Ss Lazio

freedom

Antarë
Lazio strategu Davide Ballardini mori një e shtënë e ndarë në sulmuesi Goran Pandev, i cili nënshkruan për Inter dje.

26-vjeçari kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër rome bazuar klubit në mënyrë që të kontratës së tij anulohet.

"Pandev? Djalosh në mënyrë të përsëritur tha se donte të të lënë. Ai tha se ishte vënë në një kafaz pa ndonjë kujdes mjekësor dhe se nuk është e vërtetë."

"Kjo është një gjë për të thënë se ai dëshiron që të lënë dhe fitoni më shumë para, por ai nuk duhet të thonë se ai u mbështet në një kënd. Ai ka qenë gjithmonë një njeri i respektuar si dhe një lojtar.

"Ai është lojtar dhe unë jam trajner. Ka nga ata që duhet të marrin vendime dhe ato që duhet të respektojë këto role."

Më pas, 45-vjeçar u përpoq të shpëtonte teme te drejt shfaqjeve Biancocelesti së.

"Ne kemi marrë në Livorno, të cilët kanë vetëm një qëllim, duke u përqëndruar në shpëtim dhe kjo duket se është diçka që ne po bëjmë. Por në vend të kësaj ndeshje, ne kemi folur për gjëra të tjera. Kjo është dramë
 
Titulli: Lazio Traineri Davide Ballardini qorton Re Inter Sulmues Goran Pandev

o vllai ke bere nje mish mash ketu qe nuk merret vesh
 
Lorik Cana mbërrin në Romë i veshur me blu (fotot)

Cana-2.jpg

Cana-1.jpg

Cana-3.jpg

Cana-4.jpg

Cana-5.jpg

Cana-6.jpg

Ylli i kombetares kuqezi Lorik Cana ka mberritur ne Rome, ku eshte pritur nga disa tifoze lacial. Sapo ka zbritur ne aeroport Cana i veshur me blu, ka pozuar me shallin e Lazios, ekipit te tij me te ri. Cana do te perfitoje rreth 1.7 milione euro ne sezon, ndersa mesohet se do te nenshkruaje per 5 vite me kryeqytetasit italiane.

Panorama.
 
Titulli: Lorik Cana mbërrin në Romë i veshur me blu (fotot)

Suksese Cana po na ben tifoz me lazion tani :)
 
Pe: Lorik Cana mbërrin në Romë i veshur me blu (fotot)

Kto bojn tifoz me lekun akoma se ke mor vesh ti :D
 
Titulli: Lorik Cana mbërrin në Romë i veshur me blu (fotot)

ajo asht po e sigurt, por nqs i ecen mbar na behet qejfi edhe ne
 
Pe: Lorik Cana mbërrin në Romë i veshur me blu (fotot)

Ajo dihet... ishalla merr fame sic e kishte andej nga ishte :)
 
Ss Lazio

Klose: Sekreti im është trajneri Reja


Sulmuesi gjerman i Lacios e ka krahasuar teknikun italian me atë të Gjermanisë: “Na mjafton një shikim për t’u kuptuar”

Sekreti i Klozes është Reja: “Ka besim tek unë, te idetë e mia. Më jep liri dhe është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të më flasë shumë, kuptohemi me një shikim. ثshtë i ngjashëm me trajnerin e Gjermanisë Lëv. Shpresoj të qëndroj gjatë te Lacio”. Kanë kaluar vetëm tre muaj, Miro është që tani “vrasësi” bardhekaltër: “Më argëton ky pseudonim”. Në Romë është rinuar:

“Pse më parë kam qenë kaq keq?”, ka qeshur gjermani. Më pas ka pranuar: “Në Itali unë, gruaja ime dhe fëmijët e mi ndihemi si në shtëpi dhe kjo është shumë e rëndësishme për lojën time. Jam në formë të shkëlqyer”. Në të vërtetë, gjuri i djathtë i Klozes ka vënë në alarm Gjermaninë. Të martën nuk është stërvitur për të mos rrezikuar, por goditja e marrë në Firence nuk duhet ta pengojë të zbresë në fushën për ndeshjen kundër Turqisë nesër.

