Sportisti serb me fanellën “Kosova është Serbi”, ja çfarë i kanë bërë shqiptarët

legjenda

Tetova
Milorad Cavic thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar pasi ishte prezantuar vite më parë me një fanellë ku shkruante “Kosova është Serbi”.
Notari serb, Milorad Cavic thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar pasi ishte prezantuar vite më parë me një fanellë ku shkruante “Kosova është Serbi”, shkruan e përditshmja serbe, Blic.

Në fakt, ai e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Eindhoven të Holandës dhe më pas ishte diskualifikuar pas provokimit me fanellë, raporton Zëri.

“Ata ma kanë marrë titullin, por jo edhe medaljen. Në të njëjtin vit jam përballur me situata të ndryshme, në të cilat kanë mundur të shkaktonin incidente serioze, pasi në pishina nuk ka siguri”, deklaroi ai.

“Në Itali kishte arritur një grup i huliganëve me flamurin e Kosovës dhe filloi të më fyente dhe të më kërcënonte. Nuk isha vetëm unë i rrezikuar, por edhe kolegët e mi. Unë e kam bërë këtë me zemër dhe nuk mund të them se kam gabuar. Do ta bëja përsëri nëse do të fitoja medalje të artë në 100 metra flutur”, ka përfunduar Cavic.
miloradcavic.jpg
http://www.tetova1.mk
 
Titulli: Sportisti serb me fanellën “Kosova është Serbi”, ja çfarë i kanë bërë shqipt

Dhe cfar ka ber ne kete rast ASGJE !! budallaki me bri do thoaj un..po Majlinda se eshte kapione pse nuk ben gjera tilla te ulta e keni pyt veten ju mo bit e serbev?po normal humbsi nuk dorzohet let jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top