Kanavaro ka vetëm një ëndërr: “E fillova karrierën me Napolin dhe do më pëlqente ta mbyllja aty. Më vjen keq që nuk bëra si Maldini tek Milani apo Toti tek Roma, duke u shndërruar në lojtar simbol të qytetit tim.

Do më pëlqente të rikthehesha, Napoli është jeta ime, qyteti im. Karriera ime ka filluar aty, prandaj Napoli është gjithçka për mua,”- ka thënë ish-kapiteni i “axurrëve”, i cili me siguri po shijon suksesin e vëllait të tij Paolo që është kapiten i Napolit. Një “trashëgimi” e sigurt për të arritur te triumfi që skuadra e Maxarrit ka si objektiv këtë sezon.
 
Pe: Napoli

Napoli i beson Kavanit, pa rotacion ndaj Parmës


Trajneri Maxarri do të zbresë në fushë të gjithë titullarët. Nga fillimi edhe uruguajani, i cili mungoi ndaj Interit: “Baloteli? Nuk do t’i thoja jo”

Bëj zgjedhje, por jo rotacion”. Ky është mendimi i Valter Maxarrit në prag të ndeshjes me Parmën që pason sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Mynihut. Trajneri i Napolit motivon kështu zgjedhjet e tij: “Nuk ka nevojë për të bërë rotacion. Rendimenti i lojtarëve, nuk është se përkeqësohet pas ndeshjes së tretë radhazi”. Maxarri do t’i besojë Kavanit dhe Hamsikut: “Edinsoni është mirë.

Ishte i lodhur nga udhëtimi i gjatë nga Uruguaji në Itali. Edhe Mareku është gati. Këtu, ose luhet çdo dy ditë ose qëndron pushim për dy javë. Për mua, ideale do të ishte të luanim një ndeshje në javë”. ثshtë një problem i vogël, sepse duhet menaxhuar një organikë e tërë në këtë situatë: lojtarët rikthehen pas një udhëtimi, stërviten një ditë dhe luajnë”, – shpjegon trajneri disi polemik për pushimin e kombëtareve.

Napoli pritet të rikthehet në fushë dy javë pas fitores së arritur në shtëpinë e Interit. “Do të përpiqemi të rinisemi që nga ajo ndeshje, edhe pse kanë kaluar 15 ditë. Në Milano, edhe pse fituam 3-0, bëmë edhe ndonjë gabim. Dhe në ditët e fundit kemi punuar për të korrigjuar atë që nuk funksionoi”.

Maxarri nuk ka shumë dëshirë të flasë për hipotezën e mundshme të këmbimit mes Balotelit dhe Lavecit me Mançester Sitin: “Unë mendoj për Parmën, sigurisht Baloteli është një lojtar i fortë, por këto janë diskutime që nuk më interesojnë, unë dua të mbaj lojtarët e mi”. Në fund Maxarri kërkon të justifikojë Ibrahimoviçin dhe Kasanon për deklaratat mbi stresin: “E di se çfarë ndien një profesionist, i cili kërkon të qëndrojë për shumë vjet në nivele të larta.

Paratë nuk kompensojnë gjithçka, një lojtar mund të jetë i stresuar, sepse ndien përgjegjësi. Vetëm ata që luajnë në nivele të larta mund ta kuptojnë rëndësinë e kësaj situate. Tani për shembull është një cikël prej 7 ndeshjesh të nivelit të lartë mes kampionatit dhe Championsit. Luhet përpara 50-60 mijë spektatorëve, ndihet presioni. Prandaj stresi profesional ekziston”, – e mbyll trajneri i Napolit.
 
Pe: Napoli

Gjyqi i Napolit konfirmon, “kupola” ekzistonte

Pas vendimeve të marra nga gjykatësit, vëllezërit Dela Vale dhe Klaudio Lotito, janë pezulluar nga çdo detyrë sportive

Të martën në mbrëmje u dha verdikti i shkallës së parë për “Calciopoli”-n. Gjykatësit konfirmuan ekzistencën e një kupole të vogël që drejtoi futbollin italian, në krye të së cilës ishte Luçiano Moxhi, i dënuar me 5 vite dhe katër muaj burg.