Mbreti i golit, kampion i përulur, që tani legjendë në Gjermani. Miroslav është vetëm 6 gola larg të madhit Gerd Myler në kuotën e 68 realizimeve, mund të shkruajë historinë: “Dua rekordin e golave me fanellën e kombëtares gjermane dhe të fitoj të gjitha ndeshjet kualifikuese të Europianit”.

Rrezikon të jetë kompeticioni i fundit ku do të marrë pjesë me Gjermaninë prej nga e cila mund të largohet para Botërorit të ardhshëm: “Tani nuk dua të mendoj për këtë. Pas Euro 2012-s do të ulem në tavolinë me trajnerin e kombëtares, por jo më parë. Por deri sa do të ndihem në formë dhe do të argëtohem, kam ndër mend të vazhdoj të luaj”. Lëv në të vërtetë nuk ka ndër mend të heqë dorë nga ai:

“Vazhdon të luajë në nivele të larta pavarësisht se i ka kaluar të 30-at. ثshtë i aftë para portës, por edhe në krijimin e rasteve. Në Itali ndihet shumë mirë dhe po tregon atë që ka treguar gjithmonë në Gjermani”, ka thënë trajneri gjerman.
 
Pe: Ss Lazio

Klose thyen mallkimin,derbi eshte i Lacios.Juvja ndalon


Juventusi ka barazuar me Kievon dhe qëndron në krye të renditjes bashkë me Udinezen (barazim me Atalantën). Në Veronë ndeshja ka përfunduar 0-0 pas 90 minutash shumë intensive, por pak spektakolarë. Bardhezinjtë kanë vrapuar shumë në pjesën e parë, por pa qenë asnjëherë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë ka rënë pak ritmi dhe Konte ka aktivizuar Del Pieron, që në minutën e 73-të ka shkuar shumë afër golit të avantazhit me një goditje me kokë, që është ndalur në shtyllë.

Ka përfunduar 0-0 edhe sfida midis 2 skuadrave më të mirë të Serisë A në këtë fillim të kampionatit. Midis Atalantës dhe Udinezes ka pasur pak emocione, shumë goditje dhe një pikë për kokë. Pjesa e parë ka qenë e mërzitshme, më e mirë e dyta mbi të gjitha në 30 minutat e fundit kur vendasit kanë provuar të përfitojnë nga superioriteti numerik pas kartonit të kuq të marrë nga bardheziu Pinci:. ثshtë treguar i aftë portieri Handanoviç ndaj goditjeve të Peluzios dhe Tiribokit.

Udineze është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, Atalanta në 5. Tjetër barazim pa gola është regjisturar në takimin Kaljari-Siena. Një ndeshje që nuk ka dhuruar shumë emocione. Në “Sant Elia” takimi ka përfunduar 0-0. Sardët kanë qenë të rrezikshëm në pjesën e parë me dy dy goditje të njëpasnjëshme të Agostinit që janë ndalur nga Brkiç. Siena ka dashur të shfrytëzojë kundërsulmin, por Brienca është ndalur nga Agaci. Në fund vendasit janë hedhur në sulm.

Destro, në minutën e 87-të, ka pasur mundësinë t’i dhurojë tri pikët Kaljarit, por ka gabuar. Bolonja ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon në “Piola” të Novarës në një ndeshje të varfër me raste, por të pasur me përplasje loje dhe dëmtime. Piemontezët ndërtojnë shumë, por goli ka ardhur nga kuqeblutë me Ramirez, i cili ka shënuar me një kthesë të bukur në minutën e 49-të.

Në pjesën e dytë Akuafreska ka fiksuar shifrat në 2-0 në minutën e 64-t. Dita e keqe për skuadrën e Teserit është kompletuar me dëmtimin e portierit Ujkani, i cili është shtruar me urgjencë në spital. Ka përfunduar pa gola takimi midis Xhenoas dhe Leçes. Asnjë emocion në “Marasi”. Në fushë është parë vetëm një aksion i vërtetë me Horkueran, që ka goditur shtyllën për vendasit. Me këtë rezultat kuqeblutë janë ngjitur në kuotën e 8 pikëve në renditje, ndërsa verdhekuqtë kanë 4 pikë bashkë me Bolonjën dhe Interin.