Por gjykatësit nuk i pranuan kërkesat e prokurorit në lidhje me skedat zvicerane dhe për ndërhyrjen në lidhje me përcaktimin e arbitrave dhe për kartonët e verdhë që jepeshin në favor të Juves.Ndërsa, i është dhënë pak rëndësi “zbulimit” të telefonatave të “harruara”, atyre të Interit dhe të skuadrave që nuk janë përfshirë në gjyqet sportive. Vetëm për ish-drejtuesin bardhezi është folur për komplot kriminal.

Në këtë grup kanë bërë pjesë Paolo Bergamo (3 vite dhe 8 muaj), Inoçenco Macini (2 vite dhe 2 muaj), Pier Luixhi Paireto (1 vit dhe 11 muaj, “ulja” më e madhe që është bërë në krahasim me atë që kishte kërkuar akuza, 4 vite e 6 muaj) dhe Masimo De Santis (1 vit e 11 muaj).

Kur vendimi të hyjë në fuqi do t’i shtohen edhe dënimet shtesë: Moxhi është ndaluar përgjithmonë të ndjekë evenimente sportive. Këto ndalesa vlejnë edhe për të dënuarit e tjerë. Midis tyre edhe

Andrea dhe Diego Dela Vale si dhe presidenti i Lacios Klaudio Lotito, fajtorë se kanë ndërhyrë për të siguruar qëndrimin në Serinë A të Fiorentinës dhe Lacios (ndeshjet e inkriminuara janë Kievo-Fiorentina 1-2, Kievo-Lacio 0-1, Lacio-Parma 2-0 dhe takimi i famshëm Leçe-Parma 3-3). I dënuar me një vit e gjashtë muaj edhe presidenti i Rexhinës, Lilo Foti.

Asnjë përgjegjësi nuk i është dhënë ndërkohë Juventusit. Të lartpërmendurit, nuk do të kenë mundësi tani dhe në vazhdim të përfaqësojnë klubet e tyre në aktivitetet sportive: “Ndëshkimet nuk do të kenë efekt deri sa vendimi nuk do të hyjë në fuqi. Por drejtuesit sportivë të dënuar janë pezulluar menjëherë nga detyrat e tyre sportive”.

Për këtë arsye Klaudio Lotito do të duhet të largohet nga Këshilli i Federatës Italiane, nga detyra e presidenti të Lacios dhe nuk do të mund të marrë më pjesë në mbledhjet e Lega-s së Serisë A. Andrea Dela Vale dhe Sandro Menuçi do të duhet të heqin dorë nga detyrat e tyre te Fiorentina dhe nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhjet e Lega-s (Diego Dela Vale nuk mbulonte detyra në klubin vjollcë).
 
Pe: Napoli

Maxarri kundër Rejas, sifda e “San Paolos”premton spektakël

Dy trajnerët, i Napolit dhe ai i Lacios, nuk pëlqehen shumë: për momentin është në avantazh laciali. Të shtunën përballja e radhës

Reja më mirë se Maxarri. Të paktën deri tani. Të paktën deri në supersfidën e së shtunës në mbrëmje në “San Paolo”, gjashtë muaj pas mesditës së zjarrtë (në të gjitha kuptimet) që ka prodhuar rezultatin spektakolar 4-3 në kampionatin e kaluar. Reja më mirë se Maxarri, sepse që kur është ulur në stolin e Lacios (14 shkurt 2010) ish-trajneri i Napolit ka bërë më mirë se ai aktual: 111 pikë për Rejan, 105 për Maxarrin.

Tekniku i Napolit ka një ndeshje më pak (atë të shtyrë kundër Juves), por edhe në rast se do të merrte tri pikët tekniku i Lacios do të vazhdonte të ishte para tij. Por përpara ka dalë Maxarri si në përfundim të sezonit 2009-10 ashtu edhe në atë të fundit. Dhe nëse herën e parë ishte e pashmangshme (Lacio luftonte për mbijetesë kur ka shkuar Reja), ka qenë pak më e vështirë të pranohej parakalimi i Maxarrit në sezonin pasardhës.

Por këtë vit Reja duket se ka vendosur ta përmbysë situatën (por kampionati sapo ka filluar). Sfida e së shtunës në mbrëmje është gjithsesi një udhëkryq thelbësor, sepse nga njëra anë është Maxarri që mund të ngushtojë diferencat si ato personale me Rejan, ashtu edhe ato të Napolit me Lacion; nga ana tjetër është një Reja që mund të thellojë distancat në nivel individual dhe atë të skuadrës. Të dy nuk e duan shumë njëri-tjetrin, edhe pse nuk urrehen.