Ndeshja e parë e mesditës së djeshme të Serisë A, midis اezenës dhe Fiorentinës është mbyllur në barazim 0-0. Ka qenë një ndeshje jo shumë e bukur, por emocionet nuk kanë munguar. Në pjesën e parë, اezena ka bërë diçka më shumë. Guana ka goditur traversën, ashtu si Kandreva në pjesën e dytë. Më pas, në minutën e 47-të Mutu ka marrë kartonin e kuq dhe ka lënë vendasit me 10 lojtarë, por Fiorentina nuk ka ditur të përfitojë.
 
Pe: Ss Lazio

Klose: Jemi më të fortët, synojmë titullin

Protagonisti i derbit të Romës: “Nuk ishte goli im më i bukur, por një nga më të rëndësishmit”

Lacio është kthyer të punojë në Formelo pas fitores në derbi dhe idhulli i tifozëve, ndonëse për pak muaj, është Miroslav Kloze, i cili ka folur për golin vendimtar kundër Romës: “Nuk ishte goli im më i bukur, por sigurisht ishte një nga më të rëndësishmit. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, ndonëse jemi shumë të fortë dhe mund të synojmë titullin”. Kloze ka folur për gjithçka, duke kujtuar kur zgjodhi të vijë të luajë në kryeqytet:

“Zgjodha Lacion, sepse pashë që kishte lojtarë cilësorë, – shpjegon gjermani. – E njihja situatën në Itali, e dija që shënoheshin pak gola, por nuk është një problem. Mund të mjaftojë edhe një, duke fituar 1-0 unë jam i kënaqur”. Asnjë problem me shokun e repartit Sise: “ثshtë një lojtar me cilësi të mëdha dhe ka treguar se është i fortë. Për fat të keq, kur dikush nuk shënon gol, flitet për krizë, por unë besoj se nuk është kështu. Objektivat? Nuk kam ndonjë të qartë.

Sigurisht që nuk erdha, duke besuar se do të fitoj Championsin. Duhet të jemi realistë, të lëvizim hap pas hapi dhe të shohim rezultatet në fund të sezonit. Megjithatë kemi cilësi të synojmë titullin”. Fitorja 2-1 në derbi ka rritur popullaritetin e tij në Romë, por jo shumë. “Edhe para ndeshjes njerëzit më takonin, ndoshta në restorant dhe më njihnin”. Në fund ka folur edhe për të ardhmen: “Shpresoj të vzhdoj të luaj deri sa të më mbajnë këmbët, ndaj nuk di të them se kur do të tërhiqem.

Për momentin kam 3 vjet kontratë me Lacion dhe shpresoj të vazhdoj të luaj pa dëmtime”. Lidhur me festën e Osvaldos, që pas golit shfaqi një fanellë thumbuese, Kloze thekson: “Nuk e pashë, por më vjen keq që nuk nxorra fanellën time pas golit, sepse nuk kisha kohë…”
 
Titulli: Ss Lazio

Lacio në kërkim të fitores ndaj Juves
Pasditen e së shtunës luhet takimi Juventus-Lacio, ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave të Serisë A dhe kryeqytetasit do të kërkojnë të arrijnë një tjetër sukses, pas atij në Olimpiko ndaj Romës një javë më parë.

Tekniku bardhekaltër vlerëson kundërshtarët duke thënë se janë një skuadër shumë e fortë dhe favoritët kryesorë për fitimin e titullit kampion.

“Juventus është një skuadër shumë e fortë dhe favorite për të fituar titullin kampion, por mendoj se nëse luajmë ashtu sic bëmë me Romën, e ndoshta të japim 20 ose 30 përqind më shumë, mund t’ia dalim mbanë e të fitojmë”, deklaroi trajneri i Lacios, Petkovic.

Bardhekaltërit në këtë takim duhet të llogarisin mungesën e kapitenit Mauri, që u ndëshkua me dy kartona të verdhë në derbin me Romën dhe të Luliç, ndërsa Juventusi do të duhet të mbushë boshllëkun e lënë në mesfushë nga “dirigjenti” Andrea Pirlo i dënuar për shkak të kartonave.
 