Dhe e kaluara napoletane e Rejas, marrëdhënia e rekupeuar me De Laurentis (që të martën e ka cilësuar “një njeri që ka urtësinë dhe qetësinë për të përballuar në mënyrën më të mirë çdo sfidë”) nuk e ndihmojnë sigurisht Maxarrin që ta konsiderojë Rejan një koleg si gjithë të tjerët. Ashtu si, nga ana tjetër, Rejan nuk mund të mos e bezdisë fakti që ka qenë Maxarri që ka çuar në përfundim atë që ishte një projekt i filluar nga ai.

Përballjet e mëparshme që kur drejtojnë Lacion dhe Napolin janë në barazim: një barazim (1-1 më 3 prill 2010), një fitore për Rejan (2-0 më 14 nëntor të një viti më parë) dhe një sukses për Maxarrin (4-3 3 prillin e kaluar). Por kjo ndeshje e fundit, spektakolare me polemika ndaj arbitrave, nuk është harruar akoma nga lacialët.



Dëmtimi

Roma, Burdiso rrezikon një ndalesë 6-mujore

Ka qenë një ndeshje e pafat për Nikolas Burdison në Kolumbi: në takimin e fituar nga Argjentina në Barrankuila të vlefshëm për Botërorin e 2014-ës, mbrojtësi i Romës ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë në minutën e 34-t të pjesës së parë dhe ka dalë nga fusha.

Burdiso është dëmtuar në tentativën për të ndalur Xhejms Rodrigezin gjatë një aksioni më mesin e fushës, gjatë të cilit ka rënë keq duke ndrydhur gjurin. Tani rrezikon një ndalesë gjashtëmujore. Lojtari, menjëherë është çuar në dhomat e zhveshjes me barrelë dhe më pas është shoqëruar në klinikë nga stafi mjeksor argjentinas për verifikime të mëtejshme.
 
Titulli: Napoli

Seria A, Napolit i rikthehen 2 pikët e hequra

Gjykata e Drejtësisë Federale ka pranuar apelin e Napolit dhe ka anuluar penalizimin prej dy pikësh që Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbollit i kishte dhënë ekipit të Mazarrit për përgjegjësi në skandalin e basteve.

Napoli ishte dënuar për ndeshjen Sampdoria-Napoli të vitit 2010. Tashmë skuadra partenope ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë, po aq sa edhe Lazio, duke iu afruar në -3 pikë Juventusit të vendit të parë.

Gjithashtu i është hequr dënimi mbrojtësve të Napolit, Cannavaro dhe Grava, ndërsa portierit Gianello iu ul dënimi në 21 muaj.

Në shkallën e parë, Cannavaro dhe Grava ishin dënuar me 6 muaj pezullim nga fushat e futbollit./Tch
 
Titulli: Napoli

Napoli
27 Janar 2013


Napoli duket pikërisht skuadra anti-Juventus. Një ditë pasi bardhezinjtë barazuan 1-1 ndaj Xhenoas, skuadra e Maxarrit ka fituar 2-1 në një fushë të vështirë si ajo e Parmës, skuadër që këtë sezon nuk kishte humbur asnjëherë në shtëpinë e saj. Me këtë triumf napoletanët e shohin veten 3 pikë pas bardhezinjve dhe beteja për titullin kampion duket më e hapur se kurrë. Sa i përket ndeshjes, Marek Hamshik shënoi për Napolin në pjesën e parë, duke i hapur rrugën fitores. Por, Parma nuk është dorëzuar, duke e mbyllur shpesh skuadrën e Maxarrit në zonën e saj. Në pjesën e dytë presioni i skuadrës vendase është rritur dhe Sansone arriti të barazojë shifrat në minutën e 74-t, pas një devijimi edhe nga Paolo Kanavaro. Dukej një fotokopje e ndeshjes Parma-Juve, por Napoli gjeti forca të reagojë dhe arriti të realizonte edhe golin e dytë, falë të zakonshmit Edinson Kavani. Pasi shmangu portierin, sulmuesi uruguajan e çoi topin në rrjetë qetësisht, duke vulosur fitoren e Napolit. Pas ndeshjes, për herë të parë trajneri Maxarri ka pranuar se skuadra e tij mund të luftojë për titullin kampion. “Jemi duke bërë një super kampionat, por skuadra është rritur shumë dhe jo më kot kemi bërë 15 pikë më shumë se sezoni i shkuar, - tha Maxarri. – Ndaj Parmës qe shumë e vështirë, por arritëm gjithsesi të fitonim”, shtoi ai./Balkanweb
 
Titulli: Napoli

Napoli duket pikërisht skuadra anti-Juventus.

Disa interiste e milaniste filluan te enderronin ne fillim te kampiponait por si duket endrra vazhdon :p

P.S. Tani qe ka ardhur Baloteli ne BBilan eshte per vend te pare,lol
 
Titulli: SSC Napoli

Napoli fiton ndan kreun
03/02/2013

2wcl84m.jpg

Nuk njeh pengesa Napoli në Serinë A dhe vazhdon të japë sinjale presioni ndaj Juventusit të vendit të parë, vend të cilin e ndan edhe skuadra e Mazarrit, të paktën momentalisht, pas fitores 2-0 ndaj Catanias.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit, fitorja nuk ishte e lehtë për napolitanët.

Ishte Hamsik autori i golit të parë, i cili realizoi pasi gjeti të pavëmendshme mbrojtjen e kundërshtarëve.

Presioni i Napolit prodhoi një rast të mirë për Cavanin, i cili edhe pse nuk arriti të shënojë, lë gjurmë në këtë takim me goditjen e traversës, ndërkohë që Catania reagoi gjithashtu me disa raste të rrezikshme përpara portës, të pakonkretizuar si duhet nga sulmuesit siçilianë.

Tensioni i krijuar ç’orientoi mbrojtjen e skuadrës mike, ndërkohë që Cannavaro gjeti mundësinë për të shënuar edhe golin e dytë që vulosi fitoren brenda 45 minutave të para, ndërkohë që pjesa e dytë me gjithë rastet e krijuara nuk ndryshoi asgjë në rezultat./Tch
 

Attachments

  • 2wcl84m.jpg
    2wcl84m.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: SSC Napoli

Der dje ne oren 14 ka pasur feste ne Napoli por jo me shume sepse i vume poshte serish ;)
 
Titulli: SSC Napoli

Napoli e nis me këmbën e mbarë kampionatin
25/08/2013
Nis me festë kampionati i Napolit, jo vetëm për premtimin e mbajtur të De Laurentiis për të fituar në fushën e “San Paolos” koregrafinë alla amerikane me “chearlider”, por pasi skuadra e Benitez dha një përgjigje të mirë për premisat, me një fitore në shifrat 3-0 ndaj Bolonjës në javen e parë të kampionatit. Napoli tregoi që në fillim agresivitet, qartësi e forcë duke dominuar në qarkullim e raste. Përgjigje të mira nga blerjet por mbi të gjitha nga Hamsik që tregoi se është gati për të marrë rolin e lidetrit të skuadrës, erdhi nga këmbët e tij dhe avntazhi i merituar në minutën e 32’ kur pas goditjes së Marek dhe kthimit të topit nga Kurci, Kajehon u gjend gati për të shënuar me fanellën e kaltër.

Për Hamsik më e bukra duhej ende të vinte, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë erdhi kryevepra e sllovakut që kontroli në zonë kaloi Kariks e Kurcin në dalje dhe shënoi me të majtën. Skenari nuk ndryshoi dhe në pjesën e dytë kur Marek vulosi dygolëshin e tij personal në minutën e 63’, pas një rrëmuje në zonë e Bolonjës Pandev bëri një veprim inteligjent duke prezantuar topin te Hamsik që e dërgoi sërish në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3-0.
Në ndeshjet e tjera të Seris A u regjistruan këto rezultate:
Lazio-Udines 2-1
Livorno-Roma 0-2
Parma-Chievo 0-0
Cagliari-Atalanta 2-1
Torino-Sassuolo 2-0

S.Sport
 
Titulli: SSC Napoli

Forzza AS ROMAAAA ! :) Edhe nje Napoli fantastik :)
 
Titulli: SSC Napoli

Napoli me higuain eshte super bombe sivjet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top