Lazio, fitore me vuajtje ndaj Cagliarit

Vit i ri por fitore e vuajtur për Lazion që e nis me këmbën e mbarë 2013-ën. Skuadra e Petkovic derdhi shumë djersë në “Olimpico” duke rrezikuar ta kthente në tragjedi takimin ndaj Cagliarit që parashikohej i lehtë në letër.

nnacf7.jpg

2-1 shënoi tabela në fund të takimit ku ishullorët treguan një nivel të lartë loje edhe pse dolën me duar në xhepa nga kryeqyteti. Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë ku të dyja skuadrat studiuan njëra-tjetrën për të ndërtuar strategjitë e 90 minutëshit.

Hernanes goditi tranversën nga rreth 30 metra, ndërsa sinjalin më të rrezikshëm e dha skuadra sarde në minutën e 18-të me Nainggolan, topi i të cilit u ndal në afërsi të vijës fatale nga Andre Dias.

Kaq mjaftoi që Lazio të zgjohej nga gjumi i festave. Klose ishte protagonist në minutën e 21-të por goditja e tij e dobët u bllokua nga Agazzi, ndërsa 10 minuta më vonë Lulic goditi një diagonal e cila u kuptua nga portieri kundërshtar. Punë centimetrash e ndanë gëzimin e kryeqytetasve në minutën e 38-të kur Klose shmangu Agazzin duke e nxjerrë topin jashtë shtyllës së djathtë diagonale të gardianit sard. Pjesa e dytë nisi me marshin e pestë për djemtë e Petkovic që goditën një tjetër shtyllë në minutën e 50-të pas një devijimi që i bëri goditjes së këndit lojtari i Cagliari, Del Fabro.

Klose shfaqet sërish protagonist në minutën e 58-të me një goditje të zgjuar me kokë, por topi i gjermanit përfundon larg portës së Agazzit, por “Olimpico” ngriu në minutën e 16-të nga një gol i Marco Saut që la në vend Andre Diaz e Biavan, duke shënjestruar një goditje me të djathtën në krahun e majtë të Marchettit. Cagliari u zhbllokua edhe në lojë sepse Ibarbo dhe Sau i dhanë më shumë shpejtësi fazës së kundërsulmeve, duke i dhënë një alibi trajnerit Petkovic për të zëvendësuar Andre Diaz me francezin Ciani.

Por armata bardhekaltër nuk u dorëzua sepse Konko mendoi për të vendosur në baraspeshë ndeshjen pas një topi të ardhur nga goditja e këndit 10 minuta përpara fundit dhe pak moment me vonë, Miroslav Klose u rrëzua në zonë nga portieri Agazzi duke fituar një 11-metërsh të dyshimtë që shkaktoi edhe zemërimin e lojtarëve të Cagliarit që ngeli me 9 lojtarë pas daljes me të kuq të portierit dhe Cossu-t për protesta. Me këtë fitore, Lazio konsolidon pozitat në vendin e dytë të klasifikimit me 39 pikë, ndërsa Cagliari e mbyll fazën e parë me 16 pikë duke rrezikuar rënien nga kategoria.
a.k
 

Attachments

  • nnacf7.jpg
    nnacf7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Ss Lazio

Lazio humbet në minutat shtesë
03/02/2013

34o61qa.jpg

Skuadra e kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, Lazio ka humbur në transfertën Genoas me rezultat 3-2. Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë pasi avancuan me rezultat 2-0, me golat e Borrielos (16) dhe Bertolacci (22). Lazio u kthye në lojë në minutën e 58 me Floccari, ndërsa rezultati barazohet në minutën e 82-të nga penalltia e fituar nga Lorik Cana. Por, kur pritej që ndeshja të ishte barazim Rigoni shënoj një gol me kokë në minutën e 5 të kohës shtesë të pjesës së dytë. Edhe me këtë humbje Lazio mbetet në vendin e tretë me 43 pikë./lajmesport
 

Attachments

  • 34o61qa.jpg
    34o61qa.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